E-Mail: info@lapsh-zh.ch Bildungsdirektion Kanton Zürich-Volksschulamt Plani mësimor kornizë Informatë për prindër Fletëparaqitje për regjistrim në shkollën shqipe MINISTRIA E ARSIMIT SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË SË KOSOVËS Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë


  


Shkolla shqipe e mësimit plotësues „Naim Frashëri“ për Kantonin e Cyrihut është një bashkësi sociale në të cilën të gjithë ndjehen mirë.

Ne ndjekim një bashkëpunim konstruktiv. Ne punojmë në një klimë të hapur.

Për ne janë shumë të rëndësishme respekti dhe ndihma e ndërsjellë.

Mësueset tona, mësuesit tanë, ndjekin bashkërisht qëllimet pedagogjike. Bazë për këtë kemi Kurrikulën e MASHT të Kosovës si dhe Planin mësimor kornizë për Kantonin e Cyrihut

Përkrahja individuale dhe sociale e nxënësve në mësimin plotësues, është për ne mësimdhënësit, me rëndësi parësore.

Mësimdhënësit tanë zhvillojnë një mësim i cili është i lidhur me aktualitetin dhe i drejtuar nga suksesi.

Një rëndësi e veçantë i kushtohet kreativitetit dhe organizimit të aktiviteteve të lira.

Ne i integrojmë të gjithë fëmijët pa marrë parasysh prejardhjen e tyre, statusin, religjionin, aftësitë e tyre individuale dhe gjendjen e tyre gjuhësore.

 Ne zhvillohemi edhe me tutje si një shkollë e përparuar

- Mësimdhënësit konfrontohen me ide dhe forma të reja mësimore

- Mësimdhënësit përgatiten për punën e tyre në kuadër të këshillit të arsimtarëve, e reflektojnë atë me nxënësit në klasat e mësimit plotësues dhe përsëri në këshill.

- Mësimdhënësit ndjekin seminare për arsimim të mëtejshëm, si në Cyrih ashtu edhe në Kosovë.

 Ne punojmë në një kulturë shkollore në të cilën janë të përfshirë të gjithë

- Mësimdhënësit i përkrahin marrëdhëniet e nxënësve me tyre

- Mësimdhënësit bashkëpunojnë me mësimdhënësit zviceran të klasave të rregullta si dhe me personelin tjetër shkollor.

- Mësimdhënësit marrin pjesë aktive në projekte të ndryshme që kanë të bëjnë edhe me mësimin plotësues si QUIMS etj.

- Në rast të konflikteve,  duke pasur parasysh përbërjen heterogjene të klasave, ne punojmë ashtu që ato t’i zgjidhim në mënyrë paqësore.

- Prindërit janë të përfshirë në mënyrë aktive në shkollën shqipe.

- Mësimdhënësit i ndihmojnë prindërit dhe personelin mësimor zviceran në rast nevoje për të mundësuar një bashkëpunim sa më kualitativ.

 Ne jemi një shkollë e strukturuar

- Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „N. Frashëri“ për Kantonin e Cyrihut është e organizuar në mënyrë eficiente.

- Mbajmë kontakte me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës, me LAPSH në nivel të Zvicrës si dhe me shkollat tjera shqipe të mësimit plotësues në mërgatë.

- Bashkëpunojmë ngushtë me strukturat udhëheqëse të Kantonit të Cyrihut, të cilat janë bashkëpërgjegjëse për mësimin plotësues, jemi edhe vetë të përfaqësuar në to përmes komisioneve të ndryshme, marrim në shfrytëzim klasat dhe mjetet mësimore për zhvillimin e mësimit duke i respektuar të drejtat dhe detyrimet të cilat dalin nga Rregullorja për kurset e gjuhës dhe kulturës së atdheut, për Kantonin e Cyrihut.

- Ne vëmë kohë të mjaftueshme në dispozicion për të realizuar idetë tona udhëheqëse.

 | LAPSH Cyrih |


   Idetë tona udhëheqëse  

   

                                                                                                           

 




  TË DIELËN  MË 10 KORRIK 2016, NË FUSHËN SPORTIVE HEERENSCHÜRLI ZÜRICH U MBAJT TURNIRI I FUTBOLLIT



Me rastin e përfundimit të këtij viti shkollor, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë "N. Frashëri" për Kantonin e Cyrihut organizoi një turnir të futbollit, në të cilin morën pjesë nxënës, prindër e mësimdhënës.


 



KONFERENCA KUSHTUAR MËSIMIT PLOTËSUES TË GJUHËS SHQIPE NË ZVICËR


Tema bosht e Konferencës ishte: Përfshirja e fëmijëve shqiptarë në mësimin plotësues të gjuhës shqipe, gjendja e tanishme jo kënaqshme vetëm një numër i vogël i nxënësve shqiptarë ndjekin mësimin shqip dhe perspektivat në lidhje me nevojën e angazhimit për senzibilizimin, ndërgjegjësimin e prindërve për ta përkrahur mësimin plotësues të gjuhësh shqipe.



                             


FESTA PËR DITËN E PAVARËSISË SË KOSOVËS SI DHE 7 E 8 MARSIT


Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë

„N. Frashëri“ për Kantonin e Cyrihut, me një program kulturor me recitime, këngë e valle shqipe, organizoi një pasdite festive për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës, si dhe ditës së 7 e 8 Marsit ditës së Mësuesit dhe ditës së Nënave.





DIPLOMUAN SEMIMATURANTËT E SHKOLLËS SHQIPE NË KANTONIN  E  ZÜRICH-ut


Kësaj radhe, me 5 Korrik 2019, në një ambient solemn, diplomat e shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër, iu dorëzuan 17 nxënësve, që kishin përmbyllë me sukses ciklin e plot të shkollimit shqip në Kantonin e Zürich-ut


Në lokalët e Bibliotekës Hardau të qytetit të Cyrihut, mbrëmë në një atmosferë sa festive aq edhe ngazëlluese, përplot shend fëmijëror, u ndan diplomat e kryerjes së klasave të teta të mësimit plotësues shqip, apo siç jemi mësuar zakonisht të thërrasim të semimaturantëve. Për ta përjetuar këtë gëzim të përbashkët, pos nxënësve e mësimdhënësve të tyre kishin ardhur edhe prindërit e tyre, madje jo duarthatë duke sjelli secili diçka nga kuzhina jonë tradicionale shqiptare.



MANIFESTIM MADHËSHTOR I ORGANIZUAR NGA LAPSH ,,NAIM FRASHËRI” PËR KANTONIN CYRIH, PËR NDER TË FESTAVE TË NËNTORIT


Për të nderuar festat e nëntorit dhe veprën e të gjithë heronjve tanë, mision i yni i përbashkët fisnik dhe patriotik është ruajtja e identitetit, gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare.

Edhe pse ishte ditë e diele ne periferi të Cyrihut nëpër rrugët e lagjes së Glattbrugg-ut ta merrte mendja se je në Prishtinë apo Tiranë, të gjithë kishin marrë rrugë nga Restauranti Glatthof që të festojnë së bashku 28 nëntorin e shenjtë për kombin tonë.



URIMI PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2019/2020


Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ për Kantonin e Cyrihut ua uron të gjithë nxënësve shqiptarë Vitin e ri shkollor 2019/2020 dhe u dëshiron suksese në mësimin e gjuhës shqipe, kulturës dhe historisë shqiptare.


Kryetar i LASPH-it për Kantonin e Cyrihut


Naser Ulaj