E-Mail: info@lapsh-zh.ch Bildungsdirektion Kanton Zürich-Volksschulamt Plani mësimor kornizë Informatë për prindër Fletëparaqitje për regjistrim në shkollën shqipe MINISTRIA E ARSIMIT SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË SË KOSOVËS Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë



RRETH FLAMURIT TË PËRBASHKUAR, FESTUAN MBI 800 VETË


Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve  SHqiptarë (LAPSH) „ Naim Frashëri“ e kantonit të Cyrihut, në restorantin Glatthof në Glattbrugg festoi 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.


Me 27 nëntor 2016, Festa e Flamurit bashkoi nxënës, prindër e mysafirë, në Glattbrug të Cyrihut.


Në sallën e dekoruar bukur për këtë festë madhështore, me veshjet kuqezi të nxënësve dhe prindërve, me defilimin e nxënësve me kostume kombëtare i shtohej hijeshia e Ditëlindjes së 104 të  Flamurit Kombëtarë.


Pas Himnit të flamurit të cilin e kënduan mbi 100 nxënës dhe kumbueshëm e recituan:

Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël, sa e gjerë, të pranishmit i përshëndeti kryetari i LAPSH-it për kantonin e Cyrihut zotëri Naser Ulaj. Zotëri Naser Ulaj, shkurtimisht por dendur foli për rëndësinë e kësaj date historike siç është Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, pra shtetit të parë shqiptarë, për sakrificat dhe gjakun e derdhur. Me porosi se amaneti i figurave të shquara historike duhet të na bashkoi më shumë që në të gjitha trojet shqiptare të ketë liri dhe barazi dhe gradualisht të synojmë një bashkim kombëtarë.


Është për të u cekur se si në këtë festë nuk erdhën asnjë përfaqësues nga institucionet shtetërore as nga Kosova, as nga Shqipëria e as nga Maqedonia, edhe pse ftesat ishin dërguar me kohë.


Por mungesën e tyre nuk e hetuan nxënësit, të cilët me padurim pritnin të dalin para publikut dhe me zërin herë pushkë e herë të gëzueshëm u kënduan dhe recituan vargje: Ismail Qemail bej Vlorës, Isa Boletinit e trimave të tjerë.


Himni Flamurit – Erliza Bulica,  Skënderbeu, Bardh Haziraj, Nëntori, Osmon Mustafa,  Për një shqipe një flamur, Viola Emini, ç`u mbush mali, Blerta Zeqiraj dhe Olsa Rashiti,  Monolog Loti i nënës Leandra Husaj bënë që publiku të i përcillte me duartrokitje frenetike. Kënaqej publiku por kënaqeshin edhe interpretuesit.


SHKA „ Rilindja“ me kryetar Gëzim Kasumaj, kishin ardhur të ia shtonin madhështinë e kësaj feste. Me kostume kombëtare të cilat ishin të pastra dhe mirë të hekurosura u binin për trupi valltareve dhe valltarëve dhe me hapat koreografik të tyre e kënaqën publikun. Vallja e Peshkopisë, vallja lirike e punës si dhe vallja e fyellit u luajtën aq mirë sa edhe u shpërblyen më çmimin më të lartë për artistin e ai çmim është duartrokitja.


Prapë filluan recituesit njëri pas tjetrit, duke bërë garë se kush do të recitoi më bukur me vjershat,  Gjuha jonë, Enesa Kastrati, Gent Leci, Anis  Dubova, Xhevrie Spahiu, Behare Krashnica, Lidhja e Prizrenit, Jetlinda Idrizi, Kombinim, vjershë dhe këngë – kuq e zi, recitojnë Alketa Alushi dhe Aulona Hajzeraj, këndojnë grupi,Sa të dua o Shqipëri, Liriana Maliqi,Mis Abetarja, recitojnë, Vanesa Tahiri, Anise Muharremi, Aida Arifi, Arvenë Foniqi, Vrull, Adhuresa Shabija, Era dhe flamuri – Rina Shala dhe Liza Kuqi, Moj e Bukura More, Unë jam shqipe nga Kosova, grupi përcjell mësuesi Naser Ulaj, Vendlindja, Lorina Bajraktari, Kënga po vijnë krushqit – grupi, Larg atdheut, Era Islami, Nidal Foniqi, Erion Haxholli, Gjuha jonë – Lorana Bulica, Bleta dhe Arëza, Elisa Mustafa, Alviola Vranovci, Era dhe Flamuri, Dhurata Krasniqi dhe Erta Musa,  Djali dhe shqiponja, Leunita Shumolli, Kënga Vallja e Rugovës – Motrat Bajrami dhe grupi.


Pas kësaj pjese mikrofoni kaloi te këngëtari Remzi Leka i përcjell nga grupi Strugarët që me këngë burimore dhe popullore e ftoi tërë publikun të vallëzoi.

Pra, siç po shihet nga titujt vetvetiu del se përmbajtja e programit ishte e qëlluar e zgjedhur dhe ishte e dedikuar për këtë festë të madhe.


Por, që të realizohet i tërë ky program natyrisht se kishte një kosto financiare, të cilën falë donatorëve të cilët e duan shkollën dhe gjuhën shqipe, LAPSHI i kantonit e tejkaloi pa vështirësi.


Donatorët u duartrokitën disa herë nga publiku. Në emër të tyre të pranishmit i përshëndeti zotëri Gëzim Kasumaj.

Ne edhe njëherë publikisht i falënderojmë dhe u jemi mirënjohës këtyre donatorëve:


Rinora 4, Kulla Group, Fahrschule Pacolli, Haustechnik AG, ILYRIA Grill Restaurant

dhe SSK - Nothilfe Ausbildung.


Moderimin e bëri mësuesi veteran Hasan Spahiu.

____________________________

LAPSH Cyrih - 27.11.2016

Komisioni për informim