E-Mail: info@lapsh-zh.ch Bildungsdirektion Kanton Zürich-Volksschulamt Plani mësimor kornizë Informatë për prindër Fletëparaqitje për regjistrim në shkollën shqipe MINISTRIA E ARSIMIT SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË SË KOSOVËS Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë


  Lapsh „Naim Frashëri“ për Kantonin e Cyrih kremtoj festën e 28 Nëntorit


Rümlang, 29 nëntor 2015


LAPSH "Naim Frashëri "për kantonin e Cyrihut sikurse ka bërë traditë edhe kësaj radhe festoi për nderë të 28 Nëntorit ditës së flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë. Rinora 4 ishte  veshur me petkun kuq e zi nga nxënësit e shkollave shqipe të Cyrihut së bashku më prindërit e tyre dhe shumë bashkatdhetarë të cilët kishin ardhur të përcjellin programin e nxënësve të mësimit plotësues të cilit kishin përgatitur nga  mësuesit e tyre të LAPSH-së.


Si çdo herë bina ishte e mbushur përplot  me nxënësit e shkollave shqipe të cilët dolën për të hapur programin duke kënduar himnin kombëtarë, më pastaj moderatorët e programit mësueset Elfete Hasi dhe Remzije Shabani bënë hapjen e programit duke uruar të pranishmit për festën e flamurit dhe duke përshëndetur për pjesëmarrje të gjithë mysafirët si dhe duke falënderuar për prezencën e tij konsullin e R. së Kosovën në Cyrih z. Islam Spahiu.


Në fillim për të përshëndetur mysafirët u ftua në skenë kryetari i LAPSH "Naim Frashëri" për kantonin e Cyrihut z. Naser Ulaj i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit ku dhe përmendi disa ngjarje të rëndësishme mbi ditën e 28 nëntorit ku si një ngjarje të rëndësishme të kësaj feste ja shton madhështinë edhe ardhja e eshtrave të patriotit Isa Boletini në vendlindjen e tij. Një vëmendje të veçantë ja kushtoi edhe mësimit të gjuhës shqipe ku ju përkujtoj të gjithë prindërve shqiptarë që shkolla shqipe të përkrahët dhe se ne si mësues por edhe ju si prindër kemi një obligim moral ndaj fëmijëve tanë që po rritën jashtë atdheut që këta fëmijë të ndiejnë vetën krenar që i përkasin atdheut dhe kombit të tyre, duke vijuar mësimin plotësues të shkollës shqipe.


Në vazhdim për rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe foli edhe koordinatori i LAPSH për Cyrih si kryetar i LAPSH për Zvicër z. Nexhat Maloku i cili theksoi së vijimi e nxënësve në shkollën shqipe sipas disa testeve të disa ekspertëve të drejtorisë së arsimit të qytetit të Cyrihut qe kanë bërë me një pjesë të nxënësve të cilët nuk vijojnë mësimin shqip ,me një pjesë tjetër të cilët vijojnë mësimin e gjuhës shqipe, ka dalë së ata nxënës të cilët vijojnë gjuhën amtarë janë edhe më të suksesshëm në gjuhën gjermane.


Më pas moderatorët e programit ftuan konsullin e R. së Kosovës z. Spahiu  i cili uroj të gjithëve  ditën e Flamurit duke i siguruar për një bashkëpunim sa më të afërt si me LAPSH-në ashtu edhe me bashkatdhetarët qe jetojnë e punojnë këtu në Cyrih dhe rrethinë e duke ju thënë se konsullata këtu në Cyrih do të jetë shtëpia e juaj për çdo kërkesë dhe ndihmë që do të keni nevojë.


Manifestimin e përshëndeti edhe znj. Shukrije Ramadani nga Qendra Kulturore Shqiptare për Zvicër e cila falënderoi LAPSH-për punën çmuar dhe mundin që po jep në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare.


Në vazhdim me një program të zgjedhur nga nxënësit të cilit kishin përgatitur me mësuesit e tyre u paraqiten para publikut me shumë recitime, vjersha ,poezi dhe valle të gjitha kushtuar Flamurit ditës së 28 Nëntorit, Ismail Qemalit, Isa Boletinit UÇK-së e shumë patriotëve të tjerë që dhanë jetën për lirinë e atdheut. Prindërit e tyre ishin të gëzuar kur shihnin fëmijët e tyre duke recituar vargje të bukura në gjuhën shqipe dhe shumë prej tyre drejtuan fjalë të bukura përkrahje dhe çmuan lart punën e mësuesve të cilët po punojnë në këtë drejtim për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit tonë kombëtarë.


Më në fund të këtij programit me nxënës pastaj erdhi radha muzikës. Në këtë program të gjithë të pranishmit u argëtuan nxënës,mësues, prindër dhe mysafirë të tjerë u kënaqën në tingujt e muzikës deri në orët e vona të mbrëmjes.


Ekipi i Televizionit Shqiptar TVSH realizoi një program dokumentar me nxënësit e shkollës shqipe në Kantonin e Cyrihut.


Lapsh- Cyrih