Bildungsdirektion Kanton Zürich-Volksschulamt Plani mësimor kornizë Informatë për prindër Fletëparaqitje për regjistrim MINISTRIA E ARSIMIT SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË SË KOSOVËS Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë



Donacionet & Anëtarsimi


FESTA PËR DITËN E PAVARËSISË SË KOSOVËS SI DHE 7 E 8 MARSIT



 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „N. Frashëri“ për Kantonin e Cyrihut, me një program  kulturor me recitime, këngë e valle shqipe, organizoi një pasdite festive për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës, si dhe ditës së 7 e 8 Marsit ditës së Mësuesit dhe ditës së Nënave.


Fjala ju dha kryetarit të LAPSHIT-it për kantonin e Cyrihut, z. Naser Ulaj, i cili foli për festën e Pavarësisë së Kosovës. Ai i falënderoi prindërit shqiptarë, që me gjithë obligimet që kanë, prapë e çmojnë vlerën dhe rëndësinë e mësimit në gjuhën amtare, duke i dërguar fëmijët në mësim plotësues.


Fjalën e mori edhe Kryetari i LAPSH-it për Zvicër, z. Nexhat Maloku, i cili në një farë mënyre, luti prindërit që të dërgojnë fëmijët në mësim plotësues, sepse kjo ka një rendësi të madhe. Kështu ata do të jenë më të suksesshëm edhe në shkollat zvicerane.


Fjala ju dha edhe Konsullit të Kosovës në Cyrih, z. Islam Spahiu, tubimin e përshëndeti edhe Nuhi Gashi përfaqësues i ministrisë së arsimit për diasporën, si dhe ushtruesja e detyrës së Qendrës Kulturore, znj. Shukrije Ramadani, e cila i falënderoi mësuesit e shkollave shqipe për punën e tyre të shenjët.


Nxënësit u recitonin vjersha të larmishme kushtuar mësuesit, shkollës shqipe, atdheut. Ata nuk harruan t’i këndonin më të dashurës – nënës.


Pastaj në fund të programit se bashku vallëzuan të gjithë nën tingujt e muzikës popullore.



___________________________

 | Me 11 Mars 2017| LAPSH Cyrih |