E-Mail: info@lapsh-zh.ch Bildungsdirektion Kanton Zürich-Volksschulamt Plani mësimor kornizë Informatë për prindër Fletëparaqitje për regjistrim në shkollën shqipe MINISTRIA E ARSIMIT SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË SË KOSOVËS Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë



DIPLOMUAN SEMIMATURANTËT E SHKOLLËS SHQIPE NË

KANTONIN E ZÜRICH-ut

Cyrih, 5.07.2019


Teksti nga Rexhep Rifati

Fotot Lulzim Hasi


Kësaj radhe, me 5 Korrik 2019, në një ambient solemn, diplomat e shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër, iu dorëzuan 17 nxënësve, që kishin përmbyllë me sukses ciklin e plot të shkollimit shqip në 10 pika shkollore

Në lokalët e Bibliotekës Hardau të qytetit të Cyrihut, mbrëmë në një atmosferë sa festive aq edhe ngazëlluese, përplot shend fëmijëror, u ndan diplomat e kryerjes së klasave të teta të mësimit plotësues shqip, apo siç jemi mësuar zakonisht të thërrasim të semimaturantëve. Për ta përjetuar këtë gëzim të përbashkët, pos nxënësve e mësimdhënësve të tyre kishin ardhur edhe prindërit e tyre, madje jo duarthatë duke sjelli secili diçka nga kuzhina jonë tradicionale shqiptare.

Që në fillim mirëseardhje me nga një përshëndetje të pranishmëve iu drejtuan Naser Ulaj, koordinator në nivelin Kantonal të Cyrihut, Nexhat Maloku koordinator i LAPSH në nivel Qendror dhe Leurata Berisha, Sekretare e Parë/ Konsulle në konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, të cilët folën për rëndësinë e mësimit plotësues shqip, si komponent kryesor për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar dhe domosdoshmërinë që sa më shumë prindër ti dërgojnë fëmijët e tyre në mësimin plotësues, pasi që në këtë moment numri i fëmijëve në këtë formë shkollimi, në raport me numrin e madh të shqiptarëve në kanton, është gjithsesi shumë i vogël.

Kësaj radhe diplomat iu dorëzuan 17 nxënësve që kishin përmbyllë me sukses ciklin e plot të shkollimit shqip edhe atë në 10 pika shkollore, nga katër mësuesit e tyre: Afërdita Veliu, Sabahate Krasniqi, Naser Ulaj dhe Elfete Hasi. Në këtë akt solemn, kësaj radhe mësuesit i shpërblyen me diploma e lule nxënësit e tyre, ndërsa me libra Koordinatori i LAPSH-it në nivel të Zvicrës, Nexhat Maloku.

Atmosferën e këtij diplomimi nxënësish e plotësuan dhe benën edhe më simpatik disa nga nxënësit e shkollës shqipe qoftë, me këngë, recitime apo ekzekutime me kitarë, e krejt në fund nxënësit lëshuan në ajër nga një balon ku i kishin të shkruar emrat e tyre.


NR.

EMRI

EMRI I PRINDËRIT

MBIEMRI

VENDI / SHKOLLA

MËSUSESI/JA



1

Aida

Mentor

Arifi

Schwamedingen

Naser Ulaj

2

Altina

Afrim

Bajraliu

Winterthur

Elfete Hasi

3

Antartida

Fation

Bajrami

Embrach

Elfete Hasi

4

Arbresha

Përparim

Sabriu

Bülach

Aferdita Veliu

5

Dionis

Lumi

Afrim

Winterthur

Elfete Hasi

6

Edonis

Halim

Hajdari

Winterthur

Elfete Hasi

7

Eliza

Betim

Mustafa

Dübendorf

Naser Ulaj

8

Elona

Skender

Ismajli

Dietikon

Sabahat Krasniqi

9

Enes

Ramadan

Spahiu

Opfikon-Glattbrugg

Naser Ulaj

10

Erenik

Ramë

Zeqiri

Winterthur

Elfete Hasi

11

Leandra

Tahir

Husaj

Embrach

Elfete Hasi

12

Lorina

Sadri

Bajraktari

Wallisellen

Aferdita Veliu

13

Mersela

Selajdin

 Sejdiu

Wallisellen

Aferdita Veliu

14

Qendrim

Zylfi

Shabani

Dietikon

Sabahat Krasniqi

15

Rion

Habib

Leci

Opfikon-Glattbrugg

Naser Ulaj

16

Ronar

Fati

Ljatifi

Bülach

Aferdita Veliu

17

Vermosa

Ganimete

Sallahu

Uster

Sabahat Krasniqi