E-Mail: info@lapsh-zh.ch Bildungsdirektion Kanton Zürich-Volksschulamt Plani mësimor kornizë Informatë për prindër Fletëparaqitje për regjistrim në shkollën shqipe MINISTRIA E ARSIMIT SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË SË KOSOVËS Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë



DIPLOMUAN SEMIMATURANTËT E SHKOLLËS SHQIPE NË

KANTONIN E ZÜRICH-ut


Cyrih, 6.07.2018


Në lokalët e Qendrës kulturore të Kosovës, më 06 Korrik 2018, LAPSH „Naim Frashëri“ për Kantonit e Zürich-ut i shpërndau 27 Dëftesa për nxënësit të cilët kishin ndjekur mësimet e shkollës shqipe.


 Konzulatës së Kosovës ia kishin mësyer semimaturantët bashkë me prindër, të gëzuar, të qeshur, të hareshëm, thuajse fluturonin nga gëzimi. Në duar mbanin nga një tufë me lule që e  kishin përgatit për mësueset dhe mësuesit e tyre. Për mrekulli edhe LAPSH „Naim Frashëri“ kishte sjellë trëndafila për nxënës. Tanimë në sallën e vogël u përzien gëzimi, qeshja dhe hareja me buqeta lulesh e trëndafilash.

 

 Këtë pamje impozante do ta hijeshonte edhe më shumë Dëftesa në duart e nxënësit, e cila ishte e përgatitur me një përkujdesje dhe me një kopërtinë të bukur.

 

 Fjalë përshëndetëse dhanë kryetari i LAPSH it zotëri Naser Ulaj dhe koordinatori për Kantonin e Zürich-ut  zotëri Nexhat Maloku, duke i përshëndet nxënësit dhe prindërit dhe njëherit duke iu falënderuar nxënësve për angazhimin, vetëmohimin, vullnetin që tetë vite të mësojnë për gjuhën e ëmbël shqipe, për malet , fushat, lumenjtë e atdheut, për historinë e kombit tonë.


 Më pas filloi ndarja e diplomave që i shpërndante zotëri Ulaj bashkë me mësuesen e klasës. Këtu kishte momente prekëse, kur nxënësi me fytyrë krejt të qeshur por me lot në faqe falënderonte mësuesen dhe i thoshte për çudi me zë të fortë: Faleminderit mësuese!  Mësuesja me zë të shterrur dhe duke fsheh lotët falënderohej dhe i uronte suksese dhe lumturi në jetë. Ishin skena prekëse kur prindërit bashkë me nxënësin e mësuesen bënin fotografi. Aty bashkoheshin ato tetë vite, për të gjithë nuk kanë qenë të lehta, por në fund të gjithë të gëzuar.


 Prindërit i falënderonin mësueset, mësueset prindërit, edhe pse ndaheshin me njëri tjetrin, jepnin përshtypje se bashkoheshin më shumë, bile duke porositur se vëllai apo motra vitin e ardhshëm do të vijnë te ju.


Pas fotove të përbashkëta u ndamë me këtë gjeneratë duke u uruar njëri tjetrit pushime sa më të mira.

_____________

Komisioni për informim

LAPSH - Zürich





Komisioni për informim

LAPSH - Zürich

NR.

EMRI

EMRI I PRINDËRIT

MBIEMRI

VENDI / SHKOLLA

MËSUSESI/JA



1

Anesa

Sadat

Latifi

Bülach

Aferdita Veliu

2

Arian

Sokol

Lushi

Bassersdorf

Aferdita Veliu

3

Ariola

Orhan

Qerimi

Horgen

Nexhat Maloku

4

Arion

Idrizi

Abedin

Lachenzelg-Zürich

Naser Ulaj

5

Arita

Tahir

Kadrii

Winterthur-Töss

Elfete Hasi

6

Artin

Abdylaziz

Kamberi

Dübendorf

Naser Ulaj

7

Blendora

Albert

Gojani

Lachenzelg-Zürich

Naser Ulaj

8

Edona

Driton

Suli

Lachenzelg-Zürich

Naser Ulaj

9

Egzon

Jonus

Kazaferi

Niederglatt

Nexhat Maloku

10

Erion

Gani

Fetaj

Winterthur-Mattenbach

Elfete Hasi

11

Eriona

Bubekir

Morina

Wintertur-Wülflingen

Elfete Hasi

12

Erisa

Ardijan

Gjikokaj

Wallisellen

Aferdita Veliu

13

Erliza

Nehat

Bulica

Dietlikon

Mimoza Dako

14

Ermirand

Bedri

Arifaj

Langnau am Albis

Nexhat Maloku

15

Faton

Sali

Sakiri

Winterthur-Mattenbach

Elfete Hasi

16

Florenta

Ferit

Xhymshiti

Horgen

Nexhat Maloku

17

Gentian

Sylejmani

Menduh

Winterthur - Töss

Elfete Hasi

18

Jonida

Adem

Maliqi

Zürich - Seebach

Nexhat Maloku

19

Enis

Faton

Kryeziu

Bülach

Aferdita Veliu

20

Leonarda

Bashkim

Qufaj

Horgen

Nexhat Maloku

21

Leonita

Naim

Shashivari

Bülach

Aferdita Veliu

22

Lorena

Isuf

Hoxha

Sennhof

Elfete Hasi

23

Melos

Sami

Kuqi

Sennhof

Elfete Hasi

24

Nediola

Sead

Veliji

Opfikon-Glattbrugg

Naser Ulaj

25

Olsa

Urim

Baftiu

Zürich - Seebach

Nexhat Maloku

26

Yll

Edin

Pacolli

Zürich

Naser Ulaj

27

Yllka

Neki

Bislimi

Zürich

Naser Ulaj