Bildungsdirektion Kanton Zürich-Volksschulamt Plani mësimor kornizë Informatë për prindër Fletëparaqitje për regjistrim MINISTRIA E ARSIMIT SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË SË KOSOVËS Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë



Donacionet & Anëtarsimi


LAPSH « N. FRASHËRI» NË ZVICËR, ORGANIZOJ MANIFESTIMIN JUBILARË 30 VJETORIN E PUNËS SË MËSIMIT PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE


14 nëntor 2021, Küttingen, AG


Sot në Küttingen të Zvicrës, u realizua manifestimi i 30 vjetorit të punës së LAPSH-it në Zvicër. Nën organizimin e LAPSH-it qendror në nivel të shtetit zviceran, si dhe mbështetjen e 14-të LAPSH-ëve kantonale, ky jubile pune prej tri dekadash u shfaq sot para publikut shqiptarë dhe atij vendas.


Për të nderuar 30 vjetorin e punës, nderoj me praninë e saj Ministrja e Arsimit të Republikës së Kosovës, z. Arbërije Nagavci, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër z. Sami Ukelli, koordinatori i parë i shkollave shqipe të pavarura të mësimit plotësues në mërgatë z. prof. Meriman Braha.


Nga ana zvicerane që kanë mbështetur mësimdhënien e gjuhës shqipe të mësimit plotësues në forma të ndryshme, edhe me këtë rast prania e tyre na nderoi duke mbajtur edhe nga një fjalë rasti si: Zonja Michaela Brühlmeier zëvendës drejtoreshë e Arsimit në Kantonin Aargau, zoti Markus Truniger ish-udhëheqës i Sektorit të pedagogjisë ndërkulturore në Cyrih, zoti Fritz Weber – ish-ministër i Arsimit në kantonin e Glarusit, zonja Maya Hauser udhëheqëse e sektorit për arsim dhe kulturë në Glarus, zonja Carmen Suter, kryetare e komunës Suhr të Argaut.


Albanologu dhe pedagogu zviceran Prof. dr dr Basil Schader i cili së bashku me bashkëshorten e tij znj. Erica Bauhofer – Shader njëherit janë edhe anëtarë nderi të LAPSH-it.


Fillimisht të pranishmit u përshëndetën, nga Ministrja Nagavci, e cila me këtë rast falënderoj LAPSH-in dhe punën vetëmohuese të mësimdhënësve shqiptarë në Zvicër në këto tri dekada. Ministrja premtoj angazhimin dhe mbështetjen e institucioneve tona për punën e mëtejme.


Edhe Ambasadori ynë mbajti një fjalë rasti dhe falënderoj organizatorët e këtij manifestimi për punën e tyre 30 vjeçare.


Kryetari i LAPSH-it qendror z. Nexhat Maloku, bëri një prezantim të shkurtës vizual të punë 30 vjeçare të LAPSH-it të Zvicrës dhe apeloj tek të gjithë prindërit që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë për të mësuar dhe nxënë gjuhën e tyre amtare.

Programi artistik u hap nga nxënësit shqiptarë të kantonit të Cyrihut, të cilët në udhëheqjen e mësueses shumë vjeçare, e njëkohësisht edhe anëtare e Kryesisë së LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, z. Elfete Hasi kishin përgatitur një paradë artistik duke parakaluar para publikut me veshje kombëtare dhe flamuj të LAPSH-it të dizajnuar enkas për këtë rast. Me radhë pastaj u paraqitën pika artistike, nga kantonet tjera.


Bukurisë artistike të manifestimit i dhanë vlerë me pjesëmarrjen e tyre këngëtaret z. Gentiana Tafili, znj. Luljeta Fetahaj dhe znj. Laura Kastrati. Po ashtu me paraqitje artistike mori pjesë edhe SH.K.A. Dardania nga Winterthuri.


Me rastin e këtij manifestimi u promovua edhe botimi jubilar i librit «30 vjet shkollë shqipe e mësimit plotësues në Zvicër 1990-2020», edituar nga LAPSH-i në Zvicër.


Moderimi i programit këtij manifestimi u drejtua nga moderatori i njohur Ramadan Morina dhe mësuesja Mirela Duka-Xoxi, kurse manifestimi u përcoll nga platformat e mediave të njohura si ALBINFO, përfaqësuar nga gazetarët z. Sevdail Tahiri dhe z. Blerim Shabani, nga RTK, përfaqësuar nga Frrok Kolaj, TV SYRI në Zvicër, përfaqësuar nga Musli Saiti dhe TV HAPSIRA, përfaqësuar nga Lulzim Hasi.


LAPSH-i, i kantonit të Cyrihut, falënderon të gjithë nxënësit e kantonit tonë që morën pjesë në këtë manifestim, prindërit, mësuesit, kryesinë si dhe kryetarin e LAPSH-it kantonal z. Naser Ulaj për kontributin e tyre dhënë për këtë manifestim qendror dhe jubilar të LAPSH-it në Zvicër.


Falënderim i veçantë për z. Lulzim Hasit i cili teknikisht e ka përcjell këtë projekt jubilar me punën e tij të rëndësishme, si nga arkivi i LAPSH-it e po ashtu edhe në përgatitjen e mbarëvajtjes organizative.


Fotografitë Lulzim Hasi


Për LAPSH-in kantonal të Cyrihut

Gëzim Kasumaj