Bildungsdirektion Kanton Zürich-Volksschulamt Plani mësimor kornizë Informatë për prindër Fletëparaqitje për regjistrim MINISTRIA E ARSIMIT SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË SË KOSOVËS Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë



Donacionet & Anëtarsimi

DIPLOMIMI I NXËNËSVE TË MËSIMIT PLOTËSUES TË LAPSH-SË

NË GJUHËN SHQIPE NË KANTONIN E CYRIHUT 


Rümlang, 10.07.2021


Fëmijë, prindër nxënës e të ftuar të tjerë ishin grumbulluar në oborrin e Rinora 4, një ndërmarrje kjo e suksesshme dhe e madhe shqiptare në Zvicër, e cila e kishte vënë infrastrukturën e saj në shfrytëzim për të organizuar ceremoninë e ndarjes së diplomave për  Vitin shkollor 2020/2021 për gjeneratën e fëmijëve shqiptarë në kantonin e Cyrihut, të cilët këtë vit përfundojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe, i cili organizohet që prej 30 vjetësh nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në kantonin e Cyrihut.


Fëmijë, prindër e mësues dhe mësuese po grumbulloheshin në oborr. Në fytyrat e tyre vërehej një lumturi dhe entuziazëm me rastin e këtij manifestimi. Kjo sigurisht edhe për faktin se njerëzit, si në tërë botën, kaluan më shumë se një vit nëpër vështirësitë pandemike dhe i gëzoheshin takimit fizik me njëri-tjetrin dhe mundësisë që për pak kohë të jenë së bashku.


Kryetari i LAPSH-it për kantonin e Cyrihut z. Naser Ulaj, i cili njëherësh është edhe mësues i LAPSH-së, përshëndeti personalisht prindërit dhe nxënësit dhe të pranishmit tjerë në oborrin e Rinora 4 dhe u uroi mirëseardhje në këtë manifestim. 


Rreth orës 16:40 filloi manifestimi. Hapësira brenda objektit ishte mjaft e madhe për të mbajtur distancën për sa u përket rregullave pandemike. Defilimi i fëmijëve të vegjël me veshje kombëtare e hapi manifestimin e sotëm. Duartrokitjet e të pranishmëve e bënë edhe më madhështor këtë prezantim, sikurse edhe muzika popullore shqiptare e cila ishte lëshuar në prapaskenë si për t’i dhënë jetë këtij parakalimi të nxënësve, me të cilin i përshëndetën të gjithë të pranishmit, duke përfshirë këtu edhe disa recitime me motive atdhetare.


Pas parakalimit, mësuesja Dafina Haziraj shpalli takimin të hapur, duke iu uruar mirëseardhje, nxënësve, prindërve, arsimtarëve dhe kryesisë së LAPSH-it për kantonin e Cyrihut si dhe të pranishmëve të tjerë. Një përshëndetje e posaçme iu drejtua po ashtu edhe udhëheqësit të Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Sami Kastratit - ministër këshilltar, si dhe zonjës Bahrije Sylejmani, sekretare e dytë, konsulle dhe përgjegjëse për arsim dhe kulturë pranë kësaj konsullate.

Emocionuese ishin fjalët e mësueses Dafinë për nxënësit që po diplomonin sot. “Të dashur nxënës- iu drejtua ajo fëmijëve, ju që po diplomoni sot, ne si mësues dhe si LAPSH ju urojmë juve shumë shëndet, shumë suksese dhe shumë dashuri për gjuhën dhe vendin nga vijmë”. “Paçi fatin e mbarë “- uroi mësuesja nxënësit që po diplomoheshin.


Ajo, ftoi pastaj në skenë z. Naser Ulaj, kryetar i LAPSH-it për një fjalë të shkurtër përshëndetëse.


Zoti Ulaj përshëndeti të pranishmit duke iu uruar mirëseardhje dhe çaste të këndshme. Edhe ai u uroi shumë fat e mbarësi nxënësve që sot po diplomonin duke u shprehur se: “Gjuha shqipe duhet të kultivohet, mësohet e përvetësohet edhe pas mbarimit të shkollës dhe se ajo është një urë lidhëse ndërmjet atdheut dhe vendit ku jetojmë”.


Fjalën zoti Ulaj më pastaj ia përcolli fillimisht konsulles dhe sekretares së dytë të konsullatës e cila njëherësh është edhe përgjegjëse për arsimin dhe kulturën, zonjës Bahrije Sylejmani. Ajo në fjalën e saj të shkurtë përshëndeti të pranishmit e sidomos nxënësit dhe u uroi atyre fat e mbarësi.


Pas saj fjalën e mori z. Sami Kastrati, udhëheqës i misionit konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih -ministër këshilltar, i cili në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve tha: “Të dashur nxënës, prindër dhe të pranishëm të tjerë, unë ju përshëndes në emër të konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih me urimet më të mira për të gjithë ju e sidomos për nxënësit që vijojnë mësimin plotësues të gjuhës shqipe në kuadër të LAPSH-it, por në veçanti ata të cilët diplomojnë sot”. Ai përshëndeti, kryetarin e LAPSH-it kantonal, z. Naser Ulaj sikurse edhe kryetarin e LAPSH-it qendror, z. Nexhat Maloku, njëherësh edhe mësuesit/set në kantonin e Cyrihut dhe kryesinë e LAPSH-it të Cyrihut, për organizimin e këtij manifestimi dhe falënderoi LAPSH-in në tërësi për punën e palodhshme që e bëjnë që më se 30 vjet, në shërbim të komunitetit dhe fëmijëve shqiptarë.


Udhëheqësi i misionit konsullor në Cyrih bëri apel tek të gjithë prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në mësimin plotësues në gjuhën shqipe, i cili mësim organizohet nga LAPSH-i, sepse aty fëmijët mësojnë të lexojnë, të shkruajnë dhe të kuptojnë gjuhën shqipe. Ata aty njihen me bashkëmoshatarët e tyre nga të gjitha trevat e atdheut dhe kjo është një përparësi shumë e madhe, pra njohja me njëri-tjetrin.


Në fund fjalën e mori edhe z. Nexhat Maloku, kryetar i LPASH-it qendror në Zvicër, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, theksoi rolin dhe rëndësinë që ka mësimi i gjuhës shqipe në mërgim për fëmijët shqiptarë dhe përparësitë që u krijohen atyre në fushat e ndryshme të jetës dhe në fund u uroi të gjithë të rinjve suksese të reja në shkollimin e mëtejshëm dhe në jetën profesionale.


Pas përshëndetjeve të rastit manifestimi vijoi me dorëzimin e diplomave nxënësve që këtë vit mbarojnë me mësimin shqip, ku secili mësues apo mësuese ftonte nxënësit e vet në skenë dhe u dorëzonin diplomat. Të diplomuarit merrnin edhe nga një lule nga fëmijët e vegjël të cilët parakaluan në fillim të manifestimit në skenë. Zoti Nexhat Maloku mësues dhe kryetar i LAPSH-it-qendror u dhuroi të gjithë të diplomuarve nga një libër. 


Në fund manifestimi u mbyll me dy valle instrumentale të ekzekutuara me violinë si dhe dy recitale të interpretuara nga nxënësit që vijojnë mësimin shqip.

Këtë shkrim po e përcjellim edhe me disa fotografi të shkrepura me këtë rast.


Urime për nxënësit e diplomuar! Fat dhe mbarësi në jetë!


Fotot janë realizuar nga Lulzim Hasi.


LAPSH- i për kantonin e Cyrihut

Gëzim Kasumaj, nënkryetar







NR.

EMRI

EMRI I PRINDËRIT

MBIEMRI

VENDI / SHKOLLA

MËSUSESI/JA



1

Alviola

Besim

Vranovci

Dübendorf

Naser Ulaj

2

Anjeza

Hysni

Hasani

Thalwil

Fationa Kashari-Caminada

3

Arbër

Shukri

Beqiri

Winterthur

Elfete Hasi

4

Arlind

Arsim

Ahmetaj

Wintethur

Elfete Hasi

5

Aulona

Kjenan

Sherifi

Dietikon

Sabahat Krasniqi

6

Aulona

Faik

Hajzeraj

Wintethur

Elfete Hasi

7

Behare

Xhelal

Krashnica

Opfikon-Glattbrugg

Naser Ulaj

8

Besjan

Ramë

Agaj

Horgen

Nexhat Maloku

9

Denata

Sead

Veliji

Opfikon-Glattbrugg

Naser Ulaj

10

Denis

Dervish

Ahmeti

Wintethur

Elfete Hasi

11

Elza

Jeton

Aliu

Buchs

Dafin Haziraj

12

Erblin

Aziz

Muji

Bülach

Aferdita Veliu

13

Erjona

Jeton

Morina

Wintethur

Elfete Hasi

14

Erza

Naim

Sadiki

Zürich

Naser Ulaj

15

Fjona

Jakup

Shabani

Zürich

Naser Ulaj

16

Flatra

Sylejman

Jashari

Opfikon-Glattbrugg

Naser Ulaj

17

Hajdar

Sakol

Lushi

Bassersdorf

Aferdita Veliu

18

Labinot

Enver

Hoxhaj

Wintethur

Elfete Hasi

19

Omer

Xhelal

Krashnica

Opfikon-Glattbrugg

Naser Ulaj

20

Sanije

Mendu

Sylejmani

Wintethur

Elfete Hasi

21

Xhevrije

Ramiz

Spahiu

Opfikon-Glattbrugg

Naser Ulaj