Bildungsdirektion Kanton Zürich-Volksschulamt Plani mësimor kornizë Informatë për prindër Fletëparaqitje për regjistrim MINISTRIA E ARSIMIT SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË SË KOSOVËS Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë



Donacionet & Anëtarsimi



HAPJA PIKËS SË RE SHKOLLORE NË NIEDERHASLI ZH

















Niederhasli-ZH, 31.08.2022



Në Niederhasli të kantonit të Cyrihut me iniciativën e këshillit të prindërve në këtë rajon, të prirë nga zonja Gzime Asani e mbështetur nga LAPSH-i «Naim Frashëri» nga kantoni i Cyrihut, u bë hapja solemne e edhe një pike shkollore të mësimit në gjuhën dhe kulturën e atdheut (GJKA).


Në ceremoninë e hapjes së kësaj pike shkollore, përpos mësueses Zulhixhe Bajrami, e sapoardhur në radhët e LAPSH-it, e cila do të jap mësim në këtë pikë shkollore, ishte i pranishëm edhe kryetari i LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, zotëri Naser Ulaj, sikurse edhe nënkryetari Gëzim Kasumaj.


Poashtu në këtë ceremoni të hapjes së kësaj pike shkollore morën edhe një pjesë e prindërve që kanë paraqitur fëmijët e tyre për mësim në këtë shkollë. Kryetari Ulaj mbajti një fjalë të shkurtër rasti mbi rëndësinë që ka mësimi në gjuhën amtare dhe përfitimet që kanë nxënësit me këtë rast.


Për prindërit u bë prezantimi i mësueses Zulhixhe Bajrami, mësuese e cila ka mbaruar fakultetin e gjuhës dhe letërsisë shqipe, cila poashtu nga prizmi i mësimdhënëses njoftoj prindërit dhe fëmijët me programin shkollor që do të zhvillohet me nxënësit. Duke shfrytëzuar këtë mundësi takimi, prindërit zgjodhën edhe kryesinë dhe kryetaren e këshillit të prindërve për këtë rajon, zonjën Gzime Asani, një veprimtare dhe organizatore shembullore në këtë rajon.


Zonja Asani dhe të gjitha zonjat tjera-nëna të fëmijëve të cilët do të vijojnë mësimin në këtë shkollë, u zotuan për një intensifikim të mëtejmë të punës edhe me prindër të tjerë, me qëllim që sa më shumë fëmijë të shkojnë në shkollë, për të mësuar gjuhën e tyre amtare. E veçanta e këtij takimi ishin vetë fytyrat e buzëqeshura të nxënësve të cilët do të vijojnë mësimnxënjen në këtë pikë shkollore nga sot e tutje. Ata ishin shumë të interesuar për librat dhe materialin shkollor në gjuhën shqipe.

Urojmë të shkoj mbarë e me sukses puna e nisur e LAPSH-it në këtë rajon!


Orari i mësimit:


E enjte nga ora 17.00-18.45

Shkolla: Zentralschulhaus

Rümlangerstrasse 2 a-d

8155 Niederhasli



https://www.lapsh-zh.ch/kuadri_mesimor.html


Info: 076 566 63 48

LAPSH «Naim Frashëri», Cyrih

Gëzim Kasumaj, nënkryetar

Përgjegjës për marrëdhënie me publikun


g.kasumaj@lapsh-zh.ch






















































Glattbrugg, 27.03.2022, ora 14.30


LAPSH PËR KANTONIN E CYRIHUT MBAJTI  KUVENDIN ZGJEDHOR


Në atmosferë pune sot u mbledh Kuvendi i LAPSH-it të kantonit të Cyrihut për të zgjedhur, kryetarin dhe kryesinë e LAPSH-it kantonal për mandatin e ardhshëm tre vjeçar. Kjo mundësi takimi u bë e mundur pas një periudhe të gjatë të pandemisë për pasojë të së cilës aktivitetet e mëdha kanë qenë të ndaluara.


Në punimet e Kuvendit të LAPSH-it për kantonin e Cyrihut morën pjesë, 29 delegate/delegatë si dhe mysafirë të tjerë të interesuar për të ndjekur punimet e këtij Kuvendi, ndër të cilët edhe Udhëheqësi i misionit konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, zotëri Sami Kastrati, Sevdail Tahiri drejtues i platformës albinfo në Zvicër, ish-mësues si dhe kryetari i LAPSH-it qendror për Zvicër zotëri Nexhat Maloku e personalitete të tjera.


Të pranishmit i përshëndeti kryetari i LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, zotëri Naser Ulaj i cili u uroj atyre mirëseardhje në këtë Kuvend zgjedhor.

Më pastaj u zgjodh kryesia e punës për të proceduar me seancën në përbërje prej 4 anëtarëve: Aferdita Veliu, Gëzim Kasumaj, Sahadete Rashiti dhe Naser Abazi, si dhe u zgjodh komisioni zgjedhor prej tre anëtarëve: Fation Bajrami, Naim Shasivari dhe Arife Muharremi Beqiri.


Kryesuesi i seancës Zotëri Gëzim Kasumaj, i përshëndeti të pranishmit dhe dha fjalën udhëheqësit të misionit konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Samit Kastratit i cili të pranishmëve iu drejtua me një fjalë rasti, ku foli për rëndësinë e mësimit të gjuhës dhe kulturës amtare në mërgim.


Rendi i proceduar i ditës:

1. Miratimi formal i statutit të LAPSH-it për kantonin e Cyrihut

Pas arsyetimeve dhe diskutimeve të delegatëve u votua unanimisht

2. Miratimi i anëtarësisë vjetore personat privat dhe ndërmarrjet shqiptare në kantonin e Cyrihut

Pas prezantimit të nevojës për aplikimin e anëtarësisë vjetore, arsyetimit dhe diskutimit nga ana e delegatëve u miratua me votim të plotë unanimisht

Anëtarësia vjetore për personat privat 5 franga në muaj ose 60 franga në vit

Anëtarësia vjetore për ndërmarrjet (bizneset) shqiptare 25 franga në muaj ose 300 franga në vit

3. Raporti i Kryetarit të LAPSH-it, Naser Ulaj

Pas prezantimit dhe diskutimit të raportit të punës së LAPSH-it për periudhën e kaluar 4 vjeçare ku u tha se u hapen 6 pika të reja dhe u pranuan dy mësuese të reja, raporti u votuar unanimisht nga delegatët

4. Raporti i koordinatorit, Nexhat Maloku

Pas prezantimit dhe diskutimit u votua unanimisht nga delegatët

5. Raporti financiar, Lulzim Hasi,

Pas prezantimit dhe diskutimit u votua unanimisht nga delegatët

6. Zgjedhja e Kryesisë dhe e Kryetarit të LAPSH-it

Pas prezantimit para Kuvendit të Kryesisë prej 7 anëtarëve dhe arsyetimit të këtij propozimi, nga Kuvendi u paraqit ideja e zgjerimit të Kryesisë edhe për dy anëtarë të rinj, për shkak të volumit të punës.


 Pas propozimit Kuvendit ia propozuar Kryesisë dhe Kryetari i LAPSH-it për votim.

Delegatët votuan në mënyrë unanime Kryesinë re e cila përbëhet nga:

1. Naser Ulaj, kryetar

2. Afërdita Veliu, anëtare e kryesisë

3. Elfete Hasi, anëtare e kryesisë

4. Gëzim Kasumaj, anëtar i kryesisë

5. Nexhat Maloku, anëtari i kryesisë

6. Remzije Shabani, anëtare e kryesisë

7. Sahadete Rashiti, anëtare e kryesisë

8. Fation Bajrami, anëtar i kryesisë

9. Hajrush Gashi, anëtar i kryesisë


Konstituimi i organeve të Kryesisë dhe komisioneve do të bëhet në mbledhjen e radhës së Kryesisë së LAPSH-it të kantonit të Cyrihut.


Pasi edhe një herë në fund drejtuesi i seancës z. Gëzim Kasumaj ia dha fjalën kryetarit të posa zgjedhur

z. Naser Ulaj, i cili falënderoj për besimin e dhënë edhe një herë nga ana e Kuvendit, premtoj se do të jetë i tëri në shërbim të synimeve të LAPSH-it, pra organizimit të mësimdhënies në gjuhën dhe kulturën amtare.


Seanca mbylli punimet në orën 18.30.

Falënderojmë pronarin e Restorantit Glatthof për mbështetjen e tij me infrastrukturë dhe shërbime.


Fotot Lulzim Hasi


Për LAPSH-in e kantonit të Cyrihut

Gëzim Kasumaj







LAPSH MORI PJESË NË JAVËN KULTURORE SHQIPTARE NË CYRIH



Zürich-Seebach, 3 tetor 2021



Sot ishte dita e tretë e javës kulturore shqiptare n Cyrih, organizuar nga Kuvendi shqiptarë në Zvicër në bashkëpunim me Shoqatat shqiptare në Zvicër, e në këtë kuadër edhe me Lidhjen e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë (LAPSH) në Zvicër sikurse edhe me Lidhjen e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë në kantonin e Cyrihut.








Sot në ditën e tretë të kësaj jave kulturore, LAPSH-i i kantonit të Cyrihut, pati prezantimin e tij. Kryetari i LAPSH-it, z. Naser Ulaj, nënkryetari z. Gëzim Kasumaj, sekretarja Afërdita Veliu dhe mësuesja Sabahat Krasniqi, prezantuan para vizitorëve të këtij manifestimi, punën që LAPSH-i në katonin e Cyrihut bën që këtu e 30 vjet me radhë, për arsimimin e fëmijëve shqiptarë në kantonin e Cyrihut në gjuhën dhe kulturën amtare.


Pas hapjes së manifestimit nga organizatori, para publikut të interesuar referoj kryetari i LAPSH-it z. Naser Ulaj, i cili i njoftoj të pranishmit me punën organizative dhe mësimore që bënë LAPSH-i i Cyrihut për edukimin dhe mësimdhënien për fëmijët shqiptarë në këtë kanton.


Ai në pika të shkurtra njoftoj publikun se LAPSH-i aktualisht ka 46 pika shkollore në tërë kantonin, në të cilat zhvillohet mësimi plotësues i gjuhës shqipe dhe bëri apel tek prindërit që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, sepse kjo është mënyra më e mirë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës amtare. Zoti Ulaj prezantoj edhe materialin mësimor i cili zhvillohet me nxënësit shqiptarë dhe theksoj rëndësinë e madhe që ka mësimi i leximit, shkrimit dhe të kuptuarit të gjuhës shqipe për fëmijët tanë.



Sigurisht se të interesuarit morën përgjigjet e kërkuara edhe individualisht nga përfaqësuesit e LAPSH-it edhe para fillimit të pjesës formale të manifestimit.


Kishte në mesin e mysafirëve edhe ish-nxënës të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, të cilët treguan për përvojat e tyre pozitive si dhe ruajtjen ende të shoqërisë me bashkëmoshatarët e tyre nga klasat e shkollës shqipe.




Pas prezantimit të punës së LAPSH-it në kantonin e Cyrihut, aktivitetit vazhdoi me përfaqësuesit e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë  në Zvicër, të cilët referuan për punët dhe aktivitetet tyre dhe lexuan prozë dhe poezi nga botimet e veta, që e plotnoi edhe më shumë këtë bashkë takim.



LAPSH-i i kantonit të Cyrihut falënderon Kuvendin shqiptarë në Zvicër, Kryesinë e Kuvendit dhe kryetaren e Kuvendit Lurata Reçi për bashkëpunimin dhe mundësinë e dhënë, për të prezantuar punën e Lidhjes së arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë (LAPSH) në këtë javë kulturore.


Gëzim Kasumaj




MINISTRJA ARBËRIE NAGAVCI TAKOHET ME KRYETARIN E LAPSH-IT TË KANTONIT TË CYRIHUT Z. NASER ULAJ


 Bern 13.09.2021

Foto:

Ministrja kosovare e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, po qëndron për një vizitë në Zvicër.

Nagavci ka takuar sot në Bernë Naser Ulajn, kryetarin e LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Cyrihut, njëherësh dhe anëtar i Kryesisë në nivel të Zvicrës. Ulaj e ka informuar ministren për gjendjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.

Ulaj ka kërkuar mbështetje institucionale nga Kosova për organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër..

Në këtë takim, ku mori pjesë edhe diplomatja Valbona Fazliu-Rrecaj, Ministre-Këshilltare në Ambasadën e Kosovës në Bernë, është biseduar rreth gjetjes së mundësive për një bashkëpunim sa më efektiv me institucionet e Kosovës në arritjen e objektivave për ngritjen e numrit të nxënësve dhe cilësisë së mësimit të gjuhës shqipe në Zvicër.


| LAPSH - Cyrih |




NË PFUNGEN TË KANTONIT TË CYRIHUT U HAPË NJË PIKË E RE SHKOLLORE NË GJUHËN SHQIPE


LAPSH, Cyrih, 3 shtator 2021

Në Pfungen të kantonit të Cyrihut u hapë pika e re shkollore e paralajmëruar në faqen tonë të FB disa ditë më parë, me iniciativën e prindërve të Pfungen-it dhe LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, ku iniciuesja kryesore është ish-nxënësja e shkollës shqipe Ardita Maliqi -Abazi, e cila ishte nxënëse e mësueses Elfete Hasi, në shkollën e Neftenbach-ut.

 Në inaugurimin e kësaj pike shkollore morën pjesë mësuesja e njëkohësisht edhe anëtarja e kryesisë së LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, zonja Efete Hasi- mësimdhënëse shumëvjeçare pranë LAPSH-it, fëmijët të cilët do të vijojnë nga tani e tutje mësimin në gjuhën dhe kulturën amtare si dhe prindërit e fëmijëve. Zonja Hasi u foli prindërve dhe fëmijëve për rëndësinë e mësimnxënjes në gjuhën shqipe si dhe përparësitë që kanë fëmijët në jetën e tyre kur ata e zotërojnë gjuhën amtare. Ajo i njoftoj të pranishmit edhe me programin shkollor që do të zhvillohet me nxënësit, ndërkaq inciatroja për themelimin e kësaj klase të re, zonja Ardita Maliqi –Abazi u zotua se do të punoj edhe më tej në sensibilizimin e prindërve me fëmijë të moshës shkollore, në mënyrë që fëmijët të vijojnë mësimin shqip. Nga ana tjetër edhe fëmijët ishin të gëzuar sepse për ta po fillonte diçka e re, dhe ishin tejet të interesuar për librat dhe materialin shkollor.

 
















Mësimi në Pfungen zhvillohet çdo të Premte nga ora 17:30 deri në orën 19:00 me mësuesen Elfete Hasi.


Urojmë të shkoj mbarë e me sukses puna e nisur e LAPSH-it në këtë pikë shkollore!


Fotot e realizuara nga Lulzim Hasi.


Për LAPSH-in e kantonit të Cyrihut,

Gëzim Kasumaj, nënkryetar

https://www.lapsh-zh.ch/kuadri_mesimor.html




MËSIMIN E FILLOI EDHE NJË PIKË E RE SHKOLLORE NË DIETIKON


LAPSH, Cyrih, 1 shtator 2021


Në Dietikon të Cyrihut u hap pika e re shkollore e paralajmëruar në faqen tonë të FB disa ditë më parë, me iniciativën e prindërve të qytetit të Dietikonit dhe mësueses së LAPSH-it Valentina Morina. Në inaugurimin e kësaj pike shkollore morën pjesë mësuesja iniciatore së bashku me prindërit dhe fëmijët të cilët do të vijojnë mësimin në gjuhën dhe kulturën amtare. Zonja Morina u foli prindërve dhe fëmijëve për rëndësinë e mësimit në gjuhën shqipe si dhe përparësitë që kanë fëmijët në jetën e tyre kur ata e zotërojnë gjuhën amtare. Ajo i njoftoj të pranishmit edhe me programin shkollor që do të zhvillohet me nxënësit si dhe kohën e mbajtjes së mësimit.


Fëmijët nga ana tjetër ishin të gëzuar në këtë takim mbresëlënës, dhe ishin tejet të interesuar për librat dhe materialin shkollor.


Urojmë të shkoj mbarë e me sukses puna e nisur e LAPSH-it në këtë pikë të re në Dietikon!


Fotot e realizuara nga Lulzim Hasi.


Për LAPSH-in e kantonit të Cyrihut,

Gëzim Kasumaj, nënkryetar

https://www.lapsh-zh.ch/kuadri_mesimor.html




KËTË VIT SHKOLLOR MËSIMIN E FILLOI EDHE NJË PIKË E RE SHKOLLORE

 NË EGLISAU


Sot në Eglisau të kantonit të Cyrihut me iniciativën e LAPSH-it dhe këshillit të prindërve në këtë rajon, u bë hapja solemne e edhe një pike shkollore të mësimit plotësues në gjuhën dhe kulturën amtare.


























Në ceremoninë e hapjes së kësaj pike shkollore, përpos mësueses Afërdita Veliu e cila do të jap mësim në këtë pikë mësimi të gjuhës shqipe, ishte i pranishëm edhe kryetari i LAPSH-it për kantonin e Cyrihu, zotëri Naser Ulaj, sikurse edhe një pjesë e prindërve që dërgojnë fëmijët në këtë shkollë. Kryetari Ulaj mbajti një fjalë të shkurtër rasti mbi rëndësisnë që ka mësimi në gjuhën amtare dhe përfitimet që kanë nxënësit me këtë rast.





























Për prindërit u bë prezentimi i mësueses Afërdita Veli, mësuese me përvojë shumëvjeqare në kuadër të LAPSH-it, e cila poashtu nga prizmi i mësimdhënëses njoftoj prindërit dhe fëmijët me programin shkollor që do të zhvillohet me nxënësit.





























Duke shfrytëzuar këtë mundësi takimi, prindërit zgjodhën edhe kryesinë dhe kryetaren e këshillit të prindërve për këtë rajon, zonjën Aida Isufi. Zonja Isufi u zotua për një intensifikim të mëtejmë të punës me prindër, me qëllim që sa më shumë fëmijë të shkojnë në shkollë për të mësuar gjuhën e tyre amtare.




























E veçanta e këtij takimi ishin vetë fytyrat e buzëqeshura të nxënësëve të cilët gravitojnë në këtë pikë shkollore nga sot e tutje. Ata ishin shumë të interesuar për librat dhe materjalin shkollor në gjuhën shqipe.


Urojmë të shkoj mbarë e me sukses puna e nisur e LAPSH-it në këtë rajon!

Së shpejti do të njoftoheni edhe për hapjen e pikave të tjera të reja në kantonin e Cyrihut.



Për LAPSH-in e kantonit të Cyrihut,

Gëzim Kasumaj, nënkryetar




 LAPSH FILLON ME NJË KLASË TË RE NË GLATFELDEN


Në Glatfelden të Cyrihut sot u hap edhe zyrtarisht shkolla shqipe

Mësuesja Sabahate Krasniqi sot mori ditarin dhe doli para nxënësve shqiptarë në kantonin e Cyrihut, përkatësisht në Glatfelden.























Kjo u mundësua falë hapjes së një pike të re shkollore në kanton, ku nxënësit shqiptarë do të mund të vijojnë mësimet në gjuhën amtare.


Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe kryetari i LAPSH-it për kantonin Cyrih, Naser Ulaj.

“LAPSH zotohet se këtë vit do të jetë një vit të suksesshëm me rritje të numrit të nxënësve”, tha kryetari i LAPSH it për Kantonin e Cyrihut, Naser Ulaj.
























________________________

LAPSH Cyrih | 24.08.2021 |