Bildungsdirektion Kanton Zürich-Volksschulamt Plani mësimor kornizë Informatë për prindër Fletëparaqitje për regjistrim MINISTRIA E ARSIMIT SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË SË KOSOVËS Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë



Donacionet & Anëtarsimi


LAPSH MORI PJESË NË JAVËN KULTURORE SHQIPTARE NË CYRIH



Zürich-Seebach, 3 tetor 2021



Sot ishte dita e tretë e javës kulturore shqiptare në Cyrih, organizuar nga Kuvendi shqiptarë në Zvicër në bashkëpunim me Shoqatat shqiptare në Zvicër, e në këtë kuadër edhe me Lidhjen e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë (LAPSH) në Zvicër sikurse edhe me Lidhjen e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë në kantonin e Cyrihut.








Sot në ditën e tretë të kësaj jave kulturore, LAPSH-i i kantonit të Cyrihut, pati prezantimin e tij. Kryetari i LAPSH-it, z. Naser Ulaj, nënkryetari z. Gëzim Kasumaj, sekretarja Afërdita Veliu dhe mësuesja Sabahat Krasniqi, prezantuan para vizitorëve të këtij manifestimi, punën që LAPSH-i në katonin e Cyrihut bën që këtu e 30 vjet me radhë, për arsimimin e fëmijëve shqiptarë në kantonin e Cyrihut në gjuhën dhe kulturën amtare.


Pas hapjes së manifestimit nga organizatori, para publikut të interesuar referoj kryetari i LAPSH-it z. Naser Ulaj, i cili i njoftoj të pranishmit me punën organizative dhe mësimore që bënë LAPSH-i i Cyrihut për edukimin dhe mësimdhënien për fëmijët shqiptarë në këtë kanton.


Ai në pika të shkurtra njoftoj publikun se LAPSH-i aktualisht ka 46 pika shkollore në tërë kantonin, në të cilat zhvillohet mësimi plotësues i gjuhës shqipe dhe bëri apel tek prindërit që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, sepse kjo është mënyra më e mirë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës amtare. Zoti Ulaj prezantoj edhe materialin mësimor i cili zhvillohet me nxënësit shqiptarë dhe theksoj rëndësinë e madhe që ka mësimi i leximit, shkrimit dhe të kuptuarit të gjuhës shqipe për fëmijët tanë.



Sigurisht se të interesuarit morën përgjigjet e kërkuara edhe individualisht nga përfaqësuesit e LAPSH-it edhe para fillimit të pjesës formale të manifestimit.


Kishte në mesin e mysafirëve edhe ish-nxënës të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, të cilët treguan për përvojat e tyre pozitive si dhe ruajtjen ende të shoqërisë me bashkëmoshatarët e tyre nga klasat e shkollës shqipe.




Pas prezantimit të punës së LAPSH-it në kantonin e Cyrihut, aktivitetit vazhdoi me përfaqësuesit e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë  në Zvicër, të cilët referuan për punët dhe aktivitetet tyre dhe lexuan prozë dhe poezi nga botimet e veta, që e plotnoi edhe më shumë këtë bashkë takim.



LAPSH-i i kantonit të Cyrihut falënderon Kuvendin shqiptarë në Zvicër, Kryesinë e Kuvendit dhe kryetaren e Kuvendit Lurata Reçi për bashkëpunimin dhe mundësinë e dhënë, për të prezantuar punën e Lidhjes së arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë (LAPSH) në këtë javë kulturore.


Gëzim Kasumaj




MINISTRJA ARBËRIE NAGAVCI TAKOHET ME KRYETARIN E LAPSH-IT TË KANTONIT TË CYRIHUT Z. NASER ULAJ


 Bern 13.09.2021

Foto:

Ministrja kosovare e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, po qëndron për një vizitë në Zvicër.

Nagavci ka takuar sot në Bernë Naser Ulajn, kryetarin e LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Cyrihut, njëherësh dhe anëtar i Kryesisë në nivel të Zvicrës. Ulaj e ka informuar ministren për gjendjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.

Ulaj ka kërkuar mbështetje institucionale nga Kosova për organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër..

Në këtë takim, ku mori pjesë edhe diplomatja Valbona Fazliu-Rrecaj, Ministre-Këshilltare në Ambasadën e Kosovës në Bernë, është biseduar rreth gjetjes së mundësive për një bashkëpunim sa më efektiv me institucionet e Kosovës në arritjen e objektivave për ngritjen e numrit të nxënësve dhe cilësisë së mësimit të gjuhës shqipe në Zvicër.


| LAPSH - Cyrih |




NË PFUNGEN TË KANTONIT TË CYRIHUT U HAPË NJË PIKË E RE SHKOLLORE NË GJUHËN SHQIPE


LAPSH, Cyrih, 3 shtator 2021

Në Pfungen të kantonit të Cyrihut u hapë pika e re shkollore e paralajmëruar në faqen tonë të FB disa ditë më parë, me iniciativën e prindërve të Pfungen-it dhe LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, ku iniciuesja kryesore është ish-nxënësja e shkollës shqipe Ardita Maliqi -Abazi, e cila ishte nxënëse e mësueses Elfete Hasi, në shkollën e Neftenbach-ut.

 Në inaugurimin e kësaj pike shkollore morën pjesë mësuesja e njëkohësisht edhe anëtarja e kryesisë së LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, zonja Efete Hasi- mësimdhënëse shumëvjeçare pranë LAPSH-it, fëmijët të cilët do të vijojnë nga tani e tutje mësimin në gjuhën dhe kulturën amtare si dhe prindërit e fëmijëve. Zonja Hasi u foli prindërve dhe fëmijëve për rëndësinë e mësimnxënjes në gjuhën shqipe si dhe përparësitë që kanë fëmijët në jetën e tyre kur ata e zotërojnë gjuhën amtare. Ajo i njoftoj të pranishmit edhe me programin shkollor që do të zhvillohet me nxënësit, ndërkaq inciatroja për themelimin e kësaj klase të re, zonja Ardita Maliqi –Abazi u zotua se do të punoj edhe më tej në sensibilizimin e prindërve me fëmijë të moshës shkollore, në mënyrë që fëmijët të vijojnë mësimin shqip. Nga ana tjetër edhe fëmijët ishin të gëzuar sepse për ta po fillonte diçka e re, dhe ishin tejet të interesuar për librat dhe materialin shkollor.

 
















Mësimi në Pfungen zhvillohet çdo të Premte nga ora 17:30 deri në orën 19:00 me mësuesen Elfete Hasi.


Urojmë të shkoj mbarë e me sukses puna e nisur e LAPSH-it në këtë pikë shkollore!


Fotot e realizuara nga Lulzim Hasi.


Për LAPSH-in e kantonit të Cyrihut,

Gëzim Kasumaj, nënkryetar

https://www.lapsh-zh.ch/kuadri_mesimor.html




MËSIMIN E FILLOI EDHE NJË PIKË E RE SHKOLLORE NË DIETIKON


LAPSH, Cyrih, 1 shtator 2021


Në Dietikon të Cyrihut u hap pika e re shkollore e paralajmëruar në faqen tonë të FB disa ditë më parë, me iniciativën e prindërve të qytetit të Dietikonit dhe mësueses së LAPSH-it Valentina Morina. Në inaugurimin e kësaj pike shkollore morën pjesë mësuesja iniciatore së bashku me prindërit dhe fëmijët të cilët do të vijojnë mësimin në gjuhën dhe kulturën amtare. Zonja Morina u foli prindërve dhe fëmijëve për rëndësinë e mësimit në gjuhën shqipe si dhe përparësitë që kanë fëmijët në jetën e tyre kur ata e zotërojnë gjuhën amtare. Ajo i njoftoj të pranishmit edhe me programin shkollor që do të zhvillohet me nxënësit si dhe kohën e mbajtjes së mësimit.


Fëmijët nga ana tjetër ishin të gëzuar në këtë takim mbresëlënës, dhe ishin tejet të interesuar për librat dhe materialin shkollor.


Urojmë të shkoj mbarë e me sukses puna e nisur e LAPSH-it në këtë pikë të re në Dietikon!


Fotot e realizuara nga Lulzim Hasi.


Për LAPSH-in e kantonit të Cyrihut,

Gëzim Kasumaj, nënkryetar

https://www.lapsh-zh.ch/kuadri_mesimor.html




KËTË VIT SHKOLLOR MËSIMIN E FILLOI EDHE NJË PIKË E RE SHKOLLORE

 NË EGLISAU


Sot në Eglisau të kantonit të Cyrihut me iniciativën e LAPSH-it dhe këshillit të prindërve në këtë rajon, u bë hapja solemne e edhe një pike shkollore të mësimit plotësues në gjuhën dhe kulturën amtare.


























Në ceremoninë e hapjes së kësaj pike shkollore, përpos mësueses Afërdita Veliu e cila do të jap mësim në këtë pikë mësimi të gjuhës shqipe, ishte i pranishëm edhe kryetari i LAPSH-it për kantonin e Cyrihu, zotëri Naser Ulaj, sikurse edhe një pjesë e prindërve që dërgojnë fëmijët në këtë shkollë. Kryetari Ulaj mbajti një fjalë të shkurtër rasti mbi rëndësisnë që ka mësimi në gjuhën amtare dhe përfitimet që kanë nxënësit me këtë rast.





























Për prindërit u bë prezentimi i mësueses Afërdita Veli, mësuese me përvojë shumëvjeqare në kuadër të LAPSH-it, e cila poashtu nga prizmi i mësimdhënëses njoftoj prindërit dhe fëmijët me programin shkollor që do të zhvillohet me nxënësit.





























Duke shfrytëzuar këtë mundësi takimi, prindërit zgjodhën edhe kryesinë dhe kryetaren e këshillit të prindërve për këtë rajon, zonjën Aida Isufi. Zonja Isufi u zotua për një intensifikim të mëtejmë të punës me prindër, me qëllim që sa më shumë fëmijë të shkojnë në shkollë për të mësuar gjuhën e tyre amtare.




























E veçanta e këtij takimi ishin vetë fytyrat e buzëqeshura të nxënësëve të cilët gravitojnë në këtë pikë shkollore nga sot e tutje. Ata ishin shumë të interesuar për librat dhe materjalin shkollor në gjuhën shqipe.


Urojmë të shkoj mbarë e me sukses puna e nisur e LAPSH-it në këtë rajon!

Së shpejti do të njoftoheni edhe për hapjen e pikave të tjera të reja në kantonin e Cyrihut.



Për LAPSH-in e kantonit të Cyrihut,

Gëzim Kasumaj, nënkryetar




 LAPSH FILLON ME NJË KLASË TË RE NË GLATFELDEN


Në Glatfelden të Cyrihut sot u hap edhe zyrtarisht shkolla shqipe

Mësuesja Sabahate Krasniqi sot mori ditarin dhe doli para nxënësve shqiptarë në kantonin e Cyrihut, përkatësisht në Glatfelden.























Kjo u mundësua falë hapjes së një pike të re shkollore në kanton, ku nxënësit shqiptarë do të mund të vijojnë mësimet në gjuhën amtare.


Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe kryetari i LAPSH-it për kantonin Cyrih, Naser Ulaj.

“LAPSH zotohet se këtë vit do të jetë një vit të suksesshëm me rritje të numrit të nxënësve”, tha kryetari i LAPSH it për Kantonin e Cyrihut, Naser Ulaj.
























________________________

LAPSH Cyrih | 24.08.2021 |





ASIMILIMI I DHUNSHËM DHE ASIMILIMI “VULLNETAR”

APO MODERN?


Ku është dallimi?


Në historinë e shqiptarëve kemi pasur dhe kemi për fatin tonë të keç, këto dy lloje asimilimesh;


Asimilimi i dhunshëm!

Asimilimi i dhunshëm ndodhur gjatë pushtimeve të ndryshme të etnisë shqiptare në kohë dhe regjione të ndryshme të etnikumit tonë; sot me të madhe dhe me presione të ndryshme shtetërore dhe institucionale, ky asimilim ndodhë në: Greqi, me emigrantët shqiptarë të pas viteve të 90-ta, sikurse edhe në vazhdimësi me shqiptarët-arvanitasit autokton, në Maqedoninë e Veriut, në Serbi si dhe në Mal të Zi. Ky asimilim ka ndodhur dhe ndodhë si rezultat i mos afrimit të qëllimshëm të infrastrukturës shkollore për shqiptarët në këto vende. Greqia nuk do të njoh etninë shqiptare-arvanitase edhe pse vet është vend "evropian" dhe nga shtetet për rreth e sidomos nga Shqipëria këmbëngul vazhdimisht në njohjen e minoritetit grek bile edhe në veri të Shqipërisë, për të cilin kërkon edhe shkollë por edhe financon vet për ta. Të njëjtën gjë ka bërë Maqedonia deri vonë edhe pse ky fenomen nuk ka përfunduar ende: Kujtojmë këtu deklaratën e kryeministrit Zaev i cili tha: "Edhe unë jam shqiptar"!!!. Serbia ka mohuar në vazhdimësi ekzistencën shqiptare. Mjafton të kujtojmë shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit dhe presionit që i nënshtrohen ata sot, për të ikur nga vendet e veta. Këtu hyjnë edhe shqiptarët e Sanxhakut i cili është i ndarë në mes të Serbisë dhe malit të Zi dhe për pasoj terrori e gjenocidi brutal, nga këto dy shtete, këta banorë i quajnë "boshnjak", Atyre u kanë ndërruar emra dhe identitet, edhe pse po të kthen 100 vjet prapa e edhe kur shikon fotografitë e tyre dalin shqiptar me rrënjë e me degë. Ky asimilim sistematik është provuar të bëhet edhe në Kosovë deri në vitet e 70-ta. Nuk e kanë pësuar më mirë as pjesa tjetër e shqiptarëve në Mal të Zi edhe pse ka një përparim të vogël, shumë të vogël që kur Mali i Zi u bë shtet dhe u fut në NATO. Në Turqi është po ashtu një gjendje e mjerë, një pjesë janë turqizuar edhe pse shumë ende e mbajë gjallë identitetin, por shteti turk sikur nuk u ka krijuar atyre mundësi shkollimi e përmes kësaj edhe njohje të identitetit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me arbëreshët në Itali. Kjo është pjesa e dhunshme e asimilimit, miq, dhe këtu duhet të bëhen përpjekje nga shtetet tona që të arrihet një mundësi që këta shqiptarë në këto troje, të cilat na i kanë rrëmbyer fqinjët tanë pas largimit të mbretërisë otomane, apo janë larguar shqiptarë me shumicë për shkak të presionit dhe marrëveshjeve për shpërngulje të shqiptarëve si në Turqi etj., të mund të flasin dhe të shprehen shqip pa frikë si dhe të mund të shkollohen shqip!!!


Asimilimi modern ose “vullnetar”!

Asimilimi modern ose “vullnetar” është një asimilim tjetër që i kanoset qenies sonë kombëtare.


Shqiptarët kanë emigruar nga trojet e tyre në tërë botën, kryesisht në botën perëndimore. Edhe pse ka dallime nga shteti në shtet e këtu duhet përjashtuar shtetet si Greqia, Bullgaria, Rumania, Hungaria e shtetet tjera të lindjes që janë pjesë e bashkimit evropian, por që nuk e stimulojnë mbajtjen e mësimit shqip. Megjithatë në shumicën e shteteve të tjera të bashkimit evropian sikurse në Itali, Francë, Gjermani, Austri, shtetet e Beneluxit, shtetet skandinave, apo në Zvicër e cila nuk është anëtare e bashkimit evropian por edhe në Amerikë, Kanada, Australi etj, nuk bëjnë presion që shqiptarët të mos shkollohen në gjuhën e tyre, përkundrazi këto shtete stimulojnë edhe me infrastrukturë shkollore që të mësohet sa më mirë gjuha e parë, pra shqipja, në mënyrë që më lehtë të mësohet gjuha e dytë apo e tretë e vendit përkatës ku gjenden shqiptarët e emigruar. Një qasje e tillë është e bazuar në kërkimet e shumta shkencore të cilat janë bërë enkas për këtë çështje dhe kanë dalë në përfundimin se përvetësim-mësimi i gjuhës së pare apo gjuhës amtare amtare është bazë për mësimin e gjuhëve të tjera dhe për rrjedhojë fëmijët do të dalin më të suksesshëm.

Po pse vazhdojmë të asimilohemi vullnetarisht në shtetet që stimulojnë prindërit dhe komunitetin shqiptar për t’i dërguar fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare? Shqiptarët për fat të keç nuk e vlerësojnë se sa e rëndësishme është mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët e tyre! Ata duhet ti dërgojnë fëmijët në shkolla ku mësohet shqip jo për t'u mësuar që të flasin, se për ta folur ata do ta flasin disi, sikurse për shembull e flasin shqiptarët e Turqisë, ata të Sanxhakut apo Greqisë, apo edhe të Maqedonisë së Veriut nga pjesa ku nuk ka shkolla shqipe atje. Mërgimtarët duhet t'i dërgojnë fëmijët në shkollimin shqip që të mësojnë të lexojnë, të shkruajnë dhe të kuptojnë shqip. Aty pastaj ata do të mësojnë edhe gjëra, nga kultura, arti, historia, gjeografia dhe vendi prej të cilit vijnë prindërit e tyre.


Mësimi i rregullt në shkollë-pra mësimi i të shkruarit, të lexuarit dhe të kuptuarit shqip-kjo është ideja bartëse e shkollimit të mësimit plotësues për gjuhën shqipe që këtu e 30 vjet. e organizuar, koordinuar dhe vënë në jetë nga LIDHJA E ARSMITARËVE DHE PRINDËRVE SHQIPTARË “NAIM FRASHËRI”, shkurt LAPSH, si p.sh. në Zvicër. Fëmijët që shkojnë në këtë shkollë njohin edhe fëmijë të tjerë nga trevat e ndryshme shqiptare e që është një përparësi edhe më e madhe për ta! Po pse nuk ndodhë kjo ashtu sikurse do të duhej të ndodhte? Arsyet janë të shumta, por injoranca është ajo që për fat të keq nuk jep mundësinë për një mendim të kualifikuar në lidhje me rëndësinë e madhe që ka mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në mërgatë. Në rrugë e qytet, shtëpi mallrash, restorant, pishinë etj., dëgjon biseda ndërmjet prindërve dhe fëmijëve, të cilat biseda zhvillohen ta zëmë gjysmë shqip dhe gjysmë gjermanisht, në këtë rast në vendet gjermanfolëse. Formulimi i tillë i fjalive me disa fjalë nga shqipja dhe disa fjalë nga gjermanishtja, si shembull, krijon huti, dhe çorientim të fëmijëve parashkollor sepse ata me këtë rast nuk dinë të bëjnë dallimin dhe i mësojnë këto fjalë ashtu si u thuhen nga prindërit. Besojmë se e njëjta gjë ndodhë edhe me shqiptarët në vendet të cilat flasin gjuhë të tjera. Kjo shkakton dëme të pariparueshme në të mësuarit e gjuhës amtare ashtu si duhet. Shkenca thotë se fëmijëve duhet t’u flitet vetëm në një gjuhë, fillimisht, p.sh në gjuhën a pare apo të nënës. Kur kjo gjuhë është zënë të tjerat përvetësohen shumë më lehtë. Po si do ta mësojnë këta  fëmijë të pafajshëm, ta flasin gjuhën shqipe kur prindërit t tyre për çështje konformiteti, të pavetëdijshëm apo për arsye të tjera, ua pështjellojnë edhe më shumë duke mos e folur gjuhën si duhet me fëmijët e tyre. Kur u thuhet këtyre prindërve se këtu apo atje ka një shkollë të mësimit plotësues në gjuhën shqipe dhe se atje mund ti dërgojnë fëmijët, atëherë pasojnë arsyetimet si: “Këta po lodhen shumë në shkollën e vendit”, “kanë me shkua në ushtrime në futboll”, “kanë me shkua në boks e sporte tjera”- dhe për pasojë arsimimi shqip është prioriteti i fundit. Kur tematizohet me prindër çështja e të shkuarit në mësimin shqip ka edhe arsyetime si: “Nuk duan të shkojnë në shkollën e të mësuarit shqip” ose “me shkua me zor nuk shkohet”, etj. Për përgjigje në këtë qëndrim indiferent mund të japim shembullin e kombeve tjera të cilët të organizuar i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën e gjuhës amtare deri edhe në 100 km larg nga vendbanimi.

Kombet tjera kujdesen më mire për këtë çështje dhe këtë për një fakt të vetëm: se prapa qëndrojnë shtetet e tyre si Italia, Greqia, Bullgaria, Serbia, Rusia etj nëpërmjet shërbimit të tyre diplomatik, dhe atasheve të tyre të arsimit dhe kulturës të vendosur në këto shërbime në vendet ku kanë emigruar qytetarët e tyre, e të cilët kanë vetëm këtë punë; të identifikojnë qytetarët e tyre dhe t’i orientojnë se ku duhet të shkojnë fëmijët e tyre për të marrua arsimin amtarë.


Sivjet është përvjetori i 30-të i veprimtarisë së LAPSH-it në Zvicër në përgjithësi e në kantonin e Cyrihut në veçanti. LAPSH-i gjatë kësaj periudhe 30 vjeçare ka bërë të mundur funksionimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, pikërisht duke pasur për synim evitimin e asimilimit të fëmijëve tanë dhe harresës së gjuhës shqipe e cila kohëve të fundit e pas zbulimeve të shumta po quhet gjuha e parë. Nëpërmjet këtij institucioni arsimor kanë dal mijëra djem dhe vajza të pajisur me njohurit fillestare të shkrim-leximit, kuptimit të asaj që kanë mësuar dhe janë informuar me elementet bazë të kulturës dhe traditës së prindërve dhe të parëve të tyre. Në Zvicër kemi mjaft të rinj të cilëve në karrierën e tyre u ka ndihmuar edhe njohja e gjuhës shqipe për tu sistemuar në vende pune të mira, si në administrate, drejtësi, sigurime, sistemin shëndetësor etj., dhe neve kjo si LAPSH na bënë të lumtur kur dëgjojmë e kuptojmë për rastet e tilla.

Shumica e nxënësve shqiptar në Zvicër vijnë nga Kosova, pastaj Maqedonia e veriut, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe së fundmi edhe nga Greqia. Shteti i Kosovës për arsye të ndryshme nuk ka mundur ta marr përsipër tërë këtë proces mësimor në tërë botën, gjë që është e kuptueshme, por sigurisht që ka mundur të bëjë më shumë në këtë drejtim qoftë strukturalist, qoftë financiarisht e qoftë në formën e organizimit. LAPSH-i në ç’do takim me korin tone diplomatik si dhe ministrat e dikastereve përkatëse, e ka ngritur këtë çështje por kjo gjithmonë deri më sot ka mbetur vetëm në nivelin e premtimeve dhe mbështetjes vetëm morale. Ka ardhur koha dhe bile e fundit që sektorët përkatës të Republikës sonë nëse jo në tërësi atëherë parcialisht e sidomos aty ku koncentrimi i shqiptarëve në Evropë është i madh të shikojnë mundësinë se si patjetër të stimulohet, dhe kultivohet dashuria tek prindërit dhe fëmijët për të shkuar në mësimin shqip ku ai lejohet dhe stimulohet edhe nga vendet e pritjes sikurse në këtë rast Zvicra, dhe të vë në dispozicion mbështetje së paku të pjesshme financiare për infrastrukturë koordinim dhe organizim të këtij mësimi.


Mërgata shqiptare vërtetë ballafaqohet me sfidat e emigrimit. Këto sfida janë të tipologjive të ndryshme; gjenerata e parë ka sfida që dallohen nga sfidat e gjeneratës së dytë, e ky dallim vazhdon edhe te gjenerata e tretë që ka dallim nga gjenerata e dytë, e kështu me radhë sikurse:


Sfida e identitetit si: Kush jemi ne?

Sfida e integrimit në vendin mikpritës: Si të sillemi ne?

Sfida ndaj asimilimit (humbjes së gjuhës dhe kulturës).

Sfida ndaj globalizmit

Sfida ndaj teknologjisë informative; bota e internetit etj.


Njeriu ynë, për fat të keç është i detyruar të ballafaqohet me sfidat dhe jo për të gjitha sfidat ka një zgjidhje të shpejtë, apo është në dorën e tij se si duhet të veprohet!


Me gjithë vështirësitë, një gjë mërgimtarët tonë në Perëndim e kanë thuajse në dorën e vet. Sfida me identitetin (gjuhën, kulturën) deri diku mund të zbutet nga gjenerata e parë, duke e përcjellë te gjenerata e dytë, e diku-diku edhe te gjenerata e tretë. Cila është kjo gjë? Kjo është mundësia për të dërguar fëmijët (gjeneratën e dytë dhe, të tretën) në mësimin plotësues në gjuhën shqipe – aty ku ai është i organizuar. E aty ku nuk është i organizuar, të bëhen përpjekje për të u organizuar, sepse kjo është një e drejtë elementare e njeriut (fëmijëve), e cila në vendet perëndimore promovohet në parim. Mjafton të organizohen prindërit në vendin ku jetojnë, të kontaktojnë LAPSH-in kantonal apo atë qendror në Zvicër dhe për një kohë të shkurt, klasa është gati për nxënësit e rinj. Vetëm kaq është kjo punë!

E thamë edhe më lartë se fëmijët duhet të dërgohen në mësimin shqip dhe atë jo për të mësuar të flasin, se ata disi do të mësojnë të flasin, por DUHET TË DËRGOHEN ATJE TË MËSOJNË TË SHKRUAJNË, TË LEXOJNË DHE TË KUPTOJNË SHQIP.


Paralelisht me këtë, ata do të marrin njohuri të çmueshme për të ardhmen e tyre, sepse do të mësojnë çështje nga kultura, historia dhe gjeografia e vendeve prej nga vijnë, e ku flitet shqip, me çka përforcohet vetëbesimi dhe identiteti i tyre. Po kështu ata në klasën ku mësohet shqip do të njihen me njëri-tjetrin, pra do të zgjerojnë rrethin e njohjeve, e kjo është një vlerë e çmuar në jetën e njeriut.

Këtë të drejtë, të dashur prindër, e kemi në dorë vetë dhe duhet ta shfrytëzojmë patjetër aty ku mundësitë ekzistojnë.

E tëra kjo duhet bërë që të mos na përfshij asimilimi “vullnetar” modern, sepse është vonë kur gjyshi e nipi nuk mund ta kuptojnë më njëri tjetrin në gjuhën shqipe.


LAPSH, Cyrih

Gëzim Kasumaj

Nënkryetar


Paraqitja e fëmijëve për të mësuar shqip ma klasa e pare:


https://www.lapsh.ch/

https://www.lapsh-zh.ch/index.html

https://www.lapsh-zh.ch/kuadri_mesimor.html

https://www.lapsh-zh.ch/paralelet.html