E-Mail: info@lapsh-zh.ch Bildungsdirektion Kanton Zürich-Volksschulamt Plani mësimor kornizë Informatë për prindër Fletëparaqitje për regjistrim në shkollën shqipe MINISTRIA E ARSIMIT SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË SË KOSOVËS Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë


KONFERENCA KUSHTUAR MËSIMIT PLOTËSUES TË GJUHËS SHQIPE NË ZVICËR



Të dielën më 11 dhjetor, nga ora 14. 00 deri 17. 00, në Cyrih zhvilloi punimet Konferenca për mësimin plotësues në Zvicër.E organizuar nga Kuvendi Shqiptar në Zvicër së bashku me Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë ”Naim Frashër”në  Zvicër.


Tema bosht e Konferencës ishte: Përfshirja e fëmijëve shqiptarë në mësimin plotësues të gjuhës shqipe, gjendja e tanishme jo kënaqshme vetëm një numër i vogël i nxënësve shqiptarë ndjekin mësimin shqip dhe perspektivat në lidhje me nevojën e angazhimit për senzibilizimin, ndërgjegjësimin e prindërve për ta përkrahur mësimin plotësues të gjuhësh shqipe.

Qellimi i konferencës ishte të jepet një kontribut për të përmirësuar gjendjen e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, të shtohet kontributi për mes bashkpunimit me Institucionet shtetërore shqiptare, atyre zvicerane mes LAPSH-it, Kuvendit Shqiptar në Zvicër etj.


Synimet dhe dobia e Konferencës janë kualifikimi dhe shkëmbim përvojash midis ekspertësh të ndryshëm nga hapësirat e mërgatës shqiptare në Zvicër; kërkimi i faktorëve rritje e ndërgjegjësimit për problemet e tematizuara, krijim i një rrjeti dhe të një baze për veprimtari të mëtejshme në dobi të rritjes së numrit të nxënësve në mësimin plotësues të gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në Zvicër. Konferenca u mbajt në shqip dhe gjermanisht, ishte e hapur.

 

Përgjegjës për organizimin e konferencës ishin: Avni Binaku, – nënkryetar i KSHZ, veprimtar i dalluar, dhe Nexhat Maloku, mësues me përvojë, ka dhënë kontribut në organizimin e mësimit plotësues, aktualisht kryetar i LAPSH-it.

Konferenca u drejtua nga Avni Binaku dhe pati këtë rrjedh pune: Fjalë hyrëse nga LAPSH dhe KSHZ.


Avni Binaku nënkryetar i KSHZ, paraqiti temën  ”Ideja dhe arsyeja e organizimit të Konferencës...”  Me bindjen se kjo Konferencë, si me tematikën e saj, ashtu edhe me prurjet konkrete nga kumtesat, referimet dhe diskutmet, paraqesin inters bashkëpunimi ndër ne dhe sidomos paraqesin ndihmesa në qarqet arsimore të mësimit plotësues të gjuhës shqipe.


Markus Truniger, drejtor për pedagogji ndërkulturore i Drejtorisë së Arsimit për Kantonin e Cyrihut me kumtesën: ”Mësimi plotësues në gjuhët e komuniteteve në Kantonin e Cyrihut, roli dhe rëndësia e këtij mësimi.” “Zvicra është vendi i shumë gjuhëve dhe paraqet një potencial për shoqërinë zvicerane. Megjithatë, për institucionet arsimore gjuha e migracionin mbetet si prioritet i katërt”, tha Turniger. Kantoni i Cyrihut mundëson që mësimi i shqipes të zhvillohet në objektet shkollore zvicerane, përgjegjësinë për organizimin e kurseve në gjuhën shqipe e ka LAPSH-i.


Nexhat Maloku: Kumtesën ”Shkolla shqipe e mësimit plotësues në Zvicër, sukseset, sfidat dhe synimet e saj”. Prej saj po shkëpusim disa shqyrtimeve dhe konkluzioneve kryesore:” Fati i shkollës shqipe është i mishëruar me historinë e Kosovës. Ajo lindi dhe u krijua nën emrin e shqiptarëve në mërgim. Shkolla e parë shqipe u hap në vitin 1990 në Glarus. Atëherë kur në Kosovë sundonte regjimi serb, në Zvicër rritej numri i mërgimtarëve shqiptarë, pas të mëdhenjëve u detyruan të marrin rrugën e mërgimit edhe më të vegjlit – fëmijët. Dhe qëllimi i mësimit plotësues ishte përgatitja  e fëmijëve për kthim në atdhe...  Numri i nxënësve në SHSHMP ka ngritje dhe rënie. Psh. Në vitin shkollor 1995/96 mësimin e vijuan 6000 nxënës, puna përmes LAPSH-it ka vazhduar pandërprer, kohëve të fundit numri fëmijëve është zgoluar aktualisht shkolla shqipe ka 1812 nxënës. Faktorë të kësaj gjendje jo të kënaqshme janë të ndryshëm por dy janë kryesore a) Mos institucionalizimi nga Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe b) Mosinteresimi i prindërve për dërgimin e fëmijëve në shkollat me mësim plotësues edhe në rastet kur ekzistojnë kushtet e mundësitë, me arsyetime nga më të ndryshmet dhe më banalet. Por, është detyrë e çdo prindi që të kuptoi rëndësinë e mësimit të gjuhës amtare- shqipe në shkollë se shkolla për ta është hapur dhe i mirëpret të gjithë fëmijët padallim.”


Melani Alilaj pjesëmarrëse nga brezi i ri studente në Shkollën e Lartë Pedagogjike foli për temën ”Përvoja ime si nxënëse e shkollës shqipe të mësimit plotësues.” potencoi rolin dhe vlerën e gjuhës amtare në mësimin e gjuhës shqipe.

Konferenca u drejtohej.


Përfaqësueseve të Institucioneve shtetërore të RP Kosovës dhe Ambasadorëve: RP Shqipërisë, RP Kosovë, RP Maqedonisë në Zvicër, ekspertëve zviceran nga fusha arsimore, mësimdhënësve të LAPSH-it, prindërve, anëtarëve të brezit të ri të mërgimit shqiptar në Zvicër.  


Konferencën e përshëndeten: Ambasadorja e RP së Kosovës në Bernë znj Nezane Breca, shfaqi gatishmërinë për të ndihmuar mësimin plotësues të gjuhës shqipe.  Ambasadori i RP Shqipërisë z. Ilir Gjoni, pohoi se ka një marrëveshje mes TVSH Tiranës dhe Prishtinës për të siguruar një kanal të veçantë për mësimin plotësues. Ministri i Diasporës z. Valon Murati. Ishte i pranishëm z. Nuhi Gashi MASHT Kosovë - përgjegjës për MP në diasporë.


Në fjalën e tij z. Valon Murati - Ne jem duke u munduar për ta institucionalizuar dhe vu në binar mësimin plotësues në tërë diasporën, vitin e kaluar kemi lidhur një marrëveshje të rëndësishme me Shqipërinë për mësimin shqip në diasporë, tekstet mësimore do të vazhdojmë të ua dërgojmë edhe në të ardhmen, tha ndër të tjera ai.


Një pikë e veçantë: Diskutim i perspektivave të përkrahjes së mësimit plotësues të gjuhës shqipe, kontributi nga LAPSH- KSHZ dhe institucione tjera. Të shtrohet nevoja e një marrëveshje midis dy shoqatave LAPSH-it dhe KSHZ për bashkëpunim në fushën e zhvillimit të arsimit shqip në diasporën shqiptare në Zvicër.


Të jepet një kontribut për të përmirësuar organizimin sa më të mirë për MP .


Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm në lëvizjen arsimore të gjuhës shqipe në diasporën shqiptare në Zvicër, që pasqyron përpjekjet arsimore e kulturore kundër asimilimit deri në institucionalizimin e SHSHMP.


_______________________

LAPSH Cyrich | 12.12.2016 |