E-Mail: info@lapsh-zh.ch Bildungsdirektion Kanton Zürich-Volksschulamt Plani mësimor kornizë Informatë për prindër Fletëparaqitje për regjistrim në shkollën shqipe MINISTRIA E ARSIMIT SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË SË KOSOVËS Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë



LIDHJA E ARSIMTARËVE DHE PRINDËRVE SHQIPTAR PËR KANTONIN E CYRIHUT SHËNOI SOLEMNISHT 100 VJETORIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË


Në Bylah afër Cyrihut mijëra nxënës dhe prindër kishin ardhur për të kremtuar së bashku ditën e flamurit, 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.


Salla e madhe në Bylah ditën e Diel të 25 Nëntorit 2012 ishte shumë e vogël që të zënë vend të gjithë ata nxënës, prindër dhe bashkatdhetarë që kishin ardhur për të ndjekur programin kulturor artistik shkollave shqipe të kantonit të Cyrihut, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë  të cilin e kishin organizuar  Lidhja e Arsimtarëve dhe prindërve Shqiptar për kantonin e Cyrihut.


Udhëheqësit e programit mësuesit Elfete Hasi dhe Naser Ulaj  pasi që uruan të pranishëmve  ditën e Flamurit dhe 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, z. E. Hasi na përkujtoi se 100 vjetori i pavarësisë për popullin Shqiptarë ishte emblema dhe pasaporta e gjithë Shqiptarëve në trojet e tyre shekullore, kurse z. N. Ulaj vazhdoi duke thënë uroj që synim i yni pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës, tash ti vijë radha edhe ngritjes së flamurit gjithë kombëtarë në Nëntorin e tretë, për një pavarësi të përbashkët, në një flamur dhe një Shqipëri të bashkuar.


Në vazhdim në emër të LAPSH-së për K. Cyrih foli Hasan Spahiu, kryetar i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit qe ishin mbledhur në këtë darsëm të madhe me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe përshkroi një rrugëtim të historisë së vështirë të popullit tonë gjer të kjo ditë e madhe e këtij përvjetori të lavdishëm.


Pastaj të pranishmit i përshëndeten edhe shumë të tjerë si z. Hamzë Morina kryetar i LAPSH-së për Zvicër, z. Nuhi Gashi përfaqësues i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nga Kosova, z. Arif Demolli shkrimtar nga Kosova, z. Sali Sefa Konsull i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, dhe shumë të tjerë.


Moderatorët e programit Naser Ulaj dhe Elfete Hasi përshëndetën falënderuan sponsorët si: Restoranti me muzikë shqipe LIVE- Dodge City në Zofingen, Kompania e Sigurimeve KULLA Group me seli në Dietlikon, EniFinanc, Auto Shkolla Pacolli me seli në Cyrih, A.D.E. Bauspenglerei me seli në Dietikon, Luma Bedachungen me seli në Cyrih – Orlikon, Agjencia e udhëtimeve Arsimi Kompani me seli në Kreuzlingen , Garazha Allemoos seli në Cyrih ndërsa sponsor medial TungCH dhe RTK.


Këta sponsor me ndihmën dhe përkrahjen e tyre LAPSH-së, po tregojnë se e çmojnë dhe e vlerësojnë artin dhe kulturën që promovojmë ne me fëmijët tanë jashtë atdheut. Mysafir të kësaj feste ishtin edhe SHKA Vatra nga Bylahu. Një falënderim të veçantë shtetin Zviceran, dhe drejtorisë së arsimit të Cyrihut të cilët kanë një bashkëpunim të mirë me Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar në mbarëvajtjen e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.


Moderatorët znj. E. Hasi dhe z. N. Ulaj  prezantuan pikat e programit të nxënësve i cili ishte i pasur me shumë recitale, vjersha , këngë, valle dhe pjesë teatrale të cilat kryesisht i kushtoheshin 100 vjetorit, pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemalit, Isa Boletinit e shumë e shumë patriotëve të tjerë që i kontribuan çështjes shqiptare. Programi artistik paraqitej në blloqe duke prezantuar aktivitetin e nxënësve dhe punën me përkushtim të arsimtarëve të tyre. Programin me nxënës e begatoi edhe grupi i fëmijëve nga Shoqëria Kulturore Artistike nga Bylahu të cilët vallëzuan disa valle të bukura shqipe.


Programi u përcjellë me shumë interes nga prindërit të cilët shumë nga ata mundoheshin të regjistronin me kamera dhe fotoaparatet e tyre recitalet dhe vjershat të interpretuara nga fëmijët e tyre, në fytyrat e tyre shihej një gëzim i pa përshkruar gjatë gjithë programit.


Pas programit me nxënës filloi pjesa tjetër e programit me muzikë LIVE nga këngëtarët Adelina Pireva, Bujari I vogël dhe Besarta Reshani të cilat i ftuan të pranishmit që të ju bashkohen ne vallëzim dhe të festojnë së bashku këtë ditë të madhe për popullin shqiptar.


Prindër, nxënës dhe mysafir të tjerë, vallëzuan të bashkuar nën tingujt e muzikës shqipe deri në orët e vona të mbrëmjes .



________________________________

  Me 25 Nëntor 2012 | LAPSH - Cyrih |