Plani mësimor kornizë Informatë për prindër Fletëparaqitje për regjistrim Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë

Donacionet & Anëtarsimi

  


Shkolla shqipe e mësimit plotësues „Naim Frashëri“ për Kantonin e Cyrihut është një bashkësi sociale në të cilën të gjithë ndjehen mirë.

Ne ndjekim një bashkëpunim konstruktiv. Ne punojmë në një klimë të hapur.

Për ne janë shumë të rëndësishme respekti dhe ndihma e ndërsjellë.

Mësueset tona, mësuesit tanë, ndjekin bashkërisht qëllimet pedagogjike. Bazë për këtë kemi Kurrikulën e MASHT të Kosovës si dhe Planin mësimor kornizë për Kantonin e Cyrihut

Përkrahja individuale dhe sociale e nxënësve në mësimin plotësues, është për ne mësimdhënësit, me rëndësi parësore.

Mësimdhënësit tanë zhvillojnë një mësim i cili është i lidhur me aktualitetin dhe i drejtuar nga suksesi.

Një rëndësi e veçantë i kushtohet kreativitetit dhe organizimit të aktiviteteve të lira.

Ne i integrojmë të gjithë fëmijët pa marrë parasysh prejardhjen e tyre, statusin, religjionin, aftësitë e tyre individuale dhe gjendjen e tyre gjuhësore.

 Ne zhvillohemi edhe me tutje si një shkollë e përparuar

- Mësimdhënësit konfrontohen me ide dhe forma të reja mësimore

- Mësimdhënësit përgatiten për punën e tyre në kuadër të këshillit të arsimtarëve, e reflektojnë atë me nxënësit në klasat e mësimit plotësues dhe përsëri në këshill.

- Mësimdhënësit ndjekin seminare për arsimim të mëtejshëm, si në Cyrih ashtu edhe në Kosovë.

 Ne punojmë në një kulturë shkollore në të cilën janë të përfshirë të gjithë

- Mësimdhënësit i përkrahin marrëdhëniet e nxënësve me tyre

- Mësimdhënësit bashkëpunojnë me mësimdhënësit zviceran të klasave të rregullta si dhe me personelin tjetër shkollor.

- Mësimdhënësit marrin pjesë aktive në projekte të ndryshme që kanë të bëjnë edhe me mësimin plotësues si QUIMS etj.

- Në rast të konflikteve,  duke pasur parasysh përbërjen heterogjene të klasave, ne punojmë ashtu që ato t’i zgjidhim në mënyrë paqësore.

- Prindërit janë të përfshirë në mënyrë aktive në shkollën shqipe.

- Mësimdhënësit i ndihmojnë prindërit dhe personelin mësimor zviceran në rast nevoje për të mundësuar një bashkëpunim sa më kualitativ.

 Ne jemi një shkollë e strukturuar

- Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „N. Frashëri“ për Kantonin e Cyrihut është e organizuar në mënyrë eficiente.

- Mbajmë kontakte me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës, me LAPSH në nivel të Zvicrës si dhe me shkollat tjera shqipe të mësimit plotësues në mërgatë.

- Bashkëpunojmë ngushtë me strukturat udhëheqëse të Kantonit të Cyrihut, të cilat janë bashkëpërgjegjëse për mësimin plotësues, jemi edhe vetë të përfaqësuar në to përmes komisioneve të ndryshme, marrim në shfrytëzim klasat dhe mjetet mësimore për zhvillimin e mësimit duke i respektuar të drejtat dhe detyrimet të cilat dalin nga Rregullorja për kurset e gjuhës dhe kulturës së atdheut, për Kantonin e Cyrihut.

- Ne vëmë kohë të mjaftueshme në dispozicion për të realizuar idetë tona udhëheqëse.

 | LAPSH Cyrih |


   Idetë tona udhëheqëse  

   

                                                                                                           

 




MINISTRJA ARBËRIE NAGAVCI TAKOHET ME KRYETARIN E LAPSH-IT TË KANTONIT TË CYRIHUT Z. NASER ULAJ

Bern, 13 shtator 2021

Ministrja kosovare e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, po qëndron për një vizitë në Zvicër.Nagavci ka takuar sot në Bern Naser Ulajn, kryetarin e LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Cyrihut, njëherësh dhe anëtar i Kryesisë në nivel të Zvicrës. Ulaj e ka informuar ministren për gjendjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.

LAPSH MORI PJESË NË JAVËN KULTURORE SHQIPTARE NË CYRIH

Zürich, 3 tetor 2021


Sot ishte dita e tretë e javës kulturore shqiptare në Cyrih, organizuar nga Kuvendi shqiptarë në Zvicër në bashkëpunim me Shoqatat shqiptare në Zvicër, e në këtë kuadër edhe me Lidhjen e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë (LAPSH) në Zvicër sikurse edhe me Lidhjen e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë në kantonin e Cyrihut.



LAPSH «N. FRASHËRI» NË ZVICËR, ORGANIZOJ MANIFESTIMIN JUBILARË

30 VJETORIN E PUNËS SË MËSIMIT PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE



Festa e 30 vjetoritSot në Küttingen të Zvicrës, u realizua manifestimi i 30 vjetorit të punës së LAPSH-it në Zvicër.

Nën organizimin e LAPSH-it qendror në nivel të shtetit zviceran, si dhe mbështetjen e 14-të LAPSH-ëve kantonale, ky jubile pune prej tri dekadash u shfaq sot para publikut shqiptarë dhe atij vendas.

Për të nderuar 30 vjetorin e punës, nderoj me praninë e saj Ministrja e Arsimit të Republikës së Kosovës, z. Arbërije Nagavci, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër z. Sami Ukelli, koordinatori i parë i shkollave shqipe të pavarura të mësimit plotësues në mërgatë z. prof. Meriman Braha.

LAPSH CYRIH FESTOJ TRI FESTA-15 VJETORIN E SHPALLJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS SI DHE FESTAT E 7 & 8 MARSIT


Salla në Bülach të Cyrihut, ishte mbushur përplot me bashkatdhetarë nga të gjitha trojet shqiptare që kishin ardhur në këtë manifestim. LAPSH falënderon donatorët tanë nga zemra për mbështetje në vazhdimësi në manifestimin tona. Pas daljes së nxënëseve në skenë u ekzekutuan himnet tona kombëtare, me një duartrokitje nga publiku i pranishëm.

Festat e Marsit 2023

Informacione

Pas një pune disamujore dhe sidomos një pune intensive të javëve të fundit, më në fund kemi finalen e kërkuar nga të gjithë: bërjen në një të dy subjekteve që ofrojnë mësim plotësues në Gjuhën dhe Kulturën e Atdheut (GJKA).

Kësaj marrëveshjeje i parapriu së fundmi edhe një takim i djeshëm i Kryesisë së LAPSH «Naim Frashëri» për Kantonin e Cyrihut- një ndër LAPSH-et më të mëdha dhe më të organizuara në tërë Zvicrën dhe shembull model se si punohet organizativisht dhe strukturalisht, në Würenlos, me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, zonjën Arbërie Nagavci.

Institucionalizimi i mësimit në gjuhën dhe kulturën amtare në Diasporë – Zvicër, LAPSH «Naim Frashëri» nga Kantoni i Cyrihut mori pjesë në punëtorinë dyditore të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës si dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Republikës së Kosovës, i cili u zhvillua nën përkujdesjen e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih.



Informacione

SEMIARI I MBAJTUR PËR MËSIMDHEËNËSIT E MËSIMIT PLOTËSUES NË ZVICËR



NËNSHKRUHET MARRËVESHJA NË MES TË LAPSH & ABC






NË FUSHËN SPORTIVE HEERENSCHÜRLI ZÜRICH U MBAJT TURNIRI I FUTBOLLIT ME NXËNËSIT E SHKOLLËS SHQIPE TË K. TË CYRIHUT


LAPSH-i «Naim Frashëri» i kantonit të Cyrihut organizon turnir në futboll për nxënësit shqiptarë të cilët ndjekin mësimin në gjuhën dhe kulturën amtare shqipe në qendrën sportive «Heerenschürli» në Cyrih, ku për nderë të ditës ndërkombëtare të fëmijëve, nga LAPSH «Naim Frashëri» për kantonin e Cyrihut, u organizua turnir në futboll për nxënësit që shkojnë në mësimin shqip të organizuar nga LAPSH.























Manifestimi i LAPSH-it «Naim Frashëri»-Zürich, me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit



Lidhja e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë «Naim Frashëri»-LAPSH, për kantonin e Cyrihut, kishte organizuar dhe ftuar për të mbajtur sot manifestimin e 28 nëntorit-Ditës së Flamurit dhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.


Salla në Winterthur  Töss për këtë manifestim, ishte e vogël për të zënë të gjithë ata bashkatdhetarë nga të gjitha trojet shqiptare që kishin ardhur në këtë manifestim.

Mbajtja e këtij manifestimi është mbështetur nga MPJD e Republikës së Kosovës-Departamenti i Diasporës dhe Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në njërën anë, si dhe sponsorët e LAPSH-it-çoftë subjekte juridike (Firma) çoftë subjekte fizike (Persona privat), prindërit e nxënësve që vijojnë mësimin shqip në shkollat tona, ish-prindër dhe dashamirë e mbështetës tjerë të LAPSH-it.

Informacione

GJUHA SHQIPE ËSHTË NJË AMANET KOMBËTAR PËR FËMIJËT E DIASPORËS


Kështu u tha në Kuvendin e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë

“Naim Frashëri” në Cyrih


Glattbrugg, Cyrih | 6 Prill 2025


Më 6 prill 2025, në qytetin e Glattbruggut të Cyrihut, në një atmosferë pune u mbajt kuvendi i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë  « Naim Frashëri» për kantonin e Cyrihut, një

nga ngjarjet më domethënëse të diasporës shqiptare në Zvicër gjatë këtij viti.


Aktivitete

TURNIRI TRADICIONAL 2025 ME NXËNËSIT E SHKOLLËS SHQIPE I ORGANIZUAR NGA  LAPSH PËR KANTONIN E CYRIHUT


15 Qershor 2025, Zürich

Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, në qendrën sportive Heerenschürli në Cyrih, u mbajt turniri i tradicional «Turniri 2025» me nxënësit e shkollës shqipe i organizuar nga LAPSH për kantonin e Cyrihut, ku morën pjesë plot 14 ekipe nga 20 pika shkollore. Ky aktivitet jo vetëm

që solli emocionet e lojës, por ishte si një festë për sportin, kulturën dhe bashkimin e mërgatës shqiptare.



Nx. e diplomuar 24/25

DIPLOMIMI I GJENERATËS SË 28-TË NË SHKOLLËN SHQIPE LAPSH CYRIH

Rümlang ZH, 5 korrik 2025

Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, u diplomua gjenerata e 28-të e nxënësve të shkollës shqipe LAPSH Cyrih. Ceremonia u zhvillua në lokalet e RINORA 4, ku 22 nxënës morën dëftesat në praninë e prindërve, mysafirëve të ftuar dhe përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Cyrih.





CYRIHU NDERON PROFESOR NASER ULAJN PËR 25 VITE SHËRBIM DHE KONTRIBUT TË JASHTËZAKONSHËM NË ARSIM


NGA: DASHNIM HEBIBI 

Shkrime

Cyrih, shtator 2025 – Me rastin e 25-vjetorit të punës si mësimdhënës në qytetin e Cyrihut, profesor Naser Ulaj, kryetar i LAPSH-it në Cyrih, u nderua nga vetë presidentja e shkollave të qytetit, znj. Katrin Wüthrich, me një dhuratë të veçantë: një pikturë historike e Cyrihut që daton nga viti 1850.


Profesor Ulaj, i cili shërben si asistent në shkollën zvicerane dhe gëzon respekt të lartë profesional, u vlerësua jo vetëm për kontributin e tij personal, por edhe si përfaqësues i denjë i komunitetit shqiptar në Zvicër.


Ceremonia u zhvillua në vendin e tij të punës, duke reflektuar respektin e institucioneve zvicerane ndaj figurave që për dekada kanë dhënë ndihmesë në jetën arsimore, kulturore dhe shoqërore të Cyrihut.