Bildungsdirektion Kanton Zürich-Volksschulamt Plani mësimor kornizë Informatë për prindër Fletëparaqitje për regjistrim MINISTRIA E ARSIMIT SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË SË KOSOVËS Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë



Donacionet & Anëtarsimi

  


Shkolla shqipe e mësimit plotësues „Naim Frashëri“ për Kantonin e Cyrihut është një bashkësi sociale në të cilën të gjithë ndjehen mirë.

Ne ndjekim një bashkëpunim konstruktiv. Ne punojmë në një klimë të hapur.

Për ne janë shumë të rëndësishme respekti dhe ndihma e ndërsjellë.

Mësueset tona, mësuesit tanë, ndjekin bashkërisht qëllimet pedagogjike. Bazë për këtë kemi Kurrikulën e MASHT të Kosovës si dhe Planin mësimor kornizë për Kantonin e Cyrihut

Përkrahja individuale dhe sociale e nxënësve në mësimin plotësues, është për ne mësimdhënësit, me rëndësi parësore.

Mësimdhënësit tanë zhvillojnë një mësim i cili është i lidhur me aktualitetin dhe i drejtuar nga suksesi.

Një rëndësi e veçantë i kushtohet kreativitetit dhe organizimit të aktiviteteve të lira.

Ne i integrojmë të gjithë fëmijët pa marrë parasysh prejardhjen e tyre, statusin, religjionin, aftësitë e tyre individuale dhe gjendjen e tyre gjuhësore.

 Ne zhvillohemi edhe me tutje si një shkollë e përparuar

- Mësimdhënësit konfrontohen me ide dhe forma të reja mësimore

- Mësimdhënësit përgatiten për punën e tyre në kuadër të këshillit të arsimtarëve, e reflektojnë atë me nxënësit në klasat e mësimit plotësues dhe përsëri në këshill.

- Mësimdhënësit ndjekin seminare për arsimim të mëtejshëm, si në Cyrih ashtu edhe në Kosovë.

 Ne punojmë në një kulturë shkollore në të cilën janë të përfshirë të gjithë

- Mësimdhënësit i përkrahin marrëdhëniet e nxënësve me tyre

- Mësimdhënësit bashkëpunojnë me mësimdhënësit zviceran të klasave të rregullta si dhe me personelin tjetër shkollor.

- Mësimdhënësit marrin pjesë aktive në projekte të ndryshme që kanë të bëjnë edhe me mësimin plotësues si QUIMS etj.

- Në rast të konflikteve,  duke pasur parasysh përbërjen heterogjene të klasave, ne punojmë ashtu që ato t’i zgjidhim në mënyrë paqësore.

- Prindërit janë të përfshirë në mënyrë aktive në shkollën shqipe.

- Mësimdhënësit i ndihmojnë prindërit dhe personelin mësimor zviceran në rast nevoje për të mundësuar një bashkëpunim sa më kualitativ.

 Ne jemi një shkollë e strukturuar

- Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „N. Frashëri“ për Kantonin e Cyrihut është e organizuar në mënyrë eficiente.

- Mbajmë kontakte me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës, me LAPSH në nivel të Zvicrës si dhe me shkollat tjera shqipe të mësimit plotësues në mërgatë.

- Bashkëpunojmë ngushtë me strukturat udhëheqëse të Kantonit të Cyrihut, të cilat janë bashkëpërgjegjëse për mësimin plotësues, jemi edhe vetë të përfaqësuar në to përmes komisioneve të ndryshme, marrim në shfrytëzim klasat dhe mjetet mësimore për zhvillimin e mësimit duke i respektuar të drejtat dhe detyrimet të cilat dalin nga Rregullorja për kurset e gjuhës dhe kulturës së atdheut, për Kantonin e Cyrihut.

- Ne vëmë kohë të mjaftueshme në dispozicion për të realizuar idetë tona udhëheqëse.

 | LAPSH Cyrih |


   Idetë tona udhëheqëse  

   

                                                                                                           

 




KONFERENCA KUSHTUAR MËSIMIT PLOTËSUES TË GJUHËS SHQIPE NË ZVICËR

Tema bosht e Konferencës ishte: Përfshirja e fëmijëve shqiptarë në mësimin plotësues të gjuhës shqipe, gjendja e tanishme jo kënaqshme vetëm një numër i vogël i nxënësve shqiptarë ndjekin mësimin shqip dhe perspektivat në lidhje me nevojën e angazhimit për senzibilizimin, ndërgjegjësimin e prindërve për ta përkrahur mësimin plotësues të gjuhësh shqipe.

                             

ALBINFO - INTERVISTA ME KRYETARIN E LAPSH-IT PËR KANTONIN E CYRIHUT NASER ULAJ

MINISTRJA ARBËRIE NAGAVCI TAKOHET ME KRYETARIN E LAPSH-IT TË KANTONIT TË CYRIHUT Z. NASER ULAJ

Bern, 13 shtator 2021

Ministrja kosovare e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, po qëndron për një vizitë në Zvicër.Nagavci ka takuar sot në Bern Naser Ulajn, kryetarin e LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Cyrihut, njëherësh dhe anëtar i Kryesisë në nivel të Zvicrës. Ulaj e ka informuar ministren për gjendjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.

LAPSH MORI PJESË NË JAVËN KULTURORE SHQIPTARE NË CYRIH

Zürich, 3 tetor 2021


Sot ishte dita e tretë e javës kulturore shqiptare në Cyrih, organizuar nga Kuvendi shqiptarë në Zvicër në bashkëpunim me Shoqatat shqiptare në Zvicër, e në këtë kuadër edhe me Lidhjen e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë (LAPSH) në Zvicër sikurse edhe me Lidhjen e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë në kantonin e Cyrihut.



LAPSH «N. FRASHËRI» NË ZVICËR, ORGANIZOJ MANIFESTIMIN JUBILARË

30 VJETORIN E PUNËS SË MËSIMIT PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE



Festa e 30 vjetoritSot në Küttingen të Zvicrës, u realizua manifestimi i 30 vjetorit të punës së LAPSH-it në Zvicër.

Nën organizimin e LAPSH-it qendror në nivel të shtetit zviceran, si dhe mbështetjen e 14-të LAPSH-ëve kantonale, ky jubile pune prej tri dekadash u shfaq sot para publikut shqiptarë dhe atij vendas.

Për të nderuar 30 vjetorin e punës, nderoj me praninë e saj Ministrja e Arsimit të Republikës së Kosovës, z. Arbërije Nagavci, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër z. Sami Ukelli, koordinatori i parë i shkollave shqipe të pavarura të mësimit plotësues në mërgatë z. prof. Meriman Braha.

LAPSH CYRIH FESTOJ TRI FESTA-15 VJETORIN E SHPALLJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS SI DHE FESTAT E 7 & 8 MARSIT


Salla në Bülach të Cyrihut, ishte mbushur përplot me bashkatdhetarë nga të gjitha trojet shqiptare që kishin ardhur në këtë manifestim. LAPSH falënderon donatorët tanë nga zemra për mbështetje në vazhdimësi në manifestimin tona. Pas daljes së nxënëseve në skenë u ekzekutuan himnet tona kombëtare, me një duartrokitje nga publiku i pranishëm.

Festat e Marsit 2023

NË WINTERTHUR LAPSH PËR KANTONIN E CYRIHUT KREMTOJ FESTËN

E 28 NËNTORIT

Festa e 30 vjetorit


Informacione

Pas një pune disamujore dhe sidomos një pune intensive të javëve të fundit, më në fund kemi finalen e kërkuar nga të gjithë: bërjen në një të dy subjekteve që ofrojnë mësim plotësues në Gjuhën dhe Kulturën e Atdheut (GJKA).


Kësaj marrëveshjeje i parapriu së fundmi edhe një takim i djeshëm i Kryesisë së LAPSH «Naim Frashëri» për Kantonin e Cyrihut- një ndër LAPSH-et më të mëdha dhe më të organizuara në tërë Zvicrën dhe shembull model se si punohet organizativisht dhe strukturalisht, në Würenlos, me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, zonjën Arbërie Nagavci.

Institucionalizimi i mësimit në gjuhën dhe kulturën amtare në Diasporë – Zvicër, LAPSH «Naim Frashëri» nga Kantoni i Cyrihut mori pjesë në punëtorinë dyditore të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës si dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Republikës së Kosovës, i cili u zhvillua nën përkujdesjen e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih.



Informacione

SEMIARI I MBAJTUR PËR MËSIMDHEËNËSIT E MËSIMIT PLOTËSUES NË ZVICËR



NËNSHKRUHET MARRËVESHJA NË MES TË LAPSH & ABC






LAPSH CYRIH FESTOJ 28 NËNTORIN-DITËN E FLAMURIT DHE 30 VJETORIN E PUNËS SË LAPSH "NAIM FRASHËRI" PËR KANTONIN E CYRIHUT

NË FUSHËN SPORTIVE HEERENSCHÜRLI ZÜRICH U MBAJT TURNIRI I FUTBOLLIT ME NXËNËSIT E SHKOLLËS SHQIPE TË K. TË CYRIHUT


LAPSH-i «Naim Frashëri» i kantonit të Cyrihut organizon turnir në futboll për nxënësit shqiptarë të cilët ndjekin mësimin në gjuhën dhe kulturën amtare shqipe në qendrën sportive «Heerenschürli» në Cyrih, ku për nderë të ditës ndërkombëtare të fëmijëve, nga LAPSH «Naim Frashëri» për kantonin e Cyrihut, u organizua turnir në futboll për nxënësit që shkojnë në mësimin shqip të organizuar nga LAPSH.




DIPLOMIMI I NXËNËSVE 2024 TË MËSIMIT PLOTËSUES TË LAPSH-SË NË GJUHËN SHQIPE NË KANTONIN E CYRIHUT

Nx. e diplomuar 23/24

Të dashur nxënës, prindër, mësuese dhe mësues


Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2024/2025, ju përcjell nga zemra urimet më të ngrohta për një vit të mbushur me suksese, përparim dhe momente të paharrueshme! Qoftë ky një vit i mbarë, i pasur me frymëzim, energji dhe arritje të reja.

Nxënësve u uroj që ky vit të sjellë një pasurim me njohuri të reja dhe suksese, ndërsa prindërit i falënderoj për mbështetjen e palodhshme dhe përkushtimin për mbarëvajtjen e mësimit në gjuhën shqipe, roli juaj është i pazëvendësueshëm në suksesin e fëmijëve tuaj.

Një falënderim të veçantë për mësueset dhe mësuesit e shkollës shqipe LAPSH Cyrih për përkushtimin dhe kontributin e tyre të pashoq në edukimin e brezave të rinj që po rriten jashtë atdheut, kontributi juaj është thelbësor në ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe kulturës sonë.


Uroj të jetë një vit shkollor i mbarë dhe plot suksese për të gjithë!


Naser Ulaj-Kryetar i LAPSH Cyrih