Plani mësimor kornizë Informatë për prindër Fletëparaqitje për regjistrim Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë

Donacionet & Anëtarsimi

Sponsorët

Antarësimi i biznesëve

Praxis Dr. Xhafer Sadiku

Thalwil

Dach 2000 GmbH

Donacionet & Anëtarsimi

Antarësimi i përsonave

01. N. Ulaj - LAPSH

02. G. Kasumaj - LAPSH

03. A. Veliu- LAPSH

04. E. Hasi - LAPSH

05. D. Haziraj - LAPSH

06. L. Hasi - LAPSH

07. R. Shabani - LAPSH

08. S. Krasniqi - LAPSH

09. F. Bajrami - LAPSH

10. N. Shashivari - LAPSH

11. D. Maloku - LAPSH

12. Xh. Murina Embrach

13. B. Maralushaj Glattbrugg

14. Xh. Morina Winterthur

15. I. Omaj Wallisellen

17. A. Morina Dietikon

18. B. Sabriu Bülach

19. V. Rexha Zürich

20. Z. Zuka Winterthur

21. Xh.Tahiri Oberhasli

22. B. Kajtazi Horgen

23. S. Husaj Embrach

24. I. Sabani Benglen

25. M. Hasi Pfungen

26. B. Hasi Pfungen


FALËNDERIM PUBLIK

NGA LIDHJA E ARSIMTARËVE DHE PRINDËRVE SHQIPTARË NË KANTONIN E CYRIH-UT



Të nderuar përfaqësues/ese të ndërmarrjeve shqiptare, të dashur prindër në kantonin e Cyrihut


Lidhja e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë në kantonin e Cyrih-ut, apo siq njihet në opinionin publik me shkurtesën LAPSH-i për kantonin e Cyrih-ut, ka nisur një projekt për mundësinë e anëtarësisë vjetore për ndërmarrjet dhe personat privat, me idenë e mbështetjes financiare të punës së LAPSH-it, me një pagesë modeste anëtarësie vjetore, e cila ka për synim mbarëvajtjen e përgjithshme të mësimit plotësues në gjuhën shqipe për fëmijët e mërgimtarëve tanë.


Ju personalisht, përmes ndërmarrjeve tuaja të lartpërmendura, i jeni përgjigjur pozitivisht nismës sonë për ruajtjen dhe vazhdimësinë e mësimit dhe kulturës shqiptare. Me përkrahjen tuaj, na keni nderuar dhe ndihmuar jashtëzakonisht shumë, duke kontribuar me pagesën e anëtarësisë vjetore prej 300 frangash, ndërsa disa prej jush edhe me shuma më të larta.


Po ashtu, një kontribut të çmuar kanë dhënë edhe prindërit, duke paguar nga 60 franga në vit.


Për këtë përkrahje, besim dhe solidaritet, LAPSH Cyrih ju shprehim mirënjohjen dhe falënderimet tona të sinqerta!


Shuma të cilën keni dhuruar ju, ka ndikim shumë të madh për punën tonë; p.sh., e mundëson kryerjen e punëve administrative dhe organizative, shpenzimet postare, adminisitrimin dhe organizimin e hapjes së klasëve të reja, si dhe shpenzimet tjera të cilat janë të domosdoshme për mbarëvajtjen dhe organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.


Jemi shumë të lumtur t’u kemi kemi juve ndër donatorët e parë të anëtarësisë dhe ju themi: Mirë se erdhët në familjen e madhe të LAPSH-it!


Ne u jemi drejtuar në fundvitin e kaluar mbi 300 ndërrmarrjeve shqiptare dhe personaliteteve që kanë aktivitete afariste në kantonin e Cyrih-ut dhe më gjerë, me një letër informuese mbi idenë e sipërshkruar. Shpresojmë që edhe ndërmarrës të tjerë do t’a mbështesin dhe përkrahin këtë nismë në interes të komunitetit shqiptarë, e që është; nxitja, ruajtja, kultivimi dhe e mësimi i gjuhës dhe kulturës kombëtare, për fëmijët tanë këtu në mërgim.


Ju falemnderit dhe përshëndetje!


Gëzim Kasumaj

Zyrtar për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun

+41 79 542 81 80

g.kasumaj@lapsh-zh.ch


www.lapsh-zh.ch

www.lapsh-zh.ch/paralelet.html

www.lapsh-zh.ch/kuadri_mesimor.html

Sponsor medial

Praxis Dr. Xhafer Sadiku

Thalwil