Bildungsdirektion Kanton Zürich-Volksschulamt Plani mësimor kornizë Informatë për prindër Fletëparaqitje për regjistrim MINISTRIA E ARSIMIT SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË SË KOSOVËS Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë



Donacionet & Anëtarsimi


LAPSH NË WINTERTHUR U FESTOJ 28 NËNTORIN



Winterthur Töss, 07.12.2024, e shtunë, ora 18.00-të.

Manifestimi i LAPSH-it «Naim Frashëri»-Zürich, me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit!

Lidhja e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë «Naim Frashëri»-LAPSH, për kantonin e Cyrihut, kishte organizuar dhe ftuar për të mbajtur sot manifestimin e 28 nëntorit-Ditës së Flamurit dhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Salla në Winterthur  Töss për këtë manifestim, ishte prapë e vogël për të zënë të gjithë ata bashkatdhetarë nga të gjitha trojet shqiptare që kishin ardhur në këtë manifestim.

Mbajtja e këtij manifestimi është mbështetur nga MPJD e Republikës së Kosovës-Departamenti i Diasporës dhe Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në njërën anë, si dhe sponsorët e LAPSH-it-çoftë subjekte juridike (Firma) çoftë subjekte fizike (Persona privat), prindërit e nxënësve që vijojnë mësimin shqip në shkollat tona, ish-prindër dhe dashamirë e mbështetës tjerë të LAPSH-it.

Manifestimi ynë u hap me parakalimin e nxënësve të LAPSH-it të kantonit të Cyrihut, në sallën e manifestimit, nën tingujt e muzikës sonë popullore. Ky ishte një parakalim shumë i bukur me flamujt e dy shteteve tona, Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas vendosjes së nxënësve në skenë, u ekzekutuan himni i Flamurit dhe himni i Republikës së Kosovës, nën përcjelljen e zërit kumbues të nxënësve të LAPSH-it, meqë rast pati një ovacion të madh duartrokitjesh nga publiku i pranishëm.

Moderatori Ramadan Morina, si gjithnjë i gatshëm për të na i zbukuruar manifestimet tona, me paraqitjen e tij të shkëlqyeshme artistike, e hapi manifestimin duke i përshëndetur të pranishmit.
Ai më pastaj e ftoj Kryetarin e LAPSH-it, z. Naser Ulaj, për të përshëndetur të pranishmit me këtë rast.

Kryetari i LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, pasi përshëndeti të pranishmit e shumtë, të cilët kishin ardhur në këtë manifestim, ai po ashtu përshëndeti edhe mysafirët e nderuar që na bënë nderë me praninë e tyre si:

Z. Rexhep Demiri, Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern
Znj. Shukrije Ramadani, Zëvendës ambasadorë e Ambasadës së RKS në Bern
Znj. Arijeta Gallapeni-Simnica, Konsulle pranë Konsullatës së RKS në Cyrih
Znj. Makfire Azemi, Konsulle pranë Konsullatës së RKS në Cyrih,
Z. Orhan Spahiu, Kryetar i Kuvendit të shqiptarëve në Zvicër
Znj. Saime Isufi, anëtare e Kryesisë së LAPSH-it qendror dhe Kryetare e LAPSH-it kantonal Bern
Z. Dashnim Hebibi, gazetar i mirënjohur i cili ka përcjellur ndër vite punën e LAPSH-it, anëtar nderi i LAPSH-it
SH.K.A Dardania
Ansamblin Vatra
Ansamblin Trojet

Ai përshëndeti edhe Mediat prezente si:

TV Syri
TV Hapsira,
HelveticALforum
Albradion

U përshëndetën edhe sponsorët të këtij manifestimi, pa mbështetjen e të cilëve është e vështirë të organizohen manifestime të tilla të mëdha si:

FWM Partner AG, Glattbrugg
Praxis Dr. Xhafer Sadiki, Tahlwil
Rinora 4, Rümlang
Dach 2000 GmbH
GEPART AG
Befi AG
Liridon Kurti-Zürich Versicherung

dhe Kolektivin e LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, Kryesia arsimtarët/et dhe prindërit për kontributin e dhënë në organizimin e këtij manifestimi.

Me nga një falë të shkurt manifestimin e përshëndetën:

Z. Rexhep Demiri, Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern
Znj. Shukrije Ramadani, Zëvendësambasadore e Ambasadës së RKS në Bern
Z. Orhan Spahiu, Kryetar i Kuvendit të shqiptarëve në Zvicër
Z. Dashnim Hebibi, gazetar i mirënjohur i cili ka përcjellur ndër vite punën e LAPSH-it
Znj. Saime Isufi, anëtare e Kryesisë së LAPSH-it qendror dhe Kryetare e LAPSH-it kantonal-Bern
(Fjalimet e rastit mund t’i lexoni në:
https://www.helveticalforum.ch/sq/lapsh-ne-cyrih-me-53-pika-shkollore-gezuar-e-bekuar-28-nentori-festa-e-flamurit-te-te-gjithe-shqiptareve/ )

Para fillimit të programit, Kryetari i LAPSH-it, Naser Ulaj dhe Nënkryetari i LAPSH-it, Gëzim Kasumaj, kësaj radhe sikurse edhe herave të tjera akorduan disa mirënjohje për mbështetësit material dhe medial të organizimeve të tilla si vijon:

Departamenti i Diasporës- MPJD
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih
FWM Partner AG

GEPART AG
Befi AG
Liridon Kurti-Zürich Versicherung
Çun Lajçi, aktor i njohur
Grupi «LYRA» dhe
ALBRADIO

Më pastaj vazhdoj koncerti artistik, me pika të ndryshme muzikore, recitale, e poezi të cilat u paraqiten nga nxënësit e LAPSH-it para publikut shumë të madh.

Po ashtu me pjesëmarrjen e tyre në program na nderuan Çun Lajçi, aktor, Naser Shatrolli, aktor dhe Grupi «Lyra».
Krejt në fund këngëtari i mirënjohur Kolë Oroshi me orkestrën e tij profesionale krijoj atmosferë shumë të bukur kur argëtoj të pranishmit me repertoarin e tij të larmishëm muzikor.

Kryesia e LAPSH-it të kantonit të Cyrihut falënderon të gjithë pjesëmarrësit sikurse dhe mysafirët e nderuar që morën pjesë në këtë manifestim madhështor. Po ashtu një falënderim u shkon të gjithëve, për mbarëvajtjen e bukur të manifestimit dhe përmbylljen me sukses të tij.

Urime 28 Nëntori- Dita e Flamurit!
Kryesia e LAPSH-it « Naim Frashëri”, për Kantonin e Cyrihut

Gëzim Kasumaj, Nënkryetar
Zyrtar për marrëdhënie me publikun dhe mediat

Fotografitë : Lulzim Hasi

https://www.lapsh-zh.ch/
https://www.lapsh-zh.ch/paralelet.html