Plani mësimor kornizë Informatë për prindër Fletëparaqitje për regjistrim Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë

Donacionet & Anëtarsimi

LAPSH CYRIH FESTOJ 28 NËNTORIN-DITËN E FLAMURIT DHE 30 VJETORIN E PUNËS SË LAPSH "NAIM FRASHËRI" PËR KANTONIN E CYRIHUT


Bülach, 4, Dhjetor 2022


Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë «Naim Frashëri» për kantonin e Cyrihut, kishte ftuar për të mbajtur sot një manifestim të dyfishtë: 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit dhe 30 vjetorin e punës së LAPSH-it «Naim Frashëri» për kantonin e Cyrihut.


Salla e marr për këtë manifestim e cila kishte rreth 800 ulëse, në Bülach të Cyrihut, ishte prapë e vogël për të zënë të gjithë ata bashkatdhetarët nga të gjitha trojet shqiptare që kishin ardhur në këtë manifestim. Kjo tejkaloj edhe pritjet tona si Kryesi e LAPSH-it sepse ardhja e prindërve, nxënëseve, dhe mbështetësve të LAPSH-it ishte për këto rrethana aq masovike sa jemi detyruar në një moment edhe ti udhëzojmë njerëzit për tu kthyer meqenëse nuk kishte më vende parkingu por as vende në sallën e manifestimit.

Mbajtja e këtij manifestimi është mbështetur financiarisht nga MPJD e Republikës së Kosovës. Znj. Barbana Sekiraqa-Dobra, Zyrtare për mësimin plotësues në Diasporë pranë MPJD na nderoj sot me praninë e saj, për të përcjellë për së afërmi këtë manifestim.

Manifestimi ynë u hap me parakalimin e nxënësëve të LAPSH-it të kantonit të Cyrihut, nën drejtimin e mësueses Elfete Hasi dhe nën tingujt e muzikës sonë popullore. Ky ishte një parakalim shumë i bukur me flamujt e LAPSH-it të dizajnuar enkas për 30 vjetorin e punës sonë.

Pas vendosjes së nxënësëve në podium u ekzekutuan himni i Flamurit dhe hymni i Republikës së Kosovës, nën dirigjimin e mësuesit doajen Hasan Spahiu, me ketë rast pati një ovacion duartrokitjesh nga publiku i pranishëm.


Moderatori Ramadan Morina i cili si gjithnjë është i gatshëm për të na i zbukuruar manifestimet tona me paraqitjen e tij të shkëlqyeshme artistike, e hapi manifestimin duke i përshëndetur të pranishmit. Ai më pastaj e ftoj Kryetarin e LAPSH-it, z. Naser Ulaj, për të përshëndetur të pranishmit, dhe për të lexuar kumtesën mbi punën 30 vjeçare të LAPSH-it të Cyrihut.


Kryetari i LAPSH-it për kantonin e Cyrihut pasi përshëndeti të pranishmit e shumtë të cilët kishin ardhur në këtë manifestim, ai po ashtu përshëndeti edhe mysafirët e nderuar që na bënë nderë me praninë e tyre si:

Sami Kastrati, Drejtues i Misionit Konzullor të Republikës së Kosovës në Cyrih

Barbana Sekiraqa-Dobra, Zyrtare për mësimin plotësues në Diasporë-MPJD


Parlamentarët shqiptarë në parlamentet komunale dhe në parlamentin kantonal:

Qëndresa Sadriu-Hoxha, SP, Parlamenti i Kantonit të Cyrihut dhe Parlamenti i komunës së Glattbrugg-ut

Përparim Avdili, FDP, Parlamenti i qytetit të Cyrihut

Reis Luzhnica, SP, Parlamenti i qytetit të Cyrihut

Dafi Muharemi, SP, Parlamenti i qytetit të Cyrihut

Pr. Dr. Naxhi Selimin, anëtar nderi dhe mbështetës i punës sonë

Orhan Spahiu, Kryetar i Kuvendit të shqiptarëve në Zvicër

Kontribuesit ndër vite për LAPSH-in

Donatorët ndër vite për LAPSH-in

Prindërit aktiv dhe prindërit ndër vite që ishin të pranishëm

Ish-Kryetarët e LAPSH-it të Cyrihut, ndër vite

Arsimtarët dhe Arsimtaret e LAPSH-it ndër vite

Ansamblin "Trojet" nga Winterthur-i me programin festiv

Këngëtaren Gentiana Tafili

Këngëtarin Xhemail Murtishi

Moderatorin e manifestimit, Ramadan Morina, për kontribut të përhershëm

Radiotelevizionin shqiptar (RTSH)

Gazetarin Dashnim Hebibi, i cili ka përcjellur ndër vite punën e LAPSH-it

Albinfo, sponsor media i LAPSH-it të Cyrihut

Kolektivin e LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, Kryesinë dhe arsimtarët/et për kontributin e dhënë në organizimin e këtij manifestimi.


Më pas, z. Ulaj vazhdoj me kumtesën e tij për punën 30 vjeçare të LAPSH-it “Naim Frashëri” për kantonin e Cyrihut. Ai në fjalimin e tij këtë punë e përshkroj si ideal dhe synim të arsimdashësve për të nxitur fëmijët tanë në Mërgatë për ta mësuar Gjuhën dhe Kulturën e Atdheut. Mësimi i gjuhës shqipe në mërgim-vazhdoj z. Ulaj është edhe një përparësi tjetër e cila fëmijët tanë i bashkon në klasa ku ata shkojnë në shkollë, ata krijojnë lidhje të reja me njëri tjetrin, dhe së bashku mësojnë të shkruajnë dhe të lexojnë e përfundimisht të kuptojnë gjuhën e prindërve të tyre.


“Kurrë nuk do të ndalemi dhe LAPSH „Naim Frashëri“ ishte dhe do të mbetet në zemrat tona, sepse për 30 vjet kurrë nuk është ndalur dhe nga kjo shkollë kanë dalur shumë intelektualë, veprimtarë e sportistë. LAPSH ishte dhe do të mbetet drita e gjithhershme, dritë e jetëgjatësisë e rezultatit. LAPSH ishte dhe mbetet i gjithë shqiptarëve, jo i një krahine, partie apo feje“, na tha ndër të tjera, z. Naser Ulaj, kryetar i LAPSH për Cyrih. (Citim nga gazetari Dashnim Hebibi, në shkrimin e tij për këtë manifestim)

https://open-tv.mk/lapsh-ishte-dhe-mbetet-fole-feniksesh...


Pas kumtesës së z. Ulaj, me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua z. Sami Kastrati, Drejtues i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih. Ai në fjalën e tij i përshëndeti të pranishmit sikurse dhe përgëzoj LAPSH-in e Cyrihut për këtë manifestim madhështor. Po ashtu ai bëri apel tek të pranishmit që sa më shumë ti dërgojnë fëmijët e moshës shkollore në mësimin që e organizon LAPSH-i në kantonin e Cyrihut. Mësimi i Gjuhës dhe Kulturës së Atdheut- u shpreh z. Kastrati- është një përparësi e madhe për fëmijët tuaj.


Me praninë e tyre na nderuan edhe deputetët shqiptarë në komunat dhe kantonin e Cyrihut. Dy prej tyre edhe iu drejtuan pjesëmarrësve me një fjalë rasti.

Zonja Qëndresa Sadriu-Hoxha, e cila si deputete në komunën e Glattbrugg-ut dhe si deputete në parlamentin kantonal të Cyrihut, e vlerësoj shumë këtë manifestim, duke u shprehur se ndihej e lumtur dhe e privilegjuar të jetë sot pjesëmarrëse e këtij manifestimi madhështor.

Zotëri Përparim Avdili, deputet i parlamentit të Cyrihut, dhe Kryetar i FDP-së së qytetit të Cyrihut, iu drejtua po ashtu pjesëmarrësve me një fjalë përshëndetëse. Ai tha se tubime të tilla të mëdha i mbante mend nga vitet e 90-ta, kur ai vet kishte qenë nxënës në klasat e LAPSH-it të kantonit të Cyrihut. Z. Avdili shprehu gatishmërinë e vet dhe të kolegëve e kolegeve të tij parlamentarë për të ofruar mbështetje për punën e LAPSH-it.


Gjithashtu me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe Orhan Spahiu, Kryetar i Kuvendit të shqiptarëve në Zvicër dhe avokat me profesion. Ai në fjalimin e tij theksoj po ashtu domosdoshmërinë që fëmijët shqiptarë duhet të ndjekin mësimin në Gjuhën dhe Kulturën e Atdheut, dhe se nxënja e gjuhës shqipe është vetëm ndihmesë për fëmijët tanë në mërgim. Z. Spahiu po ashta përgëzoj organizatorët për këtë tubim kaq të madh.


Pas përshëndetjeve të rastit, koha u erdhi mirënjohjeve që LAPSH- i Cyrihut u kishte akorduar:

Mirënjohje për Kontribuesit dhe mbështetësit LAPSH-it ndër vite

Mirënjohje për prindërit e LAPSH-it të kantonit të Cyrihut

Mirënjohje për shoqëritë kulturore artistike dhe Ansamblet kulturore për kontributin kulturor dhe artistik dhënë në manifestimet e LAPSH-it ndër vite

Mirënjohje për Konsullatën e Republikës së Kosovës, për mbështetje të vazhdueshme infrastrukturore, këshillime si dhe kontribute të herëpashershme financiare, për aktivitetet manifestimeve të LAPSH-it të kantonit të Cyrihut, që nga hapja Konsullatës së RKS në Cyrih më 29.10.2010

Mirënjohje për MPJD, për mbështetjen e LAPSH-it të kantonit të Cyrihut me subvencion financiar, për periudhën gusht-dhjetor 2022


Dhe krejt në fund;

Mirënjohje për ish-Kryetarët dhe Kryetarin aktual të LAPSH-it kantonal të Cyrihut.

Mirënjohjet për të apostrofuarit më lartë i ndau z. Naser Ulaj, Kryetar i LAPSH-it kantonal i cili i falënderoj të gjithë për punën e tyre që kanë bërë ndër vite për LAPSH-in e kantonit të Cyrihut.

Më pastaj vazhdoj koncerti artistik, me pika të ndryshme muzikore, recitale, e poezi të cilat u paraqitën nga nxënësit e LAPSH-it para publikut shumë të madh.


Po ashtu me pjesëmarrjen e tyre na nderuan edhe këngëtarët Gentiana Tafili dhe Xhemail Murtishi, të cilët me interpretime te tyre të shkëlqyeshme impresionuan publikun në sallë. Gjithashtu edhe

Ansambli “Trojet” nga Wintethur-i u paraqiten në skenë me një program vallesh të interpretuara bukur artistikisht.

Kryesia e LAPSH-it të kantonit të Cyrihut falënderon të gjithë pjesëmarrësit sikurse dhe mysafirët e nderuar që morën pjesë në këtë manifestim madhështor. Po ashtu një falënderim u shkon të gjithëve, për mbarëvajtjen e bukur të manifestimit dhe përmbylljen me sukses të tij.


Urime 28 Nëntori- Dita e Flamurit!


Urime 30 vjetori i punës së LAPSH-it "Naim Frashëri" në Kantonin e Cyrihut.




Fotografitë Lulzim Hasi


Gëzim Kasumaj, Nënkryetar

Zyrtar për marrëdhënie me publikun dhe mediat


LAPSH « N. FRASHËRI» NË ZVICËR, ORGANIZOJ MANIFESTIMIN JUBILARË 30 VJETORIN E PUNËS SË MËSIMIT PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE


14 nëntor 2021, Küttingen, AG


Sot në Küttingen të Zvicrës, u realizua manifestimi i 30 vjetorit të punës së LAPSH-it në Zvicër. Nën organizimin e LAPSH-it qendror në nivel të shtetit zviceran, si dhe mbështetjen e 14-të LAPSH-ëve kantonale, ky jubile pune prej tri dekadash u shfaq sot para publikut shqiptarë dhe atij vendas.


Për të nderuar 30 vjetorin e punës, nderoj me praninë e saj Ministrja e Arsimit të Republikës së Kosovës, z. Arbërije Nagavci, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër z. Sami Ukelli, koordinatori i parë i shkollave shqipe të pavarura të mësimit plotësues në mërgatë z. prof. Meriman Braha.


Nga ana zvicerane që kanë mbështetur mësimdhënien e gjuhës shqipe të mësimit plotësues në forma të ndryshme, edhe me këtë rast prania e tyre na nderoi duke mbajtur edhe nga një fjalë rasti si: Zonja Michaela Brühlmeier zëvendës drejtoreshë e Arsimit në Kantonin Aargau, zoti Markus Truniger ish-udhëheqës i Sektorit të pedagogjisë ndërkulturore në Cyrih, zoti Fritz Weber – ish-ministër i Arsimit në kantonin e Glarusit, zonja Maya Hauser udhëheqëse e sektorit për arsim dhe kulturë në Glarus, zonja Carmen Suter, kryetare e komunës Suhr të Argaut.


Albanologu dhe pedagogu zviceran Prof. dr dr Basil Schader i cili së bashku me bashkëshorten e tij znj. Erica Bauhofer – Shader njëherit janë edhe anëtarë nderi të LAPSH-it.


Fillimisht të pranishmit u përshëndetën, nga Ministrja Nagavci, e cila me këtë rast falënderoj LAPSH-in dhe punën vetëmohuese të mësimdhënësve shqiptarë në Zvicër në këto tri dekada. Ministrja premtoj angazhimin dhe mbështetjen e institucioneve tona për punën e mëtejme.


Edhe Ambasadori ynë mbajti një fjalë rasti dhe falënderoj organizatorët e këtij manifestimi për punën e tyre 30 vjeçare.


Kryetari i LAPSH-it qendror z. Nexhat Maloku, bëri një prezantim të shkurtës vizual të punë 30 vjeçare të LAPSH-it të Zvicrës dhe apeloj tek të gjithë prindërit që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë për të mësuar dhe nxënë gjuhën e tyre amtare.

Programi artistik u hap nga nxënësit shqiptarë të kantonit të Cyrihut, të cilët në udhëheqjen e mësueses shumë vjeçare, e njëkohësisht edhe anëtare e Kryesisë së LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, z. Elfete Hasi kishin përgatitur një paradë artistik duke parakaluar para publikut me veshje kombëtare dhe flamuj të LAPSH-it të dizajnuar enkas për këtë rast. Me radhë pastaj u paraqitën pika artistike, nga kantonet tjera.


Bukurisë artistike të manifestimit i dhanë vlerë me pjesëmarrjen e tyre këngëtaret z. Gentiana Tafili, znj. Luljeta Fetahaj dhe znj. Laura Kastrati. Po ashtu me paraqitje artistike mori pjesë edhe SH.K.A. Dardania nga Winterthuri.


Me rastin e këtij manifestimi u promovua edhe botimi jubilar i librit «30 vjet shkollë shqipe e mësimit plotësues në Zvicër 1990-2020», edituar nga LAPSH-i në Zvicër.


Moderimi i programit këtij manifestimi u drejtua nga moderatori i njohur Ramadan Morina dhe mësuesja Mirela Duka-Xoxi, kurse manifestimi u përcoll nga platformat e mediave të njohura si ALBINFO, përfaqësuar nga gazetarët z. Sevdail Tahiri dhe z. Blerim Shabani, nga RTK, përfaqësuar nga Frrok Kolaj, TV SYRI në Zvicër, përfaqësuar nga Musli Saiti dhe TV HAPSIRA, përfaqësuar nga Lulzim Hasi.


LAPSH-i, i kantonit të Cyrihut, falënderon të gjithë nxënësit e kantonit tonë që morën pjesë në këtë manifestim, prindërit, mësuesit, kryesinë si dhe kryetarin e LAPSH-it kantonal z. Naser Ulaj për kontributin e tyre dhënë për këtë manifestim qendror dhe jubilar të LAPSH-it në Zvicër.


Falënderim i veçantë për z. Lulzim Hasit i cili teknikisht e ka përcjell këtë projekt jubilar me punën e tij të rëndësishme, si nga arkivi i LAPSH-it e po ashtu edhe në përgatitjen e mbarëvajtjes organizative.


Fotografitë Lulzim Hasi


Për LAPSH-in kantonal të Cyrihut

Gëzim Kasumaj


LAPSH “Naim Frashëri” në Cyrih shënoi 7 Marsin – Ditën e Mësuesit


7 mars 2026, Glattbrugg, Cyrih


Në një atmosferë festive, LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Cyrihut, me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe 35 vjetorit të LAPSH Cyrih, organizoi një darkë modeste në hapësirat e Restaurant Glatthof në Glattbrugg të Cyrihut.


Hapjen e programit e bëri Gëzim Kasumaj, moderator i kësaj mbrëmjeje, anëtar i kryesisë së LAPSH-it dhe zyrtar për marrëdhëniet me publikun dhe mediat.


Fjalën e mori më pas prof. Naser Ulaj, kryetar i LAPSH-it për Kantonin e Cyrihut. Ai përshëndeti të pranishmit, si përfaqësuesit e institucioneve, mësueset dhe mësuesit, donatorët e LAPSH-it, përfaqësuesit e mediave dhe përfaqësuesit e LAPSH-eve kantonale të pranishëm, duke u uruar mirëseardhjen dhe duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen që i japin LAPSH-it.

Ai apeloi edhe njëherë për rëndësinë e dërgimit të fëmijëve shqiptarë të moshës shkollore në mësimin plotësues të Gjuhës dhe Kulturës Amtare (GJKA). Kjo është një bazë e rëndësishme për ta nxitur, kultivuar dhe ruajtur gjuhën shqipe në mërgim. Po ashtu, ai u uroi të pranishmëve 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, duke theksuar rëndësinë që ka kjo ditë për ne.


Programi vazhdoi me paraqitjen vizuale të shkrimtarëve të Rilindjes Kombëtare, të cilët kanë shkruar për gjuhën shqipe, si:

Ndre Mjeda:

“Përmbi za qi lshon bylbyli,

gjuha shqipe m’shungullon;

përmbi erë qi nep zymbyli,

pa da zemrën ma ngushllon.”


Naim Frashëri:

“Gjuha jonë sa e mirë!

Sa e ëmbël, sa e gjerë!

Sa e lehtë, sa e lirë!

Sa e bukur, sa e vlerë!”


Gjergj Fishta:

“Porsi kanga e zogut t'verës,

qi vallzon n'blerim të prillit;

porsi i ambli flladi i erës,

qi lmon gjit e drandofillit;

porsi vala e bregut t'detit,

porsi gjâma e rrfès zhgjetare,

porsi ushtima e nji tërmetit,

ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.”


Hil Mosi:

“Gjuh’ e ambël, gjuh’ amtare,

je ambla gjuh’ shqyptare!

Gjuh’ e nalt’ për Perëndi,

t’cilt ndër koh’t që kahmot shkuene

mbi Tomorr të përdoruene;

gjuh’ e ambël, plot dashtni!”


Pas kësaj, Gëzim Kasumaj i ftoi përfaqësuesit në vijim për një fjalë përshëndetëse:

1. Avni Zejnullahu, konsull nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih

2. Dr. Sali Sefa, ish-konsull nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih

3. Hamzë Morina, ish-kryetar i LAPSH-it qendror në Zvicër dhe mësimdhënës për 30 vjet në LAPSH

4. Naser Ramabaja, përfaqësues i LAPSH-it nga kantoni Jura

5. Dr. Dashnim Hebibi, ish-mësues në LAPSH, anëtar nderi i LAPSH-it dhe drejtor i platformës mediale HELVETICALFORUM

6. Nexhat Maloku, ish-kryetar i LAPSH-it qendror në Zvicër

7. Ramadan Morina, moderator dhe artist me kontribut të përkushtuar ndaj LAPSH-it

8. Remzije Shabani, koordinatore e LAPSH-it për Kantonin e Cyrihut

9. Habib Leci, nga ndërmarrja Rinora 4, në emër të donatorëve, njëkohësisht edhe vetë donator me donacione dhe infrastrukturë për LAPSH-in sa herë që është nevoja


Emëruesi i përbashkët i fjalëve të thëna nga të gjithë ata që morën fjalën ishte se LAPSH-i është ambasador i mbajtjes gjallë të mësimit shqip në mërgatë dhe se si prindërit, ashtu edhe mësuesit, e veçanërisht institucionet tona, duhet të angazhohen edhe më aktivisht dhe në mënyra të ndryshme, që sa më shumë fëmijë të ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe, në mënyrë që të ruhet dhe kultivohet sa më shumë marrëdhënia me vendin e prejardhjes.

Befasia e mbrëmjes ishin dhuratat modeste të LAPSH-it të Kantonit të Cyrihut për mësueset dhe mësuesit e këtij kantoni, si mirënjohje për punën e tyre me mund dhe sakrifica shumëvjeçare:

1. Elfete Hasi

2. Afërdita Veliu

3. Remzije Shabani

4. Sabahate Krasniqi

5. Dafina Haziraj

6. Drilona Maloku

7. Naser Ulaj

8. Dashnim Hebibi

LAPSH-i akordoi edhe 4 mirënjohje për mbështetësit dhe kontributorët ndër vite të këtij institucioni kombëtar, të cilat i dorëzoi kryetari i LAPSH-it, prof. Naser Ulaj, për:

1. Dr. Sali Sefa, ish-konsull i Republikës së Kosovës në Cyrih

2. Hamëz Morina, ish-kryetar i LAPSH-it qendror në Zvicër

3. Ramadan Millaku, pronar i Restaurant Glatthof në Glattbrugg dhe donator me infrastrukturë dhe donacione për LAPSH-in sa herë që është nevoja, njëkohësisht edhe sponsor i mbrëmjes së sotme

4. Gentiana Tafili, këngëtare dhe mbështetëse e LAPSH-it


Gëzim Kasumaj falënderoi donatorët, sponsorët dhe vullnetarët anëtarë me anëtarësi vjetore të LAPSH-it si vijon:

MPJD

Rinora 4 – Habib Leci

Restaurant Glatthof – Ramadan Millaku

Bugdet Group AG – Bekim Prelvukaj

Turicum Clean GmbH – Blerim Krasniqi

Befi AG – Fisnik Dauti

Murtishi AG – Edmond Murtishi

Dach 2000 GmbH – Adem Osmani

Zürichsee Garten – Hajrush Gashi

Zürich Versicherung – Liridon Kurti

Shala Montagen GmbH – Muhamed Shala

Allenmoos Garage GmbH – Naser Ahmeti

RM Baudichtungen GmbH – Rikard Morina

Gepart AG – Naser Krasniqi

Praxis Dr. Xhafer Sadiku & Fatlume Sadiku

Spitex Anima – Albina Kuqi

HELVETICALFORUM – Dashnim Hebibi

albradio.ch – Premtim Sermaxhaj

TV HAPSIRA

Më pas, mbrëmjes bukurinë ia shtoi edhe më shumë këngëtarja nga Shkodra, Gentiana Tafili, me interpretimin e saj të mbresëlënës të këngës shkodrane, e cila u përcoll me duartrokitje nga të pranishmit, të cilët iu bashkuan edhe valles shqiptare.


Fotografitë Lulzim Hasi


Kryesia e LAPSH-it për Kantonin e Cyrihut

Gëzim Kasumaj, anëtar i kryesisë dhe zyrtar për marrëdhëniet me publikun