Bildungsdirektion Kanton Zürich-Volksschulamt Plani mësimor kornizë Informatë për prindër Fletëparaqitje për regjistrim MINISTRIA E ARSIMIT SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË SË KOSOVËS Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë



Donacionet & Anëtarsimi

  Bülach-ZH, 18.03.2023


LAPSH Cyrih festoj tri festa-15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës si dhe festat e 7 & 8 Marsit


Salla në Bülach të Cyrihut, ishte mbushur përplot me bashkatdhetarë nga të gjitha trojet shqiptare që kishin ardhur në këtë manifestim.

LAPSH falënderon donatorët tanë nga zemra për mbështetje në vazhdimësi në manifestimet tona.

Pas daljes së nxënëseve në skenë u ekzekutuan himnet tona kombëtare, me një duartrokitje nga publiku i pranishëm.

Moderatori Ramadan Morina e hapi manifestimin duke i përshëndetur të pranishmit. Ai më pastaj e ftoj kryetarin e LAPSH-it z. Naser Ulaj, për të përshëndetur të pranishmit.


Kryetari i LAPSH-it për kantonin e Cyrihut pasi përshëndeti të pranishmit e shumtë të cilët kishin ardhur në këtë manifestim, ai poashtu përshëndeti edhe mysafirët e nderuar që na bënë nderë me praninë e tyre si:

Jeta Statovci, deputete dhe Kryetare e Grupit të Miqësisë Kosovë-Zvicër

Sami Kastrati, Drejtues i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih

Bahrije Sylejmani, këshilltare në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih,

Shukrije Ramadani, aktiviste, Kontributorët ndër vite për LAPSH-in

Donatorët ndër vite për LAPSH-in, Prindërit dhe prindërit aktiv ndër vite Çun Lajçi artist,

Gëzim Jaha, këngëtar, Kolektivin e LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, Kryesinë dhe arsimtarët/et për kontributin e dhënë në organizimin e këtij manifestimi.


Më pas, z. Ulaj vazhdoj me kumtesën e tij për nderë të këtij manifestimi.

“Të flasësh për Pavarësinë e Kosovës, nuk mund të flasim pa përmendur ata atdhetarë dhe heronj të cilët sakrifikuan dhe dhanë jetën e tyre për këtë ditë, që ne e gëzojmë sot. Lufta e UÇK-së dhe sakrifica e familjes Jashari do të mbeten gurthemel i shtetit të Kosovës, dhe për të gjithë brezat do të jetë i përjetshëm kujtimi për ata që dhanë jetën për këtë ditë”- tha z. Ulaj në fillim të fjalës së tij.


“Shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për shqiptarët, jo vetëm në Kosovë por edhe në trojet tjera shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi dhe luginë të Preshevës, ku vite me radhë vuajtën pasojat e gjenocidit dhe spastrimit etnik”- tha z. Ulaj në fjalën e tij më tej.


Z. Ulaj foli me tutje edhe për ditën e mësuesit dhe historikun e kësaj dite deri në ditët e sotme duke përmbledhur shkurtimisht edhe punën e LAPSH-it të kantonit të Cyrihut në këto 31 vite të ekzistencës së tij, sikurse edhe për 8 Marsin- ditën e gruas.


Pas kumtesë së z. Ulaj të pranishmëve iu drejtua znj. Jeta Statovci, deputete e Kuvendit të Republikës e cila të pranishmëve ju drejtua me fjalët:

"Ju u larguat nga Kosova, por e morët Kosovën në zemrat tuaja, i morët brengat e saj këtu në një vend, që ka shumë më pak brenga. I morët problemet e familjeve tuaja që nuk i harruat, të shoqërisë, i morët porositë e të parëve tanë, të mos e harroni kurrë vendlindjen.”- Kjo ka bërë, që Kosova të përfitoj shumë nga ju, që nga koha e viteve 90’, kur kontributi juaj mbajti gjallë arsimin në Kosovë, mbajti gjallë tryezat e shumë shtëpive kosovare, deri në liri dhe deri më sot, që akoma jeni shumë të lidhur ekonomikisht dhe politikisht me Kosovën". Urime ky manifestim i trefishtë- shtoj ajo. Më tej zonja Statovci u bëri apel të gjithë prindërve që të dërgojnë fëmijët e tyre të moshës shkollore në mësimin e gjuhës dhe kulturës së Atëdheut mësim ky i cili organizohet nga LAPSH-i.


Me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua z. Sami Kastrati, Drejtues i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih. Ai në fjalën e tij i përshëndeti të pranishmit sikurse dhe përgëzoj LAPSH-in e Cyrihut për këtë manifestim madhështor. Po ashtu ai bëri apel tek të pranishmit që sa më shumë ti dërgojnë fëmijët e moshës shkollore në mësimin që e organizon LAPSH-i në kantonin e Cyrihut. Mësimi i Gjuhës dhe Kulturës së Atdheut- u shpreh z. Kastrati- është një përparësi e madhe për fëmijët tuaj.


Zonja Shukrije Ramadani po ashtu iu drejtua të pranishmëve dhe e vlerësoj shumë këtë manifestim, duke u shprehur se ndihej e lumtur dhe e privilegjuar të jetë sot pjesëmarrëse e këtij manifestimi madhështor. Ajo bëri apel që sa më shumë fëmijë shqiptarë të moshës shkollore, të shkojnë në mësimin e Gjuhës dhe Kulturës së Atdheut (GJKA) i cili organizohet nga LAPSH që këtu e 31 vite në kantonin e Cyrihut.


Pas përshëndetjeve të rastit, koha i erdhi programit artistik të përgatitur nga mësuseit/set dhe nxënësit enkas për këtë rast. Sigurisht nxënësit shkëlqyen me paraqitjet e tyre para publikut me poezitë, recitalet dhe këngët e tyre. Edhe më shumë hijeshinë artistike manifestimit ia shtuan recitalet e Çun Lajçit dhe interpretimi artistik i këngëtarit të mirënjohur Gëzim Jaha, të cilët i falënderojmë shumë për prezencën e tyre në manifestimin tone.


Me mirënjohje u nderuan sot mësimdhënësit aktual të LAPSH-it të Cyrihut, për punën e tyre ndër vite. Një mirënjohje e veçant iu akordua edhe moderatorit të manifestimit, aktorit Ramadan Morina, i cili si gjithnjë moderon manifestimet tona pa përtesë e pa kompensim.

Po ashtu edhe gazetarit doajen z. Dashnim Hebibi, i cili ka përcjellë punën dhe aktivitetet e LAPSH-it vite me radhë, sot nga ana e LAPSH-it iu akordua titulli “Anëtar nderi” i LAPSH-it “Naim Frashëri” për kantonin e Cyrihut.

Kryesia e LAPSH-it të kantonit të Cyrihut falënderon të gjithë pjesëmarrësit sikurse dhe mysafirët e nderuar që morën pjesë në këtë manifestim madhështor. Po ashtu një falënderim u shkon të gjithëve, për mbarëvajtjen e bukur të manifestimit dhe përmbylljen me sukses të tij.


Urime 17-Shkurti- Dita e Pavarësisë së Kosovës!

Urime 7 Marsi-dita e Mësuesit!

Urime 8 Marsi-dita e Gruas!


Fotot e realizuara : Lulzim Hasi


Gëzim Kasumaj, nënkryetar

Zyrtar për marrëdhënie me publikun dhe mediat