Shkolla shqipe e mësimit plotësues „Naim Frashëri“ për Kantonin e Cyrihut është një bashkësi sociale në të cilën të gjithë ndjehen mirë.
Ne ndjekim një bashkëpunim konstruktiv. Ne punojmë në një klimë të hapur.
Për ne janë shumë të rëndësishme respekti dhe ndihma e ndërsjellë.
Mësueset tona, mësuesit tanë, ndjekin bashkërisht qëllimet pedagogjike. Bazë për këtë kemi Kurrikulën e MASHT të Kosovës si dhe Planin mësimor kornizë për Kantonin e Cyrihut
Përkrahja individuale dhe sociale e nxënësve në mësimin plotësues, është për ne mësimdhënësit, me rëndësi parësore.
Mësimdhënësit tanë zhvillojnë një mësim i cili është i lidhur me aktualitetin dhe i drejtuar nga suksesi.
Një rëndësi e veçantë i kushtohet kreativitetit dhe organizimit të aktiviteteve të lira.
Ne i integrojmë të gjithë fëmijët pa marrë parasysh prejardhjen e tyre, statusin, religjionin, aftësitë e tyre individuale dhe gjendjen e tyre gjuhësore.
Ne zhvillohemi edhe me tutje si një shkollë e përparuar
- Mësimdhënësit konfrontohen me ide dhe forma të reja mësimore
- Mësimdhënësit përgatiten për punën e tyre në kuadër të këshillit të arsimtarëve, e reflektojnë atë me nxënësit në klasat e mësimit plotësues dhe përsëri në këshill.
- Mësimdhënësit ndjekin seminare për arsimim të mëtejshëm, si në Cyrih ashtu edhe në Kosovë.
Ne punojmë në një kulturë shkollore në të cilën janë të përfshirë të gjithë
- Mësimdhënësit i përkrahin marrëdhëniet e nxënësve me tyre
- Mësimdhënësit bashkëpunojnë me mësimdhënësit zviceran të klasave të rregullta si dhe me personelin tjetër shkollor.
- Mësimdhënësit marrin pjesë aktive në projekte të ndryshme që kanë të bëjnë edhe me mësimin plotësues si QUIMS etj.
- Në rast të konflikteve, duke pasur parasysh përbërjen heterogjene të klasave, ne punojmë ashtu që ato t’i zgjidhim në mënyrë paqësore.
- Prindërit janë të përfshirë në mënyrë aktive në shkollën shqipe.
- Mësimdhënësit i ndihmojnë prindërit dhe personelin mësimor zviceran në rast nevoje për të mundësuar një bashkëpunim sa më kualitativ.
Ne jemi një shkollë e strukturuar
- Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „N. Frashëri“ për Kantonin e Cyrihut është e organizuar në mënyrë eficiente.
- Mbajmë kontakte me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës, me LAPSH në nivel të Zvicrës si dhe me shkollat tjera shqipe të mësimit plotësues në mërgatë.
- Bashkëpunojmë ngushtë me strukturat udhëheqëse të Kantonit të Cyrihut, të cilat janë bashkëpërgjegjëse për mësimin plotësues, jemi edhe vetë të përfaqësuar në to përmes komisioneve të ndryshme, marrim në shfrytëzim klasat dhe mjetet mësimore për zhvillimin e mësimit duke i respektuar të drejtat dhe detyrimet të cilat dalin nga Rregullorja për kurset e gjuhës dhe kulturës së atdheut, për Kantonin e Cyrihut.
- Ne vëmë kohë të mjaftueshme në dispozicion për të realizuar idetë tona udhëheqëse.
| LAPSH Cyrih |
Idetë tona udhëheqëse
FESTA PËR DITËN E PAVARËSISË SË KOSOVËS SI DHE 7 E 8 MARSIT
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë
NJOFTIM NGA SHKOLLA SHQIPE E MËSIMIT PLOTËSUES “NAIM FRASHËRI” PËR KANTONIN E CYRIHUT
Të dashur/a nxënës/e,
Të nderuar prindër,
Ju njoftojmë se nga 10 dhjetor 2020 e deri në fund të shkurtit 2021, për arsye të gjendjes së krijuar nga Coronavirusi, nuk do të mbahet mësimi në gjuhën shqipe në Kantonin e Cyrihut.
Ky është vendim i Drejtorisë së Arsimit të Kantonit të Cyrihut, i cili është publikuar dje.
Ju njoftojmë se ne përsëri, si herën e kaluar, do të rifillojmë me mësimin në largësi. Për
çdo javë ne do të publikojmë në faqen tonë www.lapsh-zh.ch, si dhe në Facebook në vjegën Shkolla Shqipe LAPSH–Zürich, materiale mësimore, të cilat do t’i punojmë bashkërisht.
Kujdesi për shëndetin e të gjithëve është me përparësi, sidomos në këtë gjendje të cilën po e kalojmë. Bashkërisht do t’ia dalim ta përballojmë edhe këtë sfidë.
Sapo të krijohen kushtet normale për mësim, ne do t’ju njoftojmë paraprakisht për rifillimin e mësimit.
Mësueset dhe mësuesit e LAPSH “N. Frashëri” Cyrih