RRUGA E DIJES NGA ABETARJA DERI TE DIPLOMA - NJË RRUGËTIM I KURORËZUAR ME SUKSES
Më 4 korrik 2026, në lokalet e RINORA 4, u mbajt ceremonia solemne e ndarjes së diplomave për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe LAPSH »Naim Frashëri» në Kantonin e Cyrihut, të cilët përfunduan me sukses ciklin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.
Ceremonia u zhvillua në një atmosferë festive dhe dinjitoze. Programi filloi me hyrjen e nxënësve së bashku me mësimdhënësit e tyre të shoqëruar nën tingujt e muzikës shqipe, duke krijuar vërtet një atmosferë emocionuese për të gjithë të pranishmit.
Kryetari i LAPSH për Kantonin Cyrih, z. Naser Ulaj, i përgëzoi nxënësit për suksesin e arritur dhe shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe punën e palodhur të mësimdhënësve në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar te brezat e rinj.
Me një fjalë përshëndetëse ceremoninë e nderoi edhe zavendësambasadorja e Republikës së Kosovës në Bernë, znj. Shukrije Ramadani, e cila uroi nxënësit për këtë arritje të rëndësishme dhe u dëshiroi atyre suksese të vazhdueshme në rrugëtimin e tyre arsimor.
Më pas, të pranishmëve iu drejtua edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, i cili vlerësoi punën e LAPSH Cyrih dhe përgëzoi nxënësit për përkushtimin e treguar ndër vite dhe i inkurajoi ata që ta vazhdojnë shkollimin me të njëjtin vullnet, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Pjesa qendrore e ceremonisë ishte ndarja e diplomave. Mes duartrokitjeve dhe emocioneve të prindërve, familjarëve dhe të ftuarve, 19 nxënësve ju ndanë diplomat nga kryetari i LAPSH Cyrih dhe mësimdhënësit e tyre.
Nxënësit që do të diplomohen këtë vit vijnë nga këto pika shkollore:
Nga pikat shkollore të mësuesit Naser Ulaj - 5 nxënës.
Nga pikat shkollore të mësueses ELfete Hasi - 5 nxënës.
Nga pikat shkollore të mësueses Aferdita Veliu - 4 nxënës.
Nga pikat shkollore të mësueses Sabahat Krasniqi - 4 nxënës.
Nga pikat shkollore të mësueses Drilona Maloku - 1 nxënës.
Programi artistik që pasoi i dha ceremonisë një ngjyrim të veçantë. Dy nxënës interpretuan këngë shqipe (Pa duvak nuk bëhem nuse), ndërsa një tjetër recitoi një poezi (Gjuha shqipe). Një moment veçanërisht prekës ishte rrëfimi i një nxënëseje të po sa diplomuar, e cila ndau me të pranishmit përvojën dhe rrugëtimin e saj në shkollën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, nga klasa e parë deri në përfundimin e klasës së tetë, duke falënderuar mësimdhënësit dhe prindërit për mbështetjen e vazhdueshme.
Atmosfera gjatë gjithë ceremonisë ishte e mbushur me emocione, gëzim dhe krenari. Për të përjetësuar këtë ditë të veçantë, fotografi i njohur Lulzim Hasi realizoi fotografi kujtimi për secilin nxënës të po sa diplomuar, duke u dhuruar atyre një kujtim të çmuar nga kjo ngjarje e rëndësishme.
Kjo ceremoni ishte jo vetëm një festë e suksesit të nxënësve, por edhe një dëshmi e përkushtimit të LAPSH »Naim Frashëri» për Kantonin e Cyrihut, mësimdhënësve, prindërve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit kombëtar te brezat e rinj në diasporë.
Fotot: Lulzim Hasi
|
NR. |
EMRI |
EMRI I PRINDËRIT |
MBIEMRI |
VENDI / SHKOLLA |
MËSUSESI/JA |
|
|
|
||||
|
1 |
Alea |
Florim |
Lika |
Kloten |
Aferdita Veliu |
|
2 |
Anesa |
Dardan |
Hasani |
Wetzikon |
Naser Ulaj |
|
3 |
Ardit |
Jakup |
Halimi |
Urdorf |
Sabahat Krasniqi |
|
4 |
Arion |
Besnik |
Beqiri |
Zürich |
Naser Ulaj |
|
5 |
Aulona |
Fitim |
Alusi |
Pfugen |
Elfete Hasi |
|
6 |
Ben |
Faton |
Shabani |
Kloten |
Aferdita Veliu |
|
7 |
Blin |
Qëndrim |
Hoxha |
Zürich Affoltern |
Sabahat Krasniqi |
|
8 |
Ernes |
Agron |
Osmani |
Urdorf |
Sabahat Krasniqi |
|
9 |
Feti |
Kenan |
Serifi |
Dietikon |
Sabahat Krasniqi |
|
10 |
Leandra |
Ardian |
Brahimi |
Winterthur |
Elfete Hasi |
|
11 |
Leon |
Blerim |
Gjatani |
Winterthur |
Elfete Hasi |
|
12 |
Lina |
Muhamet |
Vitija |
Thalwil |
Drilona Maloku |
|
13 |
Marigona |
Shpejtim |
Hoxha |
Sennhof |
Elfete Hasi |
|
14 |
Olsa |
Enis |
Shala |
Wetzikon |
Naser Ulaj |
|
15 |
Rajana |
Arben |
Aljiji |
Zürich |
Naser Ulaj |
|
16 |
Rian |
Fati |
Ljatifi |
Bülach |
Aferdita Veliu |
|
17 |
Rinesa |
Mentor |
Hajdari |
Zürich |
Naser Ulaj |
|
18 |
Rinor |
Redjep |
Arifi |
Kloten |
Aferdita Veliu |
|
19 |
Yllza |
Sultanali |
Miftari |
Winterthur |
Elfete Hasi |
|
|
|
|
|
|
|