Bildungsdirektion Kanton Zürich-Volksschulamt Plani mësimor kornizë Informatë për prindër Fletëparaqitje për regjistrim MINISTRIA E ARSIMIT SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË SË KOSOVËS Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë



Donacionet & Anëtarsimi

MANIFESTIM MADHËSHTOR I ORGANIZUAR NGA LAPSH ,,NAIM FRASHËRI``PËR KANTONIN CYRIH, PËR NDER TË FESTAVE TË NËNTORIT


Për të nderuar festat e nëntorit dhe veprën e të gjithë heronjve tanë mision i yni i përbashkët fisnik dhe patriotik është ruajtja e identitetit, gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare.


Edhe pse ishte ditë e diele ne periferi të Cyrihut nëpër rrugët e lagjes së Glattbrugg-ut ta merrte mendja se je në Prishtinë apo Tiranë, të gjithë kishin marrë rrugë nga Restauranti Glatthof që të festojnë së bashku 28 nëntorin e shenjtë për kombin tonë.


Me nxënës, mësues, prindër dhe mysafirë ishte stërmbushur salla ku festohej dita e flamurit dhe pavarësia e Shqipërisë, në fytyrat e të gjithëve vëreheshin emocione dhe gëzim, nxënës të veshur me tesha kombëtare dhe kuq e zi, defiluan përmes publikut duke kënduar flamurit dhe Shqipërisë, duke ju bashkangjitur grupit tjetër të nxënësve që ishin rreshtuar në binë për të filluar me himnin e flamurit.


Pastaj ne skenë u paraqiten moderatorët mësueset Elfete Hasi dhe Remzije Shabani ku bënë paraqitjen e programit festiv.


Fillimisht ftuan kryetarin e LAPSH për kantonin Cyrih z. Naser Ulaj i cili i përshëndeti të pranishmit dhe veçanërisht i falënderoi për pjesëmarrje përfaqësuesit e të dy shteteve tona nga R. e Shqipërisë zv. Ambasadorin z. Marin Meksi dhe nga R. e Kosovës shefin e konsullatës në Cyrih z. Islam Spahiu.


Më pastaj z. Ulaj i bëri një vështrim historik ngjarjeve të cilat i lidh dita e flamurit si nëntori i Skënderbeut i Ismail Qemalit i UÇK-së të kurorëzuara me ditëlindjen e Adem Jasharit.


Më pas në fjalët e tij kryetari Ulaj potencoi: E ardhmja e një kombi është e lidhur ngushtë me edukimin, gjuhën dhe kulturën që marrin rinia jonë, sepse vetëm kështu shpirti i Naimit, Fishtës, Konicës e shumë patriotëve tanë që u flijuan për atdheun mund të flenë i qetë. Gjuhën shqipe e duam të gjithë se është gjuha e zemrës, gjuhën tjetër e mësojmë se është gjuha e bukës! Të ruash gjuhën tënde, të flasësh e të shkruash bukur, nuk është vetëm kulturë, por është një detyrim, është atdhedashuri, na duhen te dyja edhe gjuha e zemrës edhe gjuha e bukës, njëra na siguron jetesën e integrimin ne vendet ku jetojmë, ndërsa gjuha shqipe na mbanë gjallë shpirtin, qenien tonë shqiptare. Shkolla dhe familja janë vatrat ku mësohet dhe ruhet gjuha shqipe, prandaj thirrja jonë është mos hezitoni që fëmijët tuaj të ndjekin mësimin në shkollat shqipe sepse njohja e gjuhës amtare i jep përparësi të mësoj më drejt edhe gjuhën e huaj pra gjermanishten si gjuhë të dytë. Kjo është vërtetuar edhe nga ekspertet e fushës së arsimit nga Drejtoria e Arsimit e Kantonit Cyrih.


Programi i nxënësve të shkollave shqipe nga Kantoni Cyrih i përgatitur me përkushtim nga mësuesit e tyre ishte i pasur me recitale, vjersha, këngë dhe valle me motive atdhetare që i kushtoheshin festave të nëntorit. Prindërit e tyre dhe të pranishmit u ndanë të kënaqur me prezantimin e fëmijëve të tyre.


Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i LAPSH për Zvicër z. Nexhat Maloku i cili kërkoi nga nxënësit edhe prindërit të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat shqipe, e cila gjë mund të bëhet për dy minuta edhe përmes internetit.


I ftuar në këtë manifestim ishte edhe humoristi i njohur në Zvicër Bendrit Bajra i cili si ish nxënës i shkollës shqipe i gëzoi shumë nxënës me paraqitjen e tij ne skenë i cili tregoi disa ngjarje kur ishte nxënës i mësimit plotësues në gjuhën shqipe, dhe dha një porosi të qartë se shkolla shqipe është ajo që unë sot flas para jush në gjuhën tonë shqipe, u tha nxënësve që të vijojnë mësimin e gjuhës shqipes e mos e humbni gjuhën tonë të bukur. Në mbarim si shenj respekti ftoi mësuesin Naser Ulaj te i cili kishte vijuar mësimet para 8 viteve duke befasuar me një dhuratë me flamurin kombëtarë.


Programin e LAPSH e pasuroi me programin e saj të bukur edhe SHKA ,,RILINDJA’’ me valle të pasura nga thesari unë kombëtarë ku u prit me shumë duartrokitje nga të pranishmit.


Më në fund moderatorët mësueset Elfete Hasi dhe Remzije Shabani mbyllën programin me nxënës dhe ftuan në skenë këngëtarin Lirim Rracaj i cili argëtoi të pranishmit të cilët u bashkuan të gjithë në valle deri në orët e mbrëmjes.


Manifestimi u përcoll nga mediat Albinfo, Prointegra dhe RTK.


____________________

LAPSH për Kantonin e Cyrihut