Bildungsdirektion Kanton Zürich-Volksschulamt Plani mësimor kornizë Informatë për prindër Fletëparaqitje për regjistrim MINISTRIA E ARSIMIT SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË SË KOSOVËS Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë



Donacionet & Anëtarsimi

DIPLOMIMI I NXËNËSVE TË MËSIMIT PLOTËSUES TË LAPSH-SË

NË GJUHËN SHQIPE NË KANTONIN E CYRIHUT 



Rümlang, 03 korrik 2023



Foto reportazh nga mbarimi i vitit shkollor 2022/23 të LAPSH-it „Naim Frashëri“ për kantonin e Cyrihut/Zvicër




Shkrimi: Dashnim HEBIBI


Fotografitë: Lulzim Hasi


Puna e madhe që ka bërë LAPSH-i në Cyrih dhe në nivel Zvicre në përgjithësi, gjatë

këtyre 30 viteve dihet thuajse nga të gjithë mërgimtarët tanë, por edhe në atdheun tonë.

Nuk do të ndalem kësaj here për të përshkruar punën e shenjt që e kanë bërë mësuesit në kuadër të LAPSH-it, sepse do të duhej shumë e shumë për të shkruar apo edhe kemi shkruar e ku do

të ishte më së miri të kemi ndonjë monografi edhe atë të ndarë në pjesën një, dy e kështu me

radhë, ku po shpresoj, se do të bëhet së shpejti për kantonin e Cyrihut, pas një bashkëbisedimi që e patëm me të parin e shkollës plotësuese shqipe për këtë kanton, z. Naser Ulaj.


E thash këtë, sepse jemi mësuar të lexojmë nëpër qytete të ndryshme të Zvicrës, aktivitete të

organizuara nga LAPSH-i në Cyrih edhe atë manifestime me mbi 1.000 bashkatdhetarë të pranishëm. Janë zërat e fëmijëve tanë, që po rriten e edukohen në shtetin zviceran, por pa e harruar gjuhën e të parëve, duke i kënduar flamurit kombëtarë, gjuhës shqipe e dëshmorëve të kombit. Dihet, se nuk është e lehtë të jesh mësues në këto shkolla plotësuese shqipe, por falë shtetit zviceran, që i ka mundësuar të gjitha kushtet për mësim, lehtësohet angazhimi i mësuesve. Por, natyrisht, mësuesit, kanë dëshirë, që në klasat e tyre të shohin numër më të madh të nxënësve, sepse edhe atmosfera e mësimit do të ishte më ndryshe.


Pavarësisht kësaj, apo shkakut, shkolla plotësuese shqipe „Naim Frashëri“ në Zvicër, ka kontribuar

shumë, për ruajtjen e gjuhës shqipe brez pas brezi. Kjo punë e madhe e mësuesve është për të

përmendur dhe nderuar nga shtetet tona dhe për ti motivuar edhe më shumë mësuesit tanë

që me shumë mundi po kontribuojnë në gjeneratat e reja që po lindin e rriten në mërgKisha eshumë për të thënë në kuadër të këtij reportazhi për shkollën plotësuese shqipe „Naim Frashëri“ në Cyrih e në nivel Zvicre edhe atë duke e argumentuar me fakte, por e kam thënë edhe atë disa herë më herët nëpër shkrimet e mia, se mësuesit e kësaj shkolle duhet respektuar edhe më shumë, duhet nderuar pafundësisht si dhe duhet përkrahur për një punë të madhe me shumë sakrificë që e bëjnë. Të ndalemi në ngjarjen e shënuar të së shtunës, me 1 korrik, në diskotekën „Rinora 4“ në Rümlang të Cyrihut, u mbajt një manifestim festiv e shumë modest, për ndarjen e diplomave për nxënësit e shkollës plotësuese shqipe „Naim Frashëri“ për kantonin e Cyrihut. Ishin mbledhur prindër, nxënës, mësues duke bashkëbiseduar mes veti dhe duke e pritur që të filloj edhe ky manifestim.


Buzëqeshja dhe krenaria e fëmijëve nuk mungonte, ata mezi se pritnin që të marrin diplomën.


Ndërsa në sytë e kryetarit të LAPSH-it për Cyrih, z. Naser Ulaj, mësuesve dhe gjithë stafit, shihej një mallëngjim dhe një mburrje.


„Shkoi edhe ky vit shkollor i gjuhës shqipe në kuadër të LAPSH-it „Naim Frashëri“ për kantonin e Cyrihut. Nuk ishte edhe i lehtë. Kishte shumë punë si zakonisht edhe atë me përgjegjësi të madhe. Ju falënderoj që keni gjetur kohë për t`na nderuar. Falënderoj gjithë mësuesit, stafin, prindërit dhe të gjithë ata që na kanë ndihmuar, që ta kalojmë këtë vit me sukses. Ndërsa nxënësve, që tashmë e kanë përfunduar shkollën plotësuese shqipe e do të marrin edhe diploma, ju uroj suksese dhe gjitha të mirat. Sot, është një program modest, duam ti nderojmë nxënësit me diploma. Që të kenë dokument, se e kanë të kryer shkollën plotësuese shqipe. I duhet në të ardhmen.


Të gjithë prindërit na falënderojnë për punën që kemi bërë dhe për diplomën që u japim fëmijëve në përfundim të shkollës. Ka raste, që prindërit na kanë thënë, se kjo diplomë i ka ndihmuar edhe në punë fëmijëve, sepse shumë firma prestigjioze në Zvicër, duan punëtorë që e flasin mirë edhe gjuhën shqipe, sepse kanë klientelë shqiptare. Kemi punuar shumë si staf dhe nuk do të ndalemi kurrë për të mirën e gjuhës shqipe. I drejtohemi të gjithë prindërve shqiptarë që jetojnë e veprojnë në kantonin e Cyrihut, që ti dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën plotësuese shqipe „Naim Frashëri“.


Besojmë shumë, që në të ardhmen, do të kemi mbështetje më të madhe nga institucionet tona nga dy shtetet shqiptare, që shkolla plotësuese shqipe të jetë edhe më e suksesshme, duke e ditur, se numri i mërgimtarëve është shumë i madh në Cyrih e në gjithë Zvicrën. Profesionalizmi dhe vullneti jonë ishte dhe do të jetë të punojmë, por natyrisht, se me përkrahjen e të tjerëve, do të jemi edhe më të suksesshëm. E dijmë të gjithë, se çfarë rëndësie ka ruajtja e gjuhës shqipe. Nuk do të ndalem në këtë drejtim. Ju uroj të gjithë nxënësve suksese, prindërve një faleminderit nga zemra për mbështetjen që na kanë dhënë, të gjithë mësueseve, mësuesve dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar për shkollën plotësuese shqipe. Pushime të mbara e do të shihemi pas pushimeve verore”, këto dhe shumë fjalë të tjera na i tha, z. Naser Ulaj, kryetar i LAPSH-it “Naim Frashëri” për kantonin e Cyrihut i cili edhe pse fliste me ne, ai mundohej që ti përshëndes të gjithë që vinin dhe menjëherë, iu drejtua të gjithë prindërve, duke i folur dhe uruar mirëseardhje dhe modestia e tij shihej, kur edhe i servonte pije freskuese prindërve, mysafirëve edhe fëmijëve. Është parë dhe shihej modestia e tij që e ka në shpirt.


 Manifestimi filloi në orën 14.30 duke e hapur programin kryetari i LAPSH-it „Naim Frashëri“ në Cyrih, z. Naser Ulaj, me një përshëndetje të përzemër për të gjithë të pranishmit dhe duke i uruar suksese fëmijëve që do të marrin diplomat dhe duke falënderuar të gjithë stafin e tij, prindërve dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut për shkollën shqipe prej fillimit e deri më sot. Programi filloi me disa poezi nga nxënësit që ishin prezent e që nderoheshin me diploma, poezi për Adem Jasharin, gjuhën shqipe, mësueses dhe një recital ku u përfshin 27 nxënës që morën diploma.


Në këtë takim ishte edhe z. Nexhat Maloku, ish kryetar i LAPSH-it në nivel Zvicre me të cilin patëm rastin të bashkëbisedojmë edhe më hollësisht për gjendjen e shkollës plotësuese shqipe „Naim Frashëri“ në përgjithësi në Zvicër. Z. Maloku ndër të tjera tha: „Kemi punuar me shumë mundi me të gjithë mësuesit dhe prindërit e duke falënderuar pafundësisht edhe shtetin zviceran, që ta ruajmë gjuhën shqipe. Puna jonë ishte e madhe me shumë përkushtim edhe atë me përgjegjësi ua them. Kanë dalë gjenerata e gjenerata me diploma të shkollës plotësuese shqipe „Naim Frashëri“, ne presim edhe në të ardhmen, që të punojmë të gjithë edhe më shumë, që të kontribuojmë për gjuhën tonë shqipe“.


Z. Naser Ulaj, së bashku me stafin e tij, kishin vendosur, që t`më nderojnë me një respekt shumë të veçantë, „Anëtar nderi“ të shkollës plotësuese shqipe „Naim Frashëri“ për kantonin e Cyrihut për punën që kam bërë si gazetarë, redaktorë, editor dhe shpesh si moderator, me një fjalë përkrahës i shkollës plotësuese shqipe, por edhe si mësues për një kohë. Me që nuk pamë ndonjë pjesëtarë apo shkrues të ndonjë mediumi shqiptarë në këtë eveniment shumë të rëndësishëm, apo lirisht mundet të thuhet ndër më të rëndësishmit, sepse po ndahen diploma për nxënës që po kryejnë shkollën plotësuese shqipe, mu deshtë ti shkruaj disa fjalë, duke e kujtuar edhe profesionin tim shumë fisnik në gazetari profesionale. Larg modestisë sime, më duhet përshkrimi real me atë që pash, pa i ikur edhe emocioneve.


Menjëherë, pasi mu nda mirënjohja “Anëtar nderi” nga duart e një punëtori të madh të shkollës plotësuese shqipe z. Naser Ulaj, kryetar i LAPSH-it për kantonin Cyrih, para të pranishmëve, ndër të tjera i thash disa fjalë.


“Sa mund t’mêndohet dielli pa dritë, aq mund t’mêndohet komi pa gjuhë”. Eruditi Faik Konica botoi këtë fjalë në gazetën “Dielli” të Bostonit, më 1930. Përshëndetje i nderuar z. Naser Ulaj, kryetar i LAPSH-it për Cyrih, të respektuar mësues, nxënës të dashur, prindër, bashkëkombas të pranishëm i nderuar Përparim Avdili kryetar i Partisë Liberale për qarkun 9 të Cyrihut njëherit deputet në kuvendin komunal të Cyrihut si dhe z. Nexhat Maloku ish kryetar i LAPSH-it për Zvicër. Për besë, sot është një ditë e veçant, një eveniment shumë i rëndësishëm, sepse nxënësit e shkollës plotësuese shqipe po marin dëftesat e notave, diplomimi i tyre në shkollën plotësuese shqipe. Këto 27 shqiponja që kanë lindur në Zvicër do ta ruajnë gjuhën shqipe brez pas brezi. Urime! Puna e shenjt e mësuesit është pjesë e historisë, prandaj, z. Ulaj së bashku me mësuese e mësues, si dhe me gjithë stafin e LAPSH-it për Cyrih do të nderoheni për jetë për punën e madhe që e keni bërë e po e bëni. Nuk jam ndal e as që do të ndalem për shkollën plotësuese shqipe “Naim Frashëri”, njëherë si gazetarë, redaktorë, editor, moderatorë por edhe si mësues i shkollës plotësuese shqipe “Naim Frashëri” këtu në Zvicër. Ju falënderoj pafundësisht, për nderin që ma bëtë të jem anëtar nderi. Ku jam nderuar edhe me mirënjohje edhe atë edhe nga shkolla plotësuese shqipe “Naim Frashëri” në Cyrih, por edhe para disa viteve në nivel Zvicre. Mirënjohje, që do ti ruaj me shumë dashamirësi.


Ta ruajmë e ta mbështesim pa pardon LAPSH-in në Cyrih e gjithë Zvicrën sepse ishte e do të mbetet institucioni më i rëndësishëm që bashkon të gjithë shqiptarët pa dallim krahine, bindje fetare apo politike.


Kushdo që është munduar nëse ka diku, apo mundohet të pengoj këtë punë të madhe që ka bërë e po bënë LAPSH-i në gjithë Zvicrën, me dashje apo me qëllime të caktuara është në rrugën e gabuar. Zoti ju bekoftë e të punojmë të gjithë edhe më shumë që ta ruajmë gjuhën tonë sa të ëmbël e të veçant. Të gëzon fakti, që sot ditë e shtune, në njërën nga diskotekat më të njohura tek ne shqiptarët në Zvicër, “ Rinora 4”, ku me mijëra e mijëra mbrëmje rinore janë organizuar, duke u kënduar kënga shqipe, duke vallëzuar shqip, ka hapur dyert për shkollën shqipe edhe atë për shumë herë. Respekt për pronarët e diskotekës, njëherit bamirësit, miqtë e mi, Habibi, Flamuri e Shabani. Falënderojmë për shumë herë edhe atë për jetë, shtetin zviceran, atdheun e dytë të shqiptarëve, që na ka mundësuar që ta ruajmë e mësojmë gjuhën tonë. Urime! Pushime të mbara të nderuar të pranishëm në atdhe, meqë, po afrohen edhe pushimet verore. Isha e do të jem afër jush, sepse na bashkon qëllimi, të ruajmë gjuhën tonë, traditën dhe kulturën shqiptare.


Z. Ulaj, lexoi edhe një telegram përshëndetës të Konsullit të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Sami Kastrati, ku ndër të tjera kishte shkruar:”

“Me gjithë dëshirën dhe vullnetin, që të jem së bashku me Ju dhe të gjithë nxënësit që të festojmë në ceremoninë e diplomimit, nuk do të kem mundësi që të jem i pranishëm, meqë ndodhem në pushim vjetor. 

Unë do të isha i lumtur që t’ju mirëpres në Konsullatë Juve dhe të gjithë nxënësit e diplomuar nga dita e martë e javës që po vjen, në një kohë që ju përshtatet të gjithë Juve 

Ju lutem, dërgoni në emrin tim urimet më të sinqerta të gjithë të diplomuarve dhe një falënderim të veçantë të gjithë prindërve. Me shumë respekt, Sami Kastrati. Duhet përmendur, se z. Kastrati, thuajse në çdo takim të organizuar nga LAPSH-i ka marr pjesë duke vlerësuar edhe punën e madhe që po bëhet, për të mësuar e ruajtur gjuhën shqipe.


Mësuesja, zonja Remzije Shabani, ku edhe e moderoi këtë manifestim festiv, filloi edhe duke i përmendur emrat e nxënësve që do të marrin diploma dhe të mësueseve e mësuesve të tyre. Çdo nxënës, pasi merrte diplomën nga duart e kryetarit të LAPSH-it për kantonin Cyrih, z. Naser Ulaj, merrte edhe një lule si dhe i bëhej foto nga z. Lulzim Hasi që u përkujdes edhe kësaj here me foto e duke regjistruar edhe me kamerë këtë ngjarje të veçant.


Mu për këtë morëm edhe një prononcim nga z. Përparim Sabriu, një veprimtar i dalluar i kauzës sonë kombëtare nga rrethina e Strugës, që jeton dhe vepron në Bylah të Cyrihut, ku është edhe prind i nxënëses Hana Sabriu 14 vjeçe, që sot diplomoi në shkollën plotësuese shqipe “Naim Frashëri” në Cyrih i cili ndër të tjera na tha:


“Përgëzoj punën e madhe që ka bërë z. Naser Ulaj, kryetar i LAPSH-it për Cyrih njëherit edhe mësues, pastaj mësuesen e vajzës sime, zonjën Aferdita Veliu dhe gjithë stafin e mësuesve, se vërtet kanë punuar shumë. Kam marrë pjesë në çdo manifestim që kanë organizuar dhe nuk është e lehtë të bëhet e gjithë ajo punë e madhe. Sinqerisht, duhet ti përkrahim edhe më shumë gjithë stafin e

LAPSH-it, sepse kontributi i tyre për të ruajtur gjuhën shqipe është i veçant. Jam edhe me emocione dhe shumë i lumtur, që vajza ime Hana e ka edhe diplomën e mbarimit të shkollës plotësuese shqipe në Zvicër me vulë të LAPSH-it. Vajza ime thuajse në çdo program që ka mbajt LAPSH-i për Cyrih është angazhuar me poezi por edhe duke luajtur me violinë. Shumë suksese edhe në të ardhmen dhe iu kisha drejtuar të gjithë prindërve, ti dërgojnë fëmijët në shkollën plotësuese shqipe”.


Ndërsa, nxënësja Hana Sabriu që mori diplomën e shkollës plotësuese shqipe na tha: “ Shumë e lumtur jam. Nuk di se si ta përshkruaj gëzimin tim. Falënderoj prindërit e mi shumë, që më kanë dhënë mundësi të mësoj në shkollën plotësuese shqipe. Faleminderit mësueses sime, gjithë shoqeve e shokëve dhe mësuesve të tjerë. Kemi kaluar shumë mirë dhe nuk do ti harroj kurrë. Kam mësuar shumë dhe jam krenare që edhe pse e lindur e rritur në Zvicër mbi të gjitha jam shqiptare dhe gjuhën e të parëve nuk do ta harroj. Do ta trashëgojmë brez pas brezi, sepse këtë e kam të mësuar edhe nga gjyshërit e prindërit e mi. Mësuesja dhe mësuesit me shumë shpirt na kanë mësuar.

U jam falënderues pafundësisht. Nëse më lejohet, do t`ju kisha drejtuar të gjithë fëmijëve të tjerë, të gjejnë mundësi e të shkojnë në shkollën shqipe. Vërtet do të mësoni shumë”.


Në përfundim z. Naser Ulaj, kryetar i LAPSH-it për Cyrih, mbylli ceremoninë, uroi, edhe një herë, mësuesit dhe gjithë stafin, si dhe fëmijët për përfundimin me sukses të vitit shkollor, si dhe ftoi ata së bashku me të rriturit për të bërë një foto kujtimi. Në fund të këtij reportazhi, që kish dashur të shkruaj edhe më gjatë, por duke e kuptuar edhe kohën e lexuesve, do ta përfundoj me këto fjalë. Sikur ta lëmë një plagë në trupin tonë pa mjekim, çka do të bëhej?

Prandaj, plaga e madhe e kombit është që nëse nuk do të angazhohemi të gjithë për të mirën e shkollës plotësuese shqipe “Naim Frashëri” dhe jo vetëm të rrijmë nga këndi i kritikave jo profesionale dhe të inateve personale. Ruajtja e gjuhës shqipe në mërgim është sfidë e madhe dhe e vërtet.


Fatkeqësi është që të mos bashkëpunojmë në këto gjëra serioze dhe ataku i shoqërisë është edhe atëherë, që këto gjëra shumë të ndjeshme e serioze nuk merren seriozisht. Shpresojmë shumë dhe duke e pa angazhimin me shumë sakrificë të z. Naser Ulaj dhe stafit të tij, shkolla plotësuese shqipe “Naim Frashëri” do të jetë edhe më e suksesshme. Duke ia dëshiruar më të mirën dhe duke ia afruar edhe në të ardhmen bashkëpunimin, të gjithë së bashku e duke e falënderuar për jetë shtetin zviceran, gjuha shqipe do të jehoj brez pas brezi. Z. Ulaj së bashku me stafin tuaj, urime, ju jeni ata që meritoni mirënjohje për punën e shenjt që po e bëni, ruajtjen e gjuhës shqipe. Jeto shkollë plotësuese shqipe “Naim Frashëri”!  Gjithë atë që deshta ta them e ka thënë, Naim Frashëri, rilindas i përjetshëm, përfaqësues i shquar i lëvizjes kombëtare

NR.

EMRI

EMRI I PRINDËRIT

MBIEMRI

VENDI / SHKOLLA

MËSUSESI/JA



1

Adisa

Bekim

Munishi

Kloten

Aferdita Veliu

2

Ajmane

Halim

Hajdari

Winterthur - Wülflingen

Elfete Hasi

3

Ariana

Enver

Hoxhaj

Winterthur - Wülflingen

Elfete Hasi

4

Arneta

Halit

Shala

Dübendorf

Naser Ulaj

5

Blend

Besim

Svarça

Kloten

Aferdita Veliu

6

Dardan

Selajdin

Sejdiu

Bülach

Aferdita Veliu

7

Diana

Shpejtim

Hoxha

Sennhof

Elfete Hasi

8

Dijona

Florim

Lika

Kloten

Aferdita Veliu

9

Drilon

Besnik

Beqiri

Zürich

Naser Ulaj

10

Eda

Fidaim

Saiti

Winterthur - Töss

Elfete Hasi

11

Elson

Bajram

Bytyqi

Winterthur-Mattenbach

Elfete Hasi

12

Erona

Qenan

Serifi

Dietikon

Sabahat Krasniqi

13

Erza

Jeton

Sylaj

Wallisellen

Aferdita Veliu

14

Fatjana

Samir

Susuri

Bülach

Aferdita Veliu

15

Fleta

Faton

Shabani

Kloten

Aferdita Veliu

16

Florian

Abidin

Bajrami

Dietikon

Sabahat Krasniqi

17

Hana

Përparim

Sabriu

Bülach

Aferdita Veliu

18

Liza

Hajredin

Kuçi

Wallisellen

Aferdita Veliu

19

Lorik

Hysen

Voci

Kloten

Aferdita Veliu

20

Mal

Regjep

Krasniqi

Dietikon

Sabahat Krasniqi

21

Mirlind

Bekri

Tërnava

Wetzikon

Naser Ulaj

22

Rina

Astrit

Shala

Wallisellen

Aferdita Veliu

23

Shkurte

Rexhep

Arifi

Wallisellen

Aferdita Veliu

24

Viola

Jakup

Shabani

Zürich

Naser Ulaj

25

Xheneta

Shpëtim

Demiri

Kloten

Aferdita Veliu

26

Xheneta

Besnik

Jakupi

Zürich

Naser Ulaj

27

Yll

Faton

Budeci

Dietikon

Sabahat Krasniqi